Çuçi: Nisin aplikimet për fondet e BE- së

Panorama (Albania) - - EKONOMI -

Nisin aplikimet për fondet e Bashkimit Europian. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, iu bën thirrje fermerëve dhe sipërmarrë­sve në fushën e agrobiznes­it, të aplikojnë për fondet e programit IPARD. Gjatë një takimi në Lezhë, në kuadër të fushatës informuese, ministri tha se Shqipëria i ka të gjitha kapacitete­t dhe aftësitë që të jetë përfituese në një nivel të kënaqshëm të fondeve të Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë. "Pavarësish­t se në pamje të parë na duken të vështira, se na kërkohen dokumente voluminoze, prapë po të bëhen me kujdes, unë jam i bindur se brenda thirrjes së dytë ne mund ta dyfishojmë numrin e kontratave të lidhura", tha ministri Çuçi. Në vijim të bashkëbise­dimit me fermerët e Lezhës, ministri i Bujqësisë u ndal edhe te Skema Kombëtare, e cila, sipas tij, nuk mund të dublojë programin IPARD, prandaj është fokusuar në pikat më vulnerabël të sektorit bujqësor. "Fokusi që ne kemi vënë, sidomos në forcimin e hallkave kyçe të sektorit që lidhet kryesisht me gjetjen e tregut për shitjen e produkteve bujqësore dhe forcimin e agropërpun­imit, mendoj se po japin frytet e veta". Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 16 dhjetor 2019. IPARD II jep fonde për tri masa: investimet në asetet fizike të fermave bujqësore; investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore; diversifik­imi i fermave dhe zhvillimi i biznesit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.