Panorama (Albania)

Zbardhet ligji i ri, kontroll teknik për shtëpitë e pallatet e ndërtuara para 1970

KATEGORITE E NDERTIMEVE QE PREKEN. SI DO VERIFIKOHE­N GODINAT 50- VJEÇARE

-

Të gjitha objektet e ndërtuara para vitit 1970 do t’u nënshtrohe­n kontrollit teknik.

Qeveria ka ndërmarrë nismën “Për disa ndryshime në ligjin ‘ Për kontrollin dhe disiplinim­in e punimeve të ndërtimit’”, në të cilin parashikoh­et që të inspektohe­t objektet mbi 50- vjeçare. Veç pallateve, kontroll do të kryhet edhe mbi vilat si edhe kinematë, teatrot, stadiumet dhe marketet. “Të gjitha objektet, të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, i nënshtrohe­n procesit të auditimit teknik. Rregullat për mënyrën se si do të zbatohet auditimi dhe cilat do të jenë subjektet që do ta kryejnë atë përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në nenin 4 të draftit i cili ka kaluar në kuvend për diskutim.

NISMA Tërmetet e dy muajve të fundit janë alibia e qeverisë për këtë nismë. “Ky projektlig­j iniciohet në kuadër të situatës emergjente të krijuar nga dëmtimet që ka shkaktuar tërmeti i fuqishëm i datës 21 shtator 2019 në disa qytete të vendit, kohës së pamjaftues­hme për rregullime­t ligjore sipas procesit legjislati­v dhe nevojës së menjëhersh­me për ndërtimin e riparimin e ndërtesave të dëmtuara”, thuhet që në nisje të relacionit që shoqëron draftin. Vetëm në kryeqytet, pallatet e ndërtuara para viteve ’ 70 janë ato rreth stadiumit Dinamo, Shallvaret, pallatet e aviatorëve dhe pallatet Agimi. Nisur nga vendndodhj­a e këtyre objekteve, të cilat përgjithës­isht janë në zona të lakmuara, atëherë nuk është e vështirë të mendohet se pas këtij ligji të ri qëllimet shkojnë përtej mbrojtjes nga fenomenet natyre, siç janë tërmetet.

KONTROLLI Identifiki­mi i objekteve të ndërtuara para vitit ’ 70 do të pasohet nga auditi teknik. Që do të thotë se një grup ekspertësh do të paraqiten për të kontrollua­r sigurinë teknike të pallatit apo shtëpisë. Në momentin që konstatohe­t se ky objekt nuk është i sigurt apo që rrezikohet, atëherë do të kërkohet nga banorët që të gjejnë një zgjidhje tjetër strehimi. OBJEKTET E TJERA Por krahas pallateve dhe vilave, kontrollit nuk do t’u shpëtojnë as objektet e tjera publike siç janë kinematë, teatrot, stadiumet dhe marketet. “Oponenca teknike për projektet e ndërtimit të objekteve do të kryhet nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuar­a nga ministria, që mbulon veprimtari­në e ndërtimeve, për të gjitha: ndërtimet publike; ndërtimet jopublike, me vlerë të preventuar, së paku, 100 milionë lekë dhe objektet me akses publik. Me “objekte me akses publik”, sipas këtij neni, do të kuptohen të gjitha objektet, ku, pavarësish­t statusit të pronësisë së tyre, qytetarët kanë akses të lirë hyrjeje, si: kinema, teatro, stadiume, markete, etj.”, thuhet më tej në ligj. Këto ndryshime i japin dorë të lirë qeverisë, që në çdo rast, duke u justifikua­r me mossigurin­ë e objektit, të ndërhyjë duke e shembur atë.

50

VJEÇARE është pragu për kontrollin teknik të objekteve. Kjo do të thotë që të gjitha objektet e ndërtuara para vitit 1970 do t’u nënshtrohe­n auditit teknik

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e ligjit të ri të Qeverisë
Faksimile e ligjit të ri të Qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania