IRANI DHE RUSIA DËNOJNË VENDIMIN E SHBA

Panorama (Albania) - - BOTA -

Irani dhe Rusia e kanë dënuar vendimin e Presidenti­t Donald Trump për të mbajtur një prani ushtarake pranë fushave të naftës në verilindje të Sirisë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se shfrytëzim­i i këtyre resurseve do të ishte ilegal. Trump tha të dielën se “Exxon Mobil Corp” apo një kompani tjetër amerikane duhet të merren me puset në Siri. Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, qeshi me qëndrimin e Trump. Në një konferencë në Gjenevë me Lavrov dhe ministrin turk, Mevlut Cavusoglu, ai tha: “Epo, me sa duket, SHBA po qëndron të mbrojë naftën. Dhe të paktën Presidenti Trump është i ndershëm kur thotë se çfarë ka në plan të bëjë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.