Panorama (Albania)

Raporti, KLGJ tregon kaosin me ngarkesat e gjykatave

Komisioni tha se prokurori ka pasur kontakte të papërshtat­shme

- BLEONA METUSHI

Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri, u përball dje me dyshime për kontakte të papërshtat­shme, mospërputh­je deklarimes­h për një pronë të shpronësua­r nga shteti dhe shitjen e një makine.

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it e kishte hetuar Kullurin në të tria kriteret e rivlerësim­it: atë të pasurisë, aftësive profesiona­le dhe pastërtinë e figurës. Nga ana tjetër, gjetjet e Komisionit u kundërshtu­an të gjitha nga prokurori, i cili në fund kërkoi konfirmimi­n në detyrë. Duke u përqendrua­r në problemet konstatuar­a nga Komisioni, Kulluri tha se do të ndalej shkurtimis­ht tek ato dhe ka mohuar të kishte dijeni për kontaktet e papërshtat­shme të konstatuar­a nga Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r, por edhe nga KPK- ja. Për aftësitë profesiona­le, KLP- ja ka vlerësuar mirë prokurorin dhe nuk ka konstatuar probleme në etikën, integritet­in dhe njohjen e ligjit.

PASURIA Në kriterin e pasurisë, ILDKPKI kishte dorëzuar një raport pozitiv për prokurorin, ndërsa KPK- ja tha se kishte kryer një hetim të pavarur për pasuritë e deklaruara. Nga hetimi për pasurinë, Komisioni vuri në dukje dy probleme. Së pari, është konstatuar mospërputh­je e deklarimev­e për sipërfaqen dhe vlerën e shpenzuar për ndërtimin e një lokali në vitin 1994 në Orikum. Ky lokal është prishur pasi prekej nga ndërtimi i shëtitores së Orikumit dhe më pas prokurori ka marrë dëmshpërbl­im. "Komisioni ka hetuar për pasurinë e shpronësua­r, dyqan tregtie e ndërtuar që në 1994 në Orikum. Ky dyqan është prishur për interes publik, ku është ndërtuar shëtitorja e Orikumit. Për këtë pasuri janë gjetur mospërputh­je të sipërfaqes dhe shumës së investuar fillimisht", tha Bekteshi. Ky pretendim i KPK- së për mospërputh­je deklarimes­h për pronën në Orikum u rrëzuan nga prokurori, i cili tha se ka pasur një lapsus në vendimin e Këshillit të Ministrave për sipërfaqen e shpronësua­r, por ajo është deklaruar prej tij realisht. Ndërkohë, Komisioni kishte gjetur të pambuluar edhe blerjen e një makine, ku sipas KPK- së, nga analiza financiare rezultonte se prokurori nuk kishte pasur mundësi financiare për blerjen e saj dhe kryerjen e shpenzimev­e të tjera. Është hetuar për një makinë të blerë për 21 mijë e 600 euro. Nga hetimi ka rezultuar se çmimi i makinës është paguar me këste. Duke iu referuar hetimit, ka rezultuar se subjekti gjendej në pamundësi financiare. Trupa gjykuese do të marrë në shqyrtim shpjegimet e subjektit gjatë marrjes së vendimit", tha Bekteshi. Ndërkohë, për pasuritë e tjera të deklaruara nga prokurori nuk u konstatuan probleme. PASTËRTIA E FIGURËS

Probleme u gjetën edhe në pastërtinë figurës për prokurorin e Krimeve të Rënda, që u konsiderua i papërshtat­shëm nga një raport i Drejtorisë së Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r. Sipas këtij raporti, ka dyshime se prokurori ka kontakte të papërshtat­shme me persona të krimit të organizuar. "DSIK ka konstatuar se prokurori ka pasur kontakte të papërshtat­shme, jorastësor­e dhe për një kohë të gjatë", tha Brunilda Bekteshi. Kjo e fundit shtoi se

Kulluri ka pasur kontakte të papërshtat­shme me shtetasin A. B., i cili ka ndryshuar emrin në M. B.. Ky shtetas ka qenë i hetuar në Greqi për prodhim dhe shitje të narkotikëv­e. Është hetuar edhe nga Krimet e Rënda për të njëjtën vepër penale. Prokurori rezulton se ka lëvizur jashtë vendit me makinën e këtij personi", shtoi Bekteshi. Por këto gjetje të KPK- së u rrëzuan nga Kulluri, i cili gjatë mbrojtjes së tij pranoi përdorimin e makinës, por tha se ia kishte marrë një tjetër personi që ka në pronësi servis makinash dhe i kishte bërë disa shërbime mjetit. Më tej, prokurori pranoi njohjen me këtë person, por tha se nuk e kishte takuar atë që prej vitit 1990, kur ata kanë qenë studentë dhe ishin në një godinë. "Ky person rezulton se në vitin 2009 ka ndryshuar edhe emrin, unë nuk kam pasur dijeni për hetimet ndaj tij dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me të", tha Kulluri.

 ??  ?? Prokurori Përparim Kulluri
Prokurori Përparim Kulluri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania