Panorama (Albania)

Atentati ndaj prokurorit, shoqërohet për t’u pyetur kunati i Lulzim Berishës

Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe që i shpëtuan një atentati në qershor, dëshmuan si persona që kanë dijeni, por u lanë të lirë

- DURRES

Qyteti i Durrësit, prej 24 orësh, është nën kontrollin e forcave speciale dhe RENEA, të cilat po ndihmojnë Policinë lokale në aksionet e shoqërimit të personave të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja dhe mikut të tij Aleksandër Laho ( Pëllumb Muharremi).

Prokurori Anton Martini, Donika Prela dhe Besim Hadarmataj kanë urdhëruar shoqërimin e të gjithë personave që mund të ndihmojnë ose kanë dijeni në lidhje me atentatin që iu bë pasditen e së premtes prokurorit Arian Ndoja, që ishte i shoqëruar në makinë nga dy personat e tjerë: shoferi Andi Maloku dhe Aleksandër Lahon. Mes të shoqëruarv­e mësohet se janë edhe Plaurent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës dhe Julian Meçe, të cilët u plagosën në atentatin e organizuar ndaj tyre në qershor të këtij viti, thuajse në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja të premten.

SHOQERIMET Policia e Durrësit, e mbështetur nga forcat speciale RENEA, kanë shoqëruar në ambientet e Komisariat­it mbi 70 persona, të cilët, pasi u është marrë dëshmia, janë lënë të lirë. Mësohet se mes të shoqëruarv­e ka persona që mund të kenë dijeni mbi motivin e ngjarjes, të dyshuar, dëshmitarë dhe miq të personave, të cilët mbetën të plagosur. Burime nga Policia e Durrësit thanë për gazetën se mes të shoqëruarv­e ka edhe persona me precedentë, si dhe ish- anëtarë dhe drejtues së të ashtuquajt­urës “Banda e Durrësit”. “Kemi shoqëruar një numër shumë të madh personash. Mes tyre, dëshmitarë, të dyshuar, si dhe miq e të njohur të Ndojës dhe Lahos. Kemi shoqëruar një pjesë të mirë të personave me precedentë kriminalë nga Durrësi, Sukthi dhe Shijaku. Gjithashtu, janë shoqëruar Plaurent Dervishaj dhe Juljan Meçe, të cilët janë marrë në pyetje dhe janë lënë të lirë, sikurse edhe pjesa tjetër e të shoqëruarv­e”, thanë dje burime nga Policia e Durrësit.

NGJARJA Prokurori i Durrësit, Arian Ndoja, një ish- polic dhe “i forti” i Shijakut, mbetën të plagosur rëndë në një atentat, objektiv i të cilit mund të kenë qenë të tre, pasditen e së premtes. Megjithatë, dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se shënjestër e atentatit të dy ditëve më parë ka qenë prokurori i Durrësit, Arian Ndoja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16: 30 te Mbikalimi i Shkozetit. Makina tip “Mercedes Benz GLK”, me targa AA 333 ZD, në pronësi të shtetasit Fadil Çalliku, që përdorej nga Arian Ndoja, është qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Ndoja dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me të në mjet, Andi Maloku, shoferi i prokurorit dhe miku i tij Aleksandër Laho ( Landi Muharremi, person me precedentë të mëparshëm penalë). Të tre personat po udhëtonin në autostradë nga Durrësi në drejtim të Sukthit. Në afërsi të Mbikalimit të Shkozetit, mjeti me të cilin udhëtonin, është qëlluar me armë zjarri nga disa persona, të cilët po lëviznin paralel me ta në të njëjtin sens. Pas breshërisë së tetë plumbave, makina ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportu­ar nga kalimtarë të rastit me makinë private. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqen disa persona që i afrohen makinës ku ndodheshin të plagosurit dhe i nxjerrin nga aty. Më pas, me një tjetër automjet që e kishin afruar pranë vendngjarj­es, i transporto­jnë drejt Spitalit të Durrësit.

TE PLAGOSURIT Në gjendje më të rëndë shëndetëso­re, edhe pse gjatë gjithë kohës ka komunikuar me mjekët, mësohet se ka qenë 30- vjeçari Andi Maloku, i cili ka qenë në timon. Ai ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa prokurori Arian Ndoja dhe Landi Muharremi, që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho, po marrin trajtim në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Burimet thanë se 48- vjeçari Landi Muharremi është me precedentë penalë, i përfshirë në 2016- ën në rrahjen e një biznesmeni libanez, i cili do të investonte përmes ndërtimit të një kompleksi në Gjirin e Lalzit, tokë mbi të cilën Muharremi pretendont­e pronësinë. “Ne aksin rrugor Durrës- Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16: 30, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A. L., 48 vjeç, A. N., 44 vjeç dhe A. M., 30 vjeç”, njoftoi zyrtarisht Policia e Durrësit.

 ??  ?? Plaurent Dervishaj
Plaurent Dervishaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania