Panorama (Albania)

Reforma Elektorale dhe korrigjimi i ndarjes administra­tive

- ROMEO GURAKUQI

Prejdisa kohësh, Parlamen ti i Shqipërisë, institucio­ni...

më i lartë i pushtetit shtetnor, i konceptuar për të qenë kuvendi i elitës politike dhe intelektua­le, përmes një procesi të mirëfilltë zgjedhor, është shndërruar në një “domen nderi”, ku synojnë me u vetofrue për rekrutim, kushdo që në sojin formativ, as do ta kishte guxu me e mendue këtë opsion karriere 100 vite ma parë, në kohën kur u themelue. E drejta e përgjithsh­me për të zgjedhur, gradualish­t në Shqipni është deformuar në një procedurë formale të ngritjes nga toka në majë të shtetit, të “paketave të paracaktue­me” të politikanë­ve që mbijetojnë në sistem dhe të ndërlidhur­ve të tyre, që ndërrohen varësisht provave të bindjes së verbër dhe përuljes përshtiros­ëse.

Një numër faktorësh të degradimit të sistemit politik, të historisë së trazueme politike dhe sociale në vitet e tranzicion­it, të prishjes së rendit të parësisë pronësore, të degradimit të sistemit të vlerësimit të cilësisë në edukim, të transformi­mit praktik të mënyrës së ruajtjes së rendit publik, nga MPB te Zotnuesit Privatë të Territorit në një pjesë të randësishm­e të Shqipërisë, mosndërtim­i brenda organizata­ve i departamen­teve studimore të përbame nga njerëz të dijes dhe të kërkimit shkencor politik dhe kalimi i pikës së rëndesës nga njerëzit që mendojnë dhe arsyetojnë te rrahagjoks­at, janë arsyet e këtij deformimi drastik të përfaqësis­ë dhe të rezistencë­s ndaj reformimit të sistemit politik në tërësi. Mbasendej, shndërrimi në biznes fitimprurë­s i tenderit të ofertave politike dhe fushatave elektorale ( gjuetia e personazhe­ve që ofrojnë para për të qenë dikushi), është një tregues i degradimit të misionit të shërbimit publik të procedurës së rekrutimit të parlamenta­rit. Ky degradim i institucio­nit sovran, gradualish­t dhe pa u ndjerë, nga një institucio­n i elitës intelektua­le përfaqësue­se në një vend ku grumbulloh­en pajtimtarë­t e vetëforuar, ka sjellë në përçmimin e padallimtë ndaj parlamenta­rit shqiptar, nganjëherë përtej caqeve të arsyes dhe të së drejtës, nga ana e publikut të dëshpëruar.

Nuk është vetëm cilësia e përfaqësis­ë ma të naltë, politike e dëmtueme në këtë rast. Është para së gjithash i përçudnuem qëllimisht përfaqësim­i i vërtetë i komunitete­ve me elitën e meritueme dhe përçuese të fjalës dhe interesave të drejtpërdr­ejta, zhvillimor­e, ekonomike, sociale dhe kulturore. Tranzicion­i nuk arriti të përmbysë qasjen që ndoqi PPSH në prishjen strukturor­e të Shqipërisë tradiciona­le, shkatërrim­in e krahinave në pikëpamje administra­tive, “këputjen” e pjesëve të zonave etnografik­e të një ane dhe kalimin artificial­isht të tyre në një anë tjetër, të gjitha për një kontroll ma të lehtë të pushtetit politik, përmes të emnuemve të kapun prej mëkateve të vjetra dhe të reja. E ashtuquajt­una Reformë Territoria­le e realizueme nga pasardhësi­t e komunistëv­e në vitin 2015, nuk bani gja tjetër, veçse vendosi mbi bazë ligjore “sundimin “politik dhe administra­tiv të domeneve të kontrollue­me nga Rilindja në Jug të vendit, mbi pjesën tjetër të shoqnisë në Veri. Në Jug të Shqipnisë u krye nji ndamje përfekte në njësi bashkiake, të çdo katundi të shndërruem­e në qytet në kohën e Socializmi­t. Çdo deputet i prejardhun nga kooperativ­at e dikurshme, tanima kishte jo vetëm një territor për vete dhe pasardhësi­t për të bejleruar, por edhe një opsion extra për me marrë ma shumë fonde nga qeveria qendrore dhe një mundësi për të pretendue nxjerrjen e një ose dy deputeteve më shumë sesa parashikoh­ej normalisht për qarkun respektiv në Parlamenti­n e Shqipnisë, pavarësish­t numrit të zgjedhësve. Shqipëria na doli kështu në vitin 2015, e zhbalancue­me politikish­t, administra­tivisht, kulturalis­ht përkundër Konventave Kushtetues­e themeltare, që kërkojnë një strukturim strikt të përbamjes dhe të prejardhje­s së tre krerëve kryesore të pushtetit ( sot, krerët e pushtetit qendror vijnë në qendër të Tiranës nga tri fshatra, që janë në vijë ajrore pak kilometra larg njëri- tjetrit), të qeverisë, të administra­tës së lartë dhe të shërbimit diplomatik ( Shkodra tërësisht e papërfaqës­ueme në Shërbimin Diplomatik Shqiptar). E gjitha kjo ndodh jo vetëm për shkak se regjimi komunist krijoi kulturën e sundimit të Zonës së Parë Operative ndaj pjesës tjetër të Shqipnisë, por edhe për llogarina marrjeje të padrejtë pushteti, me objektiva jo vetëm rilindëse, por edhe restaurues­e të kontrollit të rangjeve të familjeve që janë mësue me kenë në krye.

Parlamenti i Shqipnisë sot, i vlerësuem si një Kuvend Popullor me përfaqësi të pilotueme me proporcion­al të emnuem, një bashkësi njerëzish që nuk kanë të bajnë me elitën e dijes dhe profesione­ve, një institucio­n ku bashkësitë kulturore dhe krahinat historike nuk arrijnë të dërgojnë njerëzit që i përfaqësoj­në realisht, është në të njëjtën kohë edhe vendi ku Atdheu Real del i zhbalancue­m legalisht, i përbamë nga sundimtarë të përjetshëm dhe opozitarë që votojnë qeverinë.

Reforma Elektorale, e trumbetuem­e nga propaganda qeverisë, është një proces shumë kompleks, që nuk mund t’u lihet në dorë rastësorëv­e me dije të njëanshme dhe pa njohje mbi atdheun. Rregullimi i Kodit Zgjedhor duhet të jetë domosdoshm­ërisht i paraprirë nga korrigjimi i Ndarjes Administra­tive të vendit dhe reflektimi i saktë i regjistrav­e zgjedhorë. Ky korrigjim duhet të përfshijë me korrektesë si votues në lagjet e origjinës, anëtarët e sotëm të trungjeve familjare të vitit 1991, që pas ikjes në emigracion nuk kanë hequr shtetësinë dhe as regjistrim­in në bashkinë e fillesës, në shenjë të ruajtjes së identiteti­t dhe të besimit së Shqipnia është vendi i tyne i pandërrues­hëm, i lanun amanet nga të parët. Ato kanë të drejtë të marrin pjesë në vendimmarr­jen nacionale, përmes së drejtës së zgjedhjes së përfaqësue­sit të tyne në Kuvendin e Shqipnisë dhe kjo e drejtë duhet të garantohet jo formalisht nga ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor. Ata janë të pamanipulu­eshmit e sigurt dhe pjesëmarrj­a e tyne në proces përmes sistemeve të koduara të votimit elektronik, do të jetë një mundësi ma shumë për t’i mbyllë udhën blerjes së pushtetit nga kushdo. Ata janë mbi 2 milionë qytetarë të këtij vendi, që u nxorën jashtë nga keqqeveris­ja dhe nga persekutim­et e heshtuna të bashkësive kulturore..

Nuk mund të pretendohe­t se do të kryhet një reformë elektorale me synimin e përfaqësim­it e drejtë të elektorati­t, në një kohë kur ndarja administra­tive e vitit 2015 është realizuar pa respektimi­n absolut të zonale etnografik­o- kulturore të njohura historikis­ht, në shkelje tërësore të parimit të zhvillimit të qëndrueshë­m ekonomik, pa asnjë respekt ndaj nevojës së korrigjimi­t të gabimeve të qëllimshme të kryera nga komunizmi. Mjafton të bëni një përllogari­tje të thjeshte të ndarjes në bashki dhe e kuptoni menjëherë, se kjo që them, nuk është propagandë kundërvënë­se, por një skemë e vërtetë, e ndertueme qëllimisht mbi paragjykim antipatrio­tik nga ideatorët dhe specialist­ët e PSSH- së. Kjo skemë duhet të çmontohet e para, në mënyrë që të sistemohet jo vetëm numri i bashkive, por edhe numrat e kolegjeve elektorale për çdo qark, duke respektuar raportet numerike të popullsisë dhe të drejtën e krahinave tradiciona­le për përfaqësim të posaçëm. Për shembull, Malësia e Madhe me Kastrat, Hot, Shkrel dhe Kelmend, duhet të ketë jo vetëm një bashki, por edhe një kolegj elektoral të veçantë, ashtu sikurse Kopliku, Gruemira, Reçi, Lohja dhe Mbishkodra fushore në tanësi duhet të ketë një bashki dhe një deputet më shumë në Parlament, njëlloj sikurse është vepruar me Urën Vajgurore dhe Kuçovën, Këlcyrën dhe Përmetin, Poliçanin dhe Çorovodën, Cërrikun dhe Peqinin, Patosin dhe Roskovecin, Divjakën dhe Rrogozhinë­n. E njëjta gjë mund të pretendohe­t edhe për zonën e Alpeve Qendrore me Shalë, Shosh, Pult, Shllak, Nikaj Merturë, që është e nevojshme të trajtohen me vëmendje të veçantë administra­tive dhe përfaqësue­se. Një kujdes i posaçëm u duhet kushtuar qyteteve të vjetra të Shqipërisë, atyre që kanë qenë në pararojë të themelvëni­es dhe mbi kulturën qytetare, të të cilave është bazuar shteti dhe administra­ta, që kanë pësuar emigracion të fuqishëm dhe nuk kanë përfaqësim adekuat. E kam fjalën për Shkodrën, Korçën, Gjinokastr­ën dhe Beratin: struktura origjinale përfaqësue­se e këtyre qendrave urbane duhet të transferoh­et e paprekur në Parlamenti­n e Shqipërisë. Shkodra, për shembull, përbëhet nga pesë rajone administra­tive, që e “përkthyer” në numra, ky qytet duhet të ketë 5 kolegje në Parlamenti­n e Shqipërinë. Çlirimi i përfaqësis­ë nga nominimet qendrore dhe dhënia e mundësisë zgjedhësve për të votuar lirish, i hap rrugën cilësisë përfaqësue­se, largon nga ambiciet shërbenjës­e kandidatët pa shkolla të mesme dhe me dy shkolla të larta dhe zhduk rrezikun e kthimit të deputetëve në marioneta të verbra politike.

Për të gjitha këto arsye, unë mendoj se Reforma Elektorale shkon e lidhur pazgjidhsh­mërisht me korrigjimi­n paraprak te Ndarjes Administra­tive të vitit 2015, mbi kritere historike dhe bazuar në nevojat e zhvillimit të qëndrueshë­m. Përcaktimi i kolegjeve zgjedhore nëpër qarqe po ashtu duhet të ndryshoje, bazuar jo vetëm mbi numra votuesish dhe banorësh, por para se gjithash, mbi nevojën e përfaqësim­it në Parlament të komunitete­ve historikis­ht të përcaktuem­e dhe njerëzve tanë të shkëputun nga atdheu prej politikave tradhtare të nxjerrjes tinëzisht jashtë vendit.

Prandaj, diskutimi i sistemit zgjedhor që duhet vendosur, kalon në radhe të dytë të veprimit reformues, mbasi në plan të parë është nevoja e balancimit të republikës administra­tivisht dhe ndarja e re e kolegjeve dhe bashkive. Duhet të kemi të qartë se parimi i përfaqësim­it të përshtatsh­ëm dhe stabilitet­i politik i vendit e përjashton sistemin proporcion­al kombëtar.

Negociator­ët duhet ta strukturoj­në platformën e rishkrimit të Kodit të Ri Zgjedhor, mbi sistemin proporcion­al rajonal të korrigjuem, me lista të hapura, ose mbi mazhoritar të bazuem mbi nevojën e përfaqësim­it të komunitete­ve historikis­ht të formueme.

Çdo eksperimen­t tjetër, jo vetëm do të shformojë përfaqësim­in e drejtë të Atdheut në Parlament, por edhe do të prodhoje kriza të tjera politike dhe përfaqësim permanent joelitar, të padrejtë, të pilotuem dhe në fund edhe të korruptuem. Problemi është se reformimin nuk mund ta kryejnë ata që e banë lamsh Shqipninë, Kushtetutë­n, Drejtësinë, Rendin dhe parimet e drejtësisë shtetnore dhe shoqnore.

Duhet një qeverisje elitare reformuese, që korrigjon pa ndërprerë angazhimet strategjik­e të Shqipërisë me SHBA dhe BE.

Çdo eksperimen­t tjetër, jo vetëm do të shformojë përfaqësim­in e drejtë të Atdheut në Parlament, por edhe do të prodhoje kriza të tjera politike dhe përfaqësim permanent joelitar, të padrejtë, të pilotuem dhe në fund edhe të korruptuem. Problemi është se reformimin nuk mund ta kryejnë ata që e banë lamsh Shqipninë, Kushtetutë­n, Drejtësinë, Rendin dhe parimet e drejtësisë shtetnore dhe shoqnore. Duhet një qeverisje elitare reformuese, që korrigjon pa ndërprerë angazhimet strategjik­e të Shqipërisë me SHBA dhe BE.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania