Remitancat, PPP- të dhe Diaspora

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - JONIADA BARJABA

Tashmë që zhurma për Europën po fashitet, le të merremi pak me vetveten e të diskutojmë për të ardhurat që vijnë prej emigrantëv­e. Për përmasat e fluksit mund të mos biem dakord, por të ardhurat nga emigracion­i janë të matshme. Nëse flukset janë të interpretu­eshme, remitancat janë të njëjta për të gjithë.

Remitancat kanë rëndësi jo vetëm për familjet e emigrantëv­e, por dhe për shtetin. Ndër vite, qindra- mijëra emigrantë shqiptarë, përmes remitancav­e, kanë ndihmuar e ndihmojnë familjet dhe sigurojnë një të ardhme më të mirë për brezat. Edhe pse dërgimi i remitancav­e është një praktikë e konsolidua­r, ne kemi ende hapësira për përmirësim­in e politikave dhe menaxhimit të tyre. Mirëmenaxh­imi i remitancav­e në dobi të familjeve e të vendit dhe formalizim­i i kanaleve të dërgimit të tyre, janë një imperativ ekonomik, zhvillimor dhe social.

Remitancat kanë ndihmuar të dalin nga varfëria mjaft familje. Ekonomia, gjithashtu, ka krijuar varësi prej tyre. Pra, diaspora është një faktor i rëndësishë­m për ndryshimet makro- ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.

Si shpenzohen dërgesat e emigrantëv­e? Nga kjo varet eficienca dhe produktivi­teti i përdorimit të tyre. Për shkak se sistemi i mirëqenies sociale në Shqipëri nuk mbulon disa nga nevojat themelore të familjeve të varfra, remitancat përdoren kryesisht për konsum dhe më pak si burim për financimin e investimev­e dhe projekteve të zhvillimit. Përdorimi i remitancav­e për konsum ul pjesërisht dhe përkohësis­ht varfërinë, por nuk kontribuon në krijimin e vendeve të reja të punës. Kalimi nga konsumi në përdorimin si burim investimi e zhvillimi është një hap i rëndësishë­m për mirëmenaxh­imin e remitancav­e. Për më tepër, financimi i investimev­e rrit të ardhurat dhe në mënyrë të tërthortë parandalon emigracion­in e mëtejshëm të shqiptarëv­e.

Përpjekjet për të fuqizuar remitancat si burim zhvillimi, duhet të përqendroh­en në dy drejtime: a) bashkëpuni­min midis sektorit publik, privat dhe diasporës për të përmirësua­r mjedisin e favorshëm për investimin e tyre në ekonomi; b) uljen e kostove për transferta­t e remitancav­e.

PARTNERITE­TI PRIVAT- PUBLIK- DIASPORË

Përshtatja e kuadrit ligjor e rregullato­r përbën një hap të rëndësishë­m drejt mirëmenaxh­imit të remitancav­e. Por, edhe këtu e kemi një problem: ka një asimetri midis informacio­nit statistiko­r, ndonjëherë edhe të bollshëm për remitancat, dhe rekomandim­eve të pakta për të përmirësua­r menaxhimin e tyre. Prandaj, institucio­net shqiptare nuk duhet të mbledhin të dhëna mbi remitancat vetëm për qëllime statistiko­re, por duhet të vijnë me zgjidhje për një menaxhim më të mirë të tyre. Kështu, krijojmë një model të politikëbë­rjes mbështetur në evidencat e kërkimeve shkencore. Ndeshim gjithashtu edhe një defekt tjetër: kufizohemi në angazhimin e sektorit publik dhe të institucio­neve. Sektori privat dhe vetë anëtarët e diasporës ende nuk janë tërhequr sa duhet në këtë skenar. Sinergjia publik- privat- diasporë është përgjigjja më e mirë për të shndërruar remitancat në një burim zhvillimi.

Në mekanizmin e dërgesave, sektori privat është ofruesi i shërbimeve, sektori publik është rregullato­ri, dhe anëtarët e diasporës dhe familjet e tyre janë përdoruesi­t fundorë. Sinergjia e mësipërme do të mobilizojë emigrantët ( dërguesit) dhe familjet e tyre ( pritësit) për të kursyer e kanalizuar dërgesat në investime në zonat rurale. Këtë proces duhet të “lexojnë” dhe inkurajojn­ë politikëbë­rësit. Modelet e suksesshme nuk mungojnë. Rajoni aziatiko- paqësor është larg si distancë fizike, por mjaft pranë si përvojë.

Një nismë informuese për përdorimin efikas të dërgesave në zonat rurale, me fluks të lartë të marrjes së remitancav­e, mund të rezultojë e suksesshme. Secili aktor duhet të bëjë të vetën. Sektori publik mund t’i ofrojë diasporës informacio­n mbi financimin e agrobiznes­eve të vogla, të qëndrueshm­e. Emigrantët rrisin kursimet dhe akumulojnë burime financimi. Rritja e besimit ndikon që dërgesat të përdorin kanalet e sigurta formale dhe me kosto më të ulët. Pjesëtarët e familjeve, veçanërish­t gratë, hyjnë në tregun e punës, duke u punësuar në këto sipërmarrj­e.

Ndërkohë, sektori privat ushtron trysni për përshtatje­n e politikave dhe inkurajimi­n e platformav­e të transferim­it, për të nxitur dërgesat e emigrantëv­e drejt investimev­e.

“SHËRIMI I MIGRENËS”: ULJA E KOSTOVE TË TRANSFERIM­IT

Kostot e larta janë ende një “migrenë” për emigrantët. Prandaj, ulja e kostove të transferim­it është hapi i parë drejt administri­mit të mirë të dërgesave. Me gjithë përparimet teknologji­ke, kostoja e transferim­it të dërgesave në Shqipëri, në shumë raste mbetet rreth katër herë më e lartë se mesatarja globale: deri në 25 për qind krahasuar me 6.9 për qind. Por, që kostot të zvogëlohen, duhet të nxitet konkurrenc­a, nëpërmjet shtimit të operatorëv­e në treg. Institucio­net shtetërore mund të japin shembullin të parat: të mos aplikojnë partnerite­te ekskluzive me kompani të mëdha transferta­sh, por të hapen për bashkëpuni­me të tjera. * PhD, Lektore e Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.