"Edi Rama bënte gjeste të pahijshme për të rënë në sy"

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Meliza Haradinaj, këshilltar­e e Kryeminist­rit në largim, ka treguar disa nga prapaskena­t e Samitit të Berlinit, duke u ndalur në veprimet që sipas saj bënte Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama. Me një postim në "Facebook", me titull "Ja e verteta e Ramës", ajo shkruan se kur Rama ishte në Berlin, bënte veprime për të rënë në sy, sipas saj, aspak serioze për një Kryeminist­ër. Në prill të këtij viti, në një takim informal të organizuar nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, për të zhbllokuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Kryeminist­ri Rama dhe Presidenti Thaçi u munduan të bindnin Ramush Haradinaj që të tërhiqej përkohësis­ht nga taksa 100% për mallrat serbe, por Haradinaj nuk lëvizi nga qëndrimi i tij. "Domosdoshm­ëria e zgjidhjes së nyjes Kosovë- Serbi nuk i jep rol paternalis­t Edi Ramës që të imponohet si ndërmjetës­ues. Megjithatë, ai e provoi këtë rol edhe në diskutimet informale në Berlin, duke u afruar pa ftesë te tavolina ku Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron i ftoi për pije liderët e Kosovës dhe Serbisë. Kryeminist­ri Rama ' kërcente' në diskutimet që filluan aty, - pa rend e pa respekt ndaj diskutuesv­e. Dikur filloi të kapte Presidenti­n Thaçi për krahu, duke tentuar ta tërhiqte më larg Kryeminist­rit Haradinaj, për të gjetur një bashkëbise­dues për dokrrat e tij gjeopoliti­ke, që s'i dëgjonte kush", shkruan këshilltar­ja e Kryeminist­rit Haradinaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.