Panorama (Albania)

Debati për bastet, Nano tregon pse dështoi mbyllja, Nazarko: Rama s’ka gabuar aty

“Kemi të njëjtën industri të bastit e bixhozit, që funksionon në mënyrë ilegale, që nuk paguan taksa”

- Mustafa Nano Shpëtim Nazarko

A mundet shteti të “orientojë” paratë e individëve? A ishte e drejtë mbyllja e pikave të basteve e lojërave të fatit? Kjo çështje ka vënë përballë dy analistë të njohur shqiptarë. Edhe pse mund të konsideroh­ej si një çështje e “mbyllur”, analisti Mustafa Nano rihap debatin mbi qendrat e basteve. Sipas Nanos, mbyllja e pikave të basteve, përbën një veprim të gabuar të Kryeminist­rit Edi Rama, të cilin ai duhet ta rishohë. Në “monologun” e tij në emisionin “Provokacij­a”, në ekranin e televizion­it “ABC News”, Nano është shprehur se ky vendim është padrejtë, pasi shteti nuk mund të bëjë rolin e “policit moral”, i gabuar, pasi mbylli një industri, ku punësohesh­in 50 mijë njerëz dhe i pamundur, pasi bastet vazhdojnë të hidhen, por tanimë në forma ilegale. Këtij monologu të Nanos i është përgjigjur analisti Shpëtim Nazarko përmes portalit të tij “Konica. al”, i cili ndër të tjera e konsideron Ramën si Kryeminist­rin më të mirë të 30 viteve të fundit. Sipas tij “individi, sado i ndershëm të jetë, kur i fiton ( paratë), i ka vetëm në përdorim”, çka lë të kuptosh se është shteti ai që duhet “orientojë” paratë e qytetarëve. Por sipas Nazarkos, gabimi i Ramës qëndron gjetkë; qëndron në rikthimin pushtetit të “oligarkëve të vjetër të Berishës”.

Përpara disa kohësh, kur morën vendimin për të ndalur industrinë e basteve në Shqipëri, pati një lloj entuziazmi, që ndoshta vazhdon akoma. Unë e kam treguar se kam qenë kundër këtij vendimi. Unë e di që qëndrimi im është kontrovers dhe i diskutuesh­ëm, por vazhdoj t’i qëndroj atij mendimi që kam pasur. Vazhdoj t’i qëndroj edhe ca më shumë idesë që ai vendim ishte i padrejtë, i gabuar dhe i pamundur për t’u vënë në jetë dhe për t’u zbatuar.

I padrejtë – Se mendoj që shteti nuk ka të asnjë të drejtë të marrë rolin e gardianit moral, policit moral. Shteti nuk e ka këtë të drejtë, janë njerëzit vetë, që janë përgjegjës për jetët e tyre dhe vendimet që marrin. Shteti mund të ndërmarrë fushata sensibiliz­uese, të demonizojë aktivitete humane, por nuk ka të drejtë që t’i ndalojë këto gjëra. Kjo është në parim në princip për të gjithë ata që besojnë te principet liberale.

I gabuar – Se në atë moment ishte një industri e caktuar, që ishin të punësuar me mijëra vetë mbi 50 mijë vetë, që paguanin taksa e sigurime shoqërore dhe që atëherë ne kemi mijëra të rinj, që janë ende rrugëve, nëse nuk kanë marrë rrugë të tjera apo azil politik në Francë, në Francën e Makronit. U zhbë një lloj industrie e caktuar, pa menduar impaktin ekonomik, që do kishte ai vendim.

I pamundur për t’u zbatuar – Është provuar se bastet vazhdojnë dhe sot e kësaj dite, nuk mund të ndodhte ndryshe, se aktivitete të tilla nuk bllokohen me mjete policore. Kemi të njëjtën industri të bastit e bixhozit, që funksionon në mënyrë ilegale. Kjo industri nuk paguan taksa e nuk ka të punësuar njerëz, vetëm se ka të njëjtën sasi parash që qarkullon në funksion të saj.

Unë mendoj se Kryeminist­ri Rama duhet ta rishikojë këtë vendim. Ka pasur nevojë për disiplinim të kësaj industrie, por mendoj që duhet lënë të funksionoj­ë normalisht, gjithmonë duke e disiplinua­r. unë shpresoj që shumë shpejt bastet të rikthehen, por në mënyrë të disiplinua­r.

GABIM MBYLLJA E BASTEVE, NANO: SHTETI NUK ËSHTË GARDIAN MORAL

MUSTAFA NANO

EH, MUÇI! RAMA, NUK KA GABUAR ATY KU MENDON TI…

… E lexova me nge shkrimin dhe argumentet që jepje, për gabimin që ka bërë Rama në lidhje me ndalimin e basteve. Duke dashur të të jap të drejtë, m’u kujtua, dhe kjo po më ndodh shpesh këto kohët e fundit, thënia e një nëpunësi amerikan, që punoi, a punon ende te ne, këto kohë. Ai e krahasonte Shqipërinë me Amerikën e viteve ’ 20, të shekullit të kaluar. Ka të drejtë mendoj dhe po e lidh gjykimin tënd, me të tijin.

Në periudhën e njohur si të “prohibicio­nit” apo të ndalimit të alkoolit, pasojat në Amerikë, u ndjenë shumë. Nga krijimi i bandave të Al Kapones me shokë, deri te krimi që zuri deri dhe majat e institucio­neve. Amerika e ndaloi fillimisht dhe pastaj e la të lirë alkoolin, dëmi i të cilit mund të thuhej se është pothuajse ai i të njëjtës madhësi me bastet. Po bashkë me ndalimin, Amerika shtypi me dorë të hekurt edhe kriminelët. Te filmat e mrekullues­hëm, “Na ishte njëherë Amerika” apo “Kumbari”, mund të shohësh dhe pasojat e kësaj strategjie të shtetit, që duket sikur të japin të drejtë në arsyetimin tënd mbi bastet… Ustallarët e alkoolit, futën nëpërmjet shpërndarj­es hera- herës me kredi apo falas, me mijëra familje dhe dyqane të vogla, në punë. Por më pas, qeveria, nëpërmjet luftës së egër, i rrënoi bashkë me të zotët që i ndihmuan. Pra, thjesht i falimentoi. Ta bënte, thua? Në Shqipëri, arsyetimin tënd, në formë analoge e kam dëgjuar kur filloi loja mbi kioskat e viteve 1990- 2000, që mbuluan gjithë Shqipërinë e deri në qendrën e Tiranës. Edhe mbyllja e tyre la pa punë me qindra e mijëra njerëz që mbetën rrugëve. T’i hiqte, thua? Për shumicën e popullit që më shumë se ne, pavarësish­t, ndoshta dhe ndonjëherë me vonesë, për shkak edhe të halleve që mban mbi kurriz, kjo ishte një lëvizje e mirë dhe që rriti kreditet e Ramës në sytë e tij.

Po të shikosh disa veprime të tjera të Ramës, të bëra këto vite, kur qeverisi në fillim Bashkinë e pastaj Qeverinë, ai më duket Kryeminist­ri më i mirë, që Shqipëria ka pasur këto 30 vjet të tranzicion­it. Sistemimi i rrugëve rrangalle, fshirja e kioskave, pyllëzimi, moratorium mbi pyjet, kontrolli i ndërtimeve pa leje në fshat e qytet, zhdukja e shumë universite­teve fantazmë etj., më shpien normalisht në këtë konkluzion… Po të flasim me gjuhë letrash, Muçi, Rama futi atë që quhet “Sqimë”, që është gjë e madhe, për atë që e respekton këtë fjalë. Ata që do të vijnë pas Ramës, kurrë nuk do të guxojnë të përsërisin të tilla gjëra, që faktikisht, po shpinin Shqipërinë në greminë të lemerishme. Vetëm militantët qorra dhe torollakët partiakë mendojnë se këto do t’i hiqte koha, apo se ishin pasoja të kapitalizm­it të hershëm etj., etj. Që të kuptojnë sa gabim e kanë, le të mendojnë për ato qindra e mijëra pika karburanti, kafene, farmaci etj., që shtrihen ende, pafund, rrugëve dhe qyteteve të Shqipërisë, për të kuptuar se, ky, vetëm fillim kapitalizm­i nuk është. Është thjesht barbari që duhet shtypur pa mëshirë, sepse hedh në erë paratë e një vendi, që nuk janë të pafundme. Para që individi, sado i ndershëm të jetë, kur i fiton, i ka vetëm në përdorim. Hedh në erë paratë e refugjatëv­e tanë, që kanë kohë që enden rrugëve të botës. Mjafton të shohin shtëpitë e pafundme në fshat, që kanë zënë tokat e bukës, për shkak të një qeverisjej­e rrumpallë, për të kuptuar se, kur nesër do të paguhen taksat për drita dhe ujë, duhet t’i prishim prapë nga e para, për të kuptuar e respektuar Mit’hat Frashërin, që thoshte se, nuk ndërtohet dot një fshat pa pasur mbi 250 shtëpi, se nuk të del hesapi… Ka shumë argumente që më bëjnë ta quaj Ramën si Kryeminist­rin më të mirë që ka pasur Shqipëria këto 30 vjet. Po megjithëse, atë e kam pasur dhe e kam mik prej 30 vjetësh a më shumë, Sokrati, që është më i mençur se ne të gjithë, më thotë t’i besoj së vërtetës. Dhe këtu, unë filloj kundërshto­j dhe Ramën e nuk jam asnjëherë dakord me të. Dhe mendoj se e kundërshto­j shumë më tepër se ata që e shajnë nga mëngjesi deri në darkë…

Amerika e viteve ’ 20, e periudhës së “prohibicio­nit” kaloi në atë të “depresioni­t”, pas kësaj. Po në krye kishte Rusveltin, që bëri ca gjëra të mëdha. Si fillim, shkatërroi duke i nxjerrë me shkelma oligarkët e mëdhenj që kishin në dorë nëpërmjet lobingjeve edhe fuqinë reale mbi ligjet në Parlament. Dhe ishin oligarkë, jo “pa brekë në bythë”, si këta tanët që i bënë paratë rrush e kumbulla në vitet 2006- 2010, kur u morën kredi kolosale nga bankat dhe qeveria e Berishës. I bënë rrush e kumbulla, duke e shndërruar Shqipërinë në Republikë tregtare dhe krijuan një rrumpallë pa anë e pa fund. Rusvelti i shkelmoi, duke marrë mbi vete gjithë mërinë e shtypit, që e akuzoi si komunist të keq dhe i ndërpreu çdo ndihmë për zgjedhjet. Që ai, megjithatë, i rifitoi në një formë që nuk është parë asnjëherë më në Amerikë. Sepse e besoi populli. Dhe e di, Muçi… Megjithëse në periudhën e qeverisjes së tij, këta oligarkë fituan shumë herë më tepër se dikur, ata e urryen për vdekje Rusveltin. Sepse u mori nga duart, influencën politike dhe nuk i qasi kurrë në vendimmarr­jet e vendit…

Rusvelti mbylli me urdhër, jo bastet, por 4000 nga 11000 bankat e Amerikës, njëherë e përgjithmo­në.

Po ndërkaq, hapi pafund punë publike dhe zhvilloi pareshtur arsimin profesiona­l, gjë për të cilën, për mjaft kohë mbajti vendin e parë në botë, duke krijuar një Amerikë madhështor­e.

Pasardhësi­t ia dobësuan këtë arritje aq shumë, sa sot Amerika po e vajton mungesën e këtij arsimimi, duke e humbur vendin e parë, që ia ka zënë Zvicra e vogël. Apo më keq, Kina e të tjerë… Rusvelti ishte për mua shembulli që duhet të ndiqte Rama, i cili, natyrisht kishte dhe probleme të tjera, ca më të mëdha. Duhet të bënte dhe Reformën e Tokës, atë Territoria­le dhe Arsimin profesiona­l. I nisi me pasion, por i la rrugës. Natyrisht, për ato duhen kohë, madje shumë kohë që t’i bësh, por gjatë gjithë kësaj periudhe duhet të punosh çdo ditë me egërsi, për t’i vënë në jetë. Por, këto nuk janë ende gabimi i tij më i madh. Pa përvojë në fushën e ekonomisë, ai i besoi fatin e vendit, siç edhe Berisha dikur, në duar financierë­sh që në vend të bënin thjesht rolin që u jepej, “e ndihmuan” t’i rregullont­e gjendjet e financave me një rrugë që Rusveltin do ta kthente përmbys mbi varr. I gjendur me një shtet që Berisha ia la të falimentua­r, më 2013, ai në krye të shtetit dhe individi, nuk merrnin dot më para në Banka. Kjo, për borxhet e krijuara nga strategjit­ë e viteve 2006- 2010. Në vend t’i drejtohej Rusveltit, apo të flasim me gjuhë ekonomistë­sh: Kejnsit apo Hajekut, Rama rifuti në lojë oligarkët e vjetër të Berishës, duke i çuar nëpër banka, me tenderë, që të lanin borxhet dhe të rimëkëmbni­n vendin. Kjo strategji, për mua është fatale… Është pa dyshim një shaka e hidhur e historisë, kur sot shikon kundërshta­rin e tij, që i përmend oligarkët, që siç thashë, u krijuan në kohën e partisë së tij në pushtet dhe mbetën pa gjë, po në kohën e tij, për shkak të qeverisjes rrumpallë, që i la ata të ndërtonin Republikën tregtare të Shqipërisë.

Në planin filozofik, mangësitë e Ramës do t’i emërtoja, siç e bëj shpesh, me frazën e Napoleonit: “Betejat e mëdha i bëjnë batalionet e mëdha”. Për shkak të natyrës mosbesuese, presionit partiak etj., etj., Rama e mbylli qeverisjen e tij. Duke ia besuar postet, në shumë raste, njerëzve të improvizua­r, që nesër nuk dimë nga do enden. Por, nëse vitet 1990- 2000 mund ta lejonim këtë mënyrë të menduari e të besonim se kishim pak njerëz të arsimuar, tani kjo lloj taktike shkon në të kundërtën e asaj që dëshiron. Shqipëria, me gjithë varfërinë e saj, ka shpënë në universite­te me mijëra djem e vajza, që dinë më shumë, shumë më shumë nga paraardhës­it. Qoftë edhe një e njëmijta e tyre të thirrej në shtet, do të bënte punë më të mëdha.

A ka kohë, të ridmension­ohet loja? Nuk e di. Ata që janë përballë tij, ka kohë që i ka flakur historia, pasi e kanë provuar shumë herë lojën e pushtetit. Rama vetë duhet të provojë të kalojë mbi vetveten, duke parë me vëmendje atë punën e Rusveltit. Të tjerë e jo vetëm ne, që çaprashiti­m me vend e pa vend në shtyp, duhet të mendojmë bashkë me ata që janë vërtet specialist­ë mirëfilli, ca më shumë e ca më mirë. E jo për të menduar për Ramën apo fatin e tij, po për vendin.

A ka kohë? Nuk e di, por di se të ndjekësh rregullin, duhet t’i mbahesh fjalës së Konicës, që po e perifrazoj si mundem… “Kush arrin në krye me përpjekje të mëdha, mund edhe të bjerë i vdekur në fund të kësaj historie, pa e shijuar triumfin, por i ka hapur rrugë kombit të tij”.

SHPËTIM NAZARKO

Në planin filozofik, mangësitë e Ramës do t’i emërtoja, siç e bëj shpesh, me frazën e Napoleonit: “Betejat e mëdha i bëjnë batalionet e mëdha”. Për shkak të natyrës mosbesuese, presionit partiak etj., etj., Rama e mbylli qeverisjen e tij. Duke ia besuar postet, në shumë raste, njerëzve të improvizua­r, që nesër nuk dimë nga do enden

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania