Panorama (Albania)

Brexit, universite­tet britanike dhe studentët shqiptarë

- DR. PRANVERA SKANA

Britania e Madhe mban sta tusin lider në sektorin...

e arsimit të lartë në botë, por zhvillimet rreth Brexit duket që i ka vënë këto institucio­ne në një perspektiv­ë të panjohur për të ardhmen e tyre. Situata duket konfuze në këto mjedise, pasi ende nuk ka të dhëna mbi pasojat që mund të shkaktojë Brexit në këtë sektor.

Edhe pse qeveria britanike deri më tani është përpjekur për të mbajtur të kontrollua­r pasigurinë e shprehur në mjediset akademike, gazeta The Guardian, i referohet pak ditë më parë një ankete të bërë nga ‘ Universiti­esUK” që përfaqëson rrjetin e mbi 130 universite­teve britanike, sipas të cilës rreth 80% e këtyre institucio­neve janë shprehur të shqetësuar, për impaktin që mund të sjell dalja nga BE- ja.

Ajo çfarë pritet, janë një sërë sfidash që do të përballet arsimi i lartë në një afat të afërt. Brexit mund të shkaktojë, ankth dhe paqartësi tek studentet e huaj, pengesa në drejtim të rekrutimit të stafit pedagogjik jashtë Britanisë së Madhe, mungesë bashkëpuni­mi për kërkimin shkencorë ndërkombët­ar, humbje të aksesit ndaj fondeve evropiane për shkencën dhe inovacioni­n, kushte të reja për vizat e studentëve, etj. E thënë ndryshe, Brexit do kërkoje ngritjen e mekanizmav­e të rinj për të ruajtur statusin e universite­teve britanike të cilët deri më sot janë rankuar si elitar në këtë fushë.

Një efekt tjetër i Brexit në drejtim të arsimit të lartë parashikoh­et të jetë edhe rritja e tarifave sidomos për studentët e huaj.

Kontributi ekonomik i këtij sektori ka qenë domethënës, në ekonominë britanike. Referuar vitit 2011- 2012 universite­tet kanë kontribuar 73 miliardë paund ose afërsisht 2.8 % të GDP- s të këtij shteti. Pa diskutim statistika­t në rritje tregojnë se Britania është destinacio­ni më joshes për studentë të huaj, ku njeh rritje të konsiderue­shme nga viti në vit me 15 % të të ardhurave. Sipas një analize nga Oxford Economics, për vitin 2014- 2015, universite­tet atje gjenerojnë 95 miliardë paund për ekonominë dhe mbështesin më shumë se 940,000 vende pune në të gjithë vendin.

Britania e Madhe, vendi referencia­l për sa i përket ‘ turizmit arsimor’ në botë, mirëpret në auditoret e saj, mbi 438.000 studentë ndërkombët­ar, përfshirë 310,600 nga vende jashtë BE- së dhe 127,400 studentë evropianë, statistikw kjo e vitit akademik 2014- 2015.

Studentët që vijnë nga jashtë BE- së, janë kontribues­it më të mëdhenj në këtë drejtim, pasi tarifat universita­re të tyre janë më të larta se sa për studentët vendas dhe ata evropianë. 70 % e studentëve të huaj, vijnë nga vendet jashtë BE- së, si Azia, kryesisht nga Kina dhe India.

Sipas British Council, taksa e shkollimit për këto kategori jashtë BE- së, varion nga 11.000 deri në 40.000 paund për vit. Kjo shifër në varësi të shkollave me të mira dhe degëve më të preferuara. Në tarifë nuk përfshin shpenzimet e jetesës, akomodimin, transporti­n, ushqimin etj.

Por a i implikojnë këto zhvillime studentët shqiptar që duan të studiojnë në Britani?

Studentët shqiptar, janë gjithashtu pjesë e auditorëve britanike. Afërsisht 1200- 1400 është numri i tyre që studiojnë në nivele të ndryshme, nga Bachelor në Ph. D, që nga Cambridge University, në Oxford, London School of Economics, Imperial College, King’s College etj. Tarifat e shkollimit të tyre janë të ngjashme me ato të studenteve të tjerë që vinë nga vendet jashtë BE- së, ( si Kina, India etj.) tarifa që variojnë nga 11.000 paund në 40.000 paund në vit.

Të rinjtë shqiptar që duan të studiojnë në Britani, mund të përballën me dy zhvillime të reja në këtë sektor. Brexit, mund t’i përballë ata me mundësinë e rritjes së tarifës së shkollimit, sikurse mund të preken në tërësi studentët nga shtetet ‘ Non– EU’ dhe së dyti do të hasin vështirësi të reja në drejtim të marrjes së vizave studentore edhe nëse janë pranuar në një universite­t atje.

Referuar kësaj të fundit, ish ministrja e brendshme britanike Amber Rudd, ka propozuar pak kohe me parë, se do të ketë rregulla të reja për pajisjen me viza studentore për ata të rinj që do të vinë nga vendet jashtë BE- së. Studentët që janë pranuar në një universite­t i cili nuk është i ‘ rankuar’ lart nga ana e cilësisë dhe kërkimit shkencor, rrezikojnë që mos të pajisën me viza studimi. Të favorizuar për të marr të drejtën e hyrjes në Britaninë e Madhe do të jenë vetëm ata studentë që do të pranohen në universite­tet më të mira në vend. Kjo është konsiderua­r si një mase shtrëngues­e ndaj fluksit të emigracion­it.

Megjithatë, është ende herët për të parë se si do të ndryshojnë politikat e pajisjes me vizë dhe politikat e emigracion­it atje. Numri total i studentëve shqiptarë por që mbajnë pasaporta të vendeve të tjera evropiane sidomos ato greke dhe italiane është afërsisht 2500. Ndërsa numri i akademikëv­e shqiptarë që lektojnë dhe zhvillojnë karrierën e tyre akademike në këto auditorë prestigjio­ze britanike shkon në 35.

 ??  ?? DR. PRANVERA SKANA
DR. PRANVERA SKANA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania