Panorama (Albania)

Debati në Kuvend për “Partizanët në bulevard”, Ruçi mbron dëshmorët: Lufta nder dhe krenari

DEBATI PER DEKORIN E FESTIMEVE TE 75- VJETORIT TE ÇLIRIMIT. ÇFARE NDODHI NE SALLEN E KUVENDIT. GODOLE: PERDHOSEN EDHE PARTIZANET E NDERSHEM

- Halit Valteri Gramoz Ruçi

Fotot e heronjve të popullit kanë nxitur debat edhe në sallën e Kuvendit, gjatë seancës plenare ditën e hënë.

Ishte deputeti demokrat, Halit Valteri, i cili u përplas me kreun e Kuvendit, Ruçin, për fotot e heronjve, madje duke bërë thirrje që ato të hiqen nga aty ku janë vendosur sa më shpejt. Gjatë fjalës së tij për ligjin e rinisë, Valteri e kritikoi ashpër vendosjen e fotove, duke e konsiderua­r një provokim të hapur, i cili bëhet ndaj shtresës së të përndjekur­ve politikë dhe shembull të gabuar për brezin e ri. Valteri bëri thirrje që të hiqen nga bulevardi fotot, duke i quajtur dëshmorët si vrasës të baballarëv­e të disa prej deputetëve që janë në Kuvend.

HALIT VALTERI

"Të gjithë kemi kaluar në bulevard dhe nuk e di se si nuk ua vrasin sytë fotografit­ë e ca hajdutëve të Sigurimit të Shtetit, si: Koço Bako, Xhemal Kodra, Nexhip Bejko, Nuri Luçi dhe ky Fejzi Micolli ' Hero i Popullit', që luftoi Prek Calin. Nëse kjo është fytyra që doni t'i transmeton­i rinisë me këto relikte komuniste, me këta kriminelë që na kanë vrarë baballarët dhe familjarët tanë, atëherë nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të largohemi nga kjo sallë, se do të na detyroni të veshim shallin e pionierit dhe të bërtasim ' Parti Enver'. Kështu që, z. Ruçi, do t'ju bëja thirrje si drejtues i Kuvendit të Shqipërisë, që t'i zhdukni ato fytyra të shëmtuara, që janë vendosur në bulevard dhe të na lini rehat që të mos na kujtohen sërish njerëzit që na kanë vrarë", tha deputeti Valteri.

GRAMOZ RUÇI

Por kjo fjalë e ashpër e deputetit demokrat ndaj fotove të atyre që janë shpallur heronj të vendit, nuk u prit mirë nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ky i fundit, pas fjalës së Valterit, i tërhoqi atij vëmendjen për fjalorin e vrazhdë të përdorur nga foltorja e Kuvendit. Për Ruçin, përdorimi i një fjalori të tillë ndaj atyre që dhanë jetën në Luftën e Dytë Botërore për të çliruar vendin nga pushtuesit nazifashis­t, është i papranuesh­ëm. Ai bëri edhe një herë thirrje që në kuadër të festimeve për 75- Vjetorin e Çlirimit të vendit, të gjitha palët politike të bëhen bashkë për t'u dhënë heronjve të Luftës

Antifashis­te nderimin e merituar. "Është e papranuesh­me të flisni në atë mënyrë dhe t'i kërkoni seancës së Parlamenti­t, me fjalorin më të papranuesh­ëm si qytetar, prandaj do t'ju kërkoja që t'i tërhiqni fjalët që thatë. Lufta e Dytë Botërore dhe ata që dhanë jetën në këtë luftë i japin kombit shqiptar veçse krenari dhe lavdi, prandaj siç ju kam bërë thirrje që nga hapja e kësaj legjislatu­re, do të ishte në nderin e çdo deputeti që në 75- Vjetorin e Çlirimit të vendit, të nderonte luftëtarët dhe të rënët e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare dhe ata të mos bëheshin pjesë e retorikës politike në sallën e Kuvendit", tha Ruçi.

Është e papranuesh­me të flisni në atë mënyrë dhe t'i kërkoni seancës së Parlamenti­t me fjalorin më të papranuesh­ëm si qytetar, prandaj do të kërkoja që t'i tërhiqni fjalët që thatë. Lufta e Dytë Botërore dhe ata që dhanë jetën në këtë luftë i japin kombit shqiptar veçse krenari dhe lavdi

 ??  ?? FOTO NGA DEKORI I TIRANES ( MAJTAS) RUÇI NE KUVEND
FOTO NGA DEKORI I TIRANES ( MAJTAS) RUÇI NE KUVEND
 ??  ?? Fotot e heronjve të popullit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Fotot e heronjve të popullit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania