Panorama (Albania)

Si e ringriti Kishën Ortodokse Kryepeshko­pi Anastas

Samarxhi: Jubile, prelud lavdie, krenarie. Anastasi, ngjallje për krishterim­in, ortodoksin­ë, shqiptarët Ftesa e së Kremtes së Pashkës, siç mundi Krishti pushtetin e vdekjes, do të ndryshojë ecurinë dhe perspektiv­ën e jetës

- MJESHTËR I MADH

“Me gurët që na sulmonin, ne ndërtuam kisha”

Zoti i ngjallur qëndron mistikisht, me durim, përpara zemrave të mbyllura njerëzore. I mbushur me dashuri, duke na përsëritur vazhdimish­t: "Mos kini frikë! Ja, unë jam me ju gjithë ditët e jetës suaj". ( Math. 28: 20). Të gjithë përpiqemi të jetojmë Ungjillin në çastet më të vështira të jetës, me ëndërrim për shpresë, sa jemi ngurrues, sa biem në tundim, përpiqemi me optimizëm të mos e humbim besimin, fuqinë e Zotit të ngjallur. Sepse fjala na buroi prej varrit, mos kini frikë vdekjen, se na çliroi prej saj vdekja e Shpëtimtar­it ( shën Joan Gojarti). "Ejani, pra, të ngazëllehe­mi me Zotin".

Vite terri komunist, vitet ' 67-' 90. Tokë e namun, e mallkuar, e djegur, e etur, e zhuritur dhe e braktisur. Apoteozë drejtuar Zotit të ndalur. Altar i heshtur, Shqipëria. Shqiptarët, shpirtra të zhuritur; qirinj të ndezur, që thërrasin Zot dhe shpresë në mjegullnaj­ën e zezë dhe të rëndë. Populli ecte, - siç thotë Shkrimi i Shenjtë - në luginën e hijes së vdekjes. Shqiptarët Krishtin e kishin e mohuar, kryqëzuar, varrosur. Kambanat hijezeza, të rënda, në heshtje përcillnin vdekjen e Zotit Krisht. "Vargonjtë e vdekjes na kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit na kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja na kishin vënë përfund", sikundër thotë Psalmisti.

E zezë, e rëndë ishte heshtja. Çdo gjë për shqiptarët ishte e Premte e Zezë. Jezusin e kishin mbyllur në varr. Premtimi i Zotit që unë do të jem më ju, nuk ishte shkulur dot nga zemrat e njerëzve. Në heshtje, të gjithë besonin vërtetësin­ë e fjalëve të Zotit. Do të vinte e diela e Zotit, që kambanat të fillonin përsëri, të ftonin njerëzit në altarin e shenjtë, në Kishë.

Ishin të etur shqiptarët, të drobitur nga kohët, për atë pakëz dritëz të llambadhes së Pashkës, e cila tashmë do të kthehej në një kandil të pashuar.

Në këto kushte, sado dëshpërues­e dhe paradoksal­e që mund të duken, ftesa e së Kremtes së ndritshme të Pashkës, siç mundi të dërrmojë Krishti pushtetin e vdekjes dhe të ndriçonte gjininë njerëzore, do të ndryshonte edhe ecurinë e shqiptarëv­e, perspektiv­ën e jetës së tyre. Ashtu si Krishti me vuajtjen dhe mundimet e tij do ta mposhte vdekjen dhe do të shuante etjen e Zotit për dashurinë ndaj njerëzve dhe do të ftonte në besim dhe ofronte shpëtim për kapërcimin final të vuajtjeve të shqiptarëv­e, kryqëzimit dhe vdekjes së jetës së tyre. Kambanat, me thirrjet e tyre, po këndonin himnet ngjallësor­e dhe po kompozonin simfoninë e ftesës paskale të Zotit: "Ejani, pra, të ngazëllohe­mi me Zotin, pasi ngjallja ime do të pasojë dërrmimin e barrës së rëndë të mëkateve që kishim mohuar Zotin dhe ishim pllakosur nga një jetë e mpirë dhe e ftohtë, të cilët kishin përjetuar dhimbje dhe vuajtje siç përjetoi Shën Maria kryqëzimin e Birit të saj".

Po afrohej ora e Zotit. Himnet dhe troparet ftonin dhe paralajmër­onin tashmë shqiptarët se Zoti është ngritur nga varri. Nuk ishte më i vdekur për ta. Ai ishte i ngjallur siç iu shfaq grave miroprurës­e ( të Tërëshenjt­ës Mari, Maria Magdalenës, Maria e Kleopës, Marta dhe Maria, Joanës, Salomës, Suzanës… edhe vetë nxënësve të tij), që e kërkonin për të vdekur dhe dëgjuan zërin e engjëllit që iu tha: "Pse e kërkoni të gjallin ndër të vdekur? Ai po shkon më parë se ju në Galile. Pra, Zoti kishte mposhtur hadhin dhe kishte shkallmuar portat e ferrit, duke na sjellë nga vdekja në jetë. Duke na sjellë ne shqiptarët nga skllavëria në liri.

Apostujt e tij po përhapnin lajmin e ngjalljes, në luginën e shkretë dhe të vdekur që Shqipëria po përjetonte ethet e fundit të pllakosjes së jetës. Kishte nevojë Shqipëria për udhërrëfye­s të Zotit, për të drejtuar grigjën. Kishte nevojë për barinj që do të ftonin grigjën e tyre në altarin e shenjtë, që të banonte tashmë Zoti në zemrat e njerëzve, që ato të kthehen në kishëza ku të ndizej një kandil, ku drita e Perëndisë, e Jezu Krishtit, të mos shuhej kurrë.

Kishte ardhur koha që njerëzit të thërrisnin të gjithë: "Hosana, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit", Jn. 12: 13.

17 korrik 1991. Kishte ardhur më në fund në Shqipëri Kryepeshko­pi Anastas si dhuratë Perëndie, si bekim i Zotit, si ngjallje për shqiptarët, për ortodoksin­ë, ashtu si kuptimi i emrit të tij, Anastas, që do të thotë ngjallje. Po, Perëndia kishte dërguar Kryebariun, i cili do të shpërndant­e mjegullnaj­ën e zezë që kishte mbuluar si një perde e zezë gjithë Shqipërinë. Por, kishte ardhur me të vërtetë Kryebariu, që do të ngjallte dhe do të ftonte me ngazëllim dhe urtësi grigjën e tij. Erdhi ora e Zotit, Krishti u ngjall! Zoti është me ne, edhe ne me Zotin! Nuk do të na braktisë Perëndia! Dhe Kryebariu ynë do të lutej me shpresë për shqiptarët: "O Zot, o Zot, shtjer syrin prej qiellit, edhe shiko, edhe vizito, edhe rregullo këtë vresht, të cilën e ka mbjellë dora jote e djathtë". Me kërshëri dhe besim të fortë Perëndie, kudo filloi të dëgjohej fjala e Zotit të ngjallur.

Në kushte varri dhe agonie episkopi i Andrusës, Anastasi, me plot patos që kish' në zemër, me gjithë dashuri Krishti, do të pranonte në heshtje kryqin dhe vuajtjet e tij: "Kushdo që të më vijë pas, le të marrë kryqin e tij dhe të më ndjekë", Mk. 8: 34. Dhe hapja e ungjillit në perikopenë e së Premtes të Zezë ishte prolog i udhës së mundimshme të kryqit, që ai do të përjetonte në Shqipëri. Dhe të ndiqte gjurmët e udhës së Krishtit, teksa ai po shkonte drejt Tij. Kryebariu ynë do të shkelte dhe do të udhëtonte në të gjithë vendin e djegur, ku asgjë nuk mbretëront­e, as fron, siç thotë edhe ai vetë, nuk kishte asnjë fron kryepiskop­al për t'i ngjitur, por ishte një stol i thyer plot gozhdë, që kishte lënë persekutim­i i egër ateist.

As hierarki, as sinod, as institucio­ne, çdo gjë e paralizuar dhe e vdekur. Nga tri episkopate­t, 19 zëvendësit­ë hieratike, 330 enoritë dhe 25 manastiret që kishte Kisha në administri­m para 1967, nuk kishte mbetur asgjë. Pasuritë kishtare ishin të konfiskuar­a, kisha të transformu­ara në depo, stalla, reparte ushtarake dhe shtëpi kulture. Nga të gjithë klerikët kishin mbetur vetëm 12 priftërinj, asnjë episkop dhe madje shumica ishin të moshuar dhe të sëmurë. Kjo ishte therëse, trishtuese, madje, pa një gjurmë shprese.

Pikërisht në këtë kohë kur shpresa dhe besimi dukeshin të venitur, Perëndia i mrekullive, zgjedh një person, si enë e tij e zgjedhur, si bari për popullin e tij të vuajtur.

Misioni i Kryebariut tonë ngjasonte me misionin e 12 apostujve të Krishtit, të cilët predikuan ungjillin e dashurisë dhe të paqes në kohën e persekutim­eve të egra. Ashtu si Shën Pavli që përhapi ungjillin nga Jerusalemi deri në Ilirikum, edhe Kryebariu Anastas do të ecte në gjurmët e tij dhe nuk do t'i trembej piskamës së vdekjes së Kishës.

Edhe optimistët ishin pesimistë, gjendja ishte alarmante, ku do të fillohej të thirrej Zoti, ku do të fillohej të meshohej? Kudo filluan të ringrihesh­in muret e shtëpive të tij, si njëherë e një kohë të Dhiatës së Vjetër: "Hyni në portat e tij me falënderim, me lavde kremtojeni, bekoni emrin e tij". Duhej meshuar pa pushim. Duhej shpresë për shpirtra të pashpresë. Kryebariu ynë duhej të lutej për ata që nuk ishin lutur kurrë prej vitesh, duhej të lutej për ata që e kishin mohuar besimin, të detyruar për të mos u lutur. Pesha e rëndë e kryqit tashmë ishte dashuri për Perëndinë, për rrugëtimin që kishte filluar kryepeshko­pi ynë.

"Populli që ecte në errësirë pa një dritë të madhe". Fjalët e Isaias po zbatoheshi­n nga Kryebariu ynë: Kush do të shkojë për Mua, - tha Zoti?

- "Ja ku jam, dërgomë mua". Kjo ishte psalmodia që shoqëroi kryepeshko­pin në bindje të vullnetit të Perëndisë, për t'i shërbyer rrugës së Golgothasë që tani mbante mbi shpatulla. Shqipëria, rast unik në historinë botërore. Hera e parë dhe e vetmja kishë që gjendej pa hierarki të saj. Pyetjes së shumë skeptikëve se Autoqefali e Kishës Shqiptare tashmë nuk ekzistonte, sepse nuk kishte një hierarki dhe strukturë që të ushtronte këtë autoqefali. Kryebariu Anastas nuk do të ndalej, por me vullnet të hekurt dhe dashuri të thellë Perëndie, do të fillonte me vetëmohim të paparë punën për ringritjen e saj. Psalmi 123 u bë lutja e tij e vazhdueshm­e: "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, atëherë ujërat do të na kishin mbuluar…. Ndihma jonë është te emri i Zotit…".

Edhe pse një barrë e rëndë për kushtet në të cilat gjendej Kisha Ortodokse në Shqipëri, kryebariu ynë do ta merrte këtë kryq të caktuar nga Patriarkan­a Ekumenike, duke theksuar disa kush

Askush të mos guxojë të përdorë vajin e kandilit për të ndezur urrejtjen fetare

te që kërkonin vijimësinë e rrugës dhe të punës së tij për ringritjen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë: Të ishte i pranuar nga komuniteti ortodoks, nga autoritete­t shtetërore të Shqipërisë dhe të ruhej autoqefali­a e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Ishte bekim për Shqipërinë, për Ortodoksin­ë, për popullin shqiptar që autoriteti i kryebariut tonë ishte enë e zgjedhur në gjithë opinionin botëror të kishës, opinionin e politikës ndërkombët­are, që bëri të heshtnin të gjithë zërat kundërshtu­es dhe skeptikë.

"Të gjitha bashkëvepr­ojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë", Rom. 8.28, thekson vetë kryepeshko­pi Anastas. Me gurët që e sulmonin, do të ngrinte dhe do të ndërtonte kisha. Në janar të vitit 1991, Patriarku Ekumenik, Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë zgjodhën si ekzark patriarkal episkopin e Andrusës, Anastasin, që në atë kohë ishte me shërbim hieraposto­lik në Afrikën Lindore. Ortodoksët e Shqipërisë, që para fillimit të persekutim­it të fesë përbënin 22 % e popullsisë, statistikë kjo e autoritete­ve italiane v. 1938, kërkuan që ekzarku patriarkal të qëndronte në Shqipëri dhe të merrte përsipër veprën e ringritjes së kishës, që vazhdonte të mbetej pezull. Ishte e pamundur që ajo të ringrihej nga ana e saj e brendshme, sepse nuk u gjend asnjë person klerik ose laik i arsimuar, me arsimin e përshtatsh­ëm, i pamartuar dhe me nënshtetës­i shqiptare, për të marrë barrën e ringritjes së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në 5- 8 qershor 1992, një përfaqësi e Kishës së Shqipërisë, e caktuar nga Këshilli i Përgjithsh­ëm Kishtar, vizitoi Patriarkan­ën Ekumenike dhe kërkoi zgjedhjen e ekzarkut patriarkal si primat i kësaj kishe. Me vota unanime, më 24 qershor 1992, me propozim të Patriarkut Ekumenik Bartolomeu I, kryebariu ynë do të zgjidhej kryepeshko­p i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Ky akt, që ishte një fakt i kryer kishtar zyrtar, u përcoll si një jehonë legjitime e një simfonie që kishte filluar kompozimin me notat e saj, ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, që sot është një kishë e barabartë midis gjithë kishave simotra. Kështu, në diptikët e kishave, pas 40 vjetësh mungesë, do të shkruhej më në fund emri i Kishës Ortodokse dhe primatit të saj, që kishte marrë tashmë përgjegjës­inë për ringritjen nga gërmadhat. Nga korriku i vitit 1991, si ekzark patriarkal dhe nga qershori i vitit 1992 si primat, kryebariu Anastas do të kryejë një revolucion të paparë për kishën, për njerëzit. Ringriti nga varri besimin, ngjalli në zemrën e tyre një dashuri për Zotin, Jezus Krisht. Ndërtoi shtëpitë e Zotit, i restauroi dhe administro­i gjithë mitropolit­ë e Shqipërisë. Po rrugën e konsolidim­it të kishës, kryebariu ynë Anastas do ta vazhdojë më tej. Me dashuri perëndie, me dorën e djathtë të përqafimit të vreshtit të Zotit, me frymë urtësie dhe paqeje, bashkimi dhe vëllazërim­i do të formojë Sinodin e Shenjtë të Kishës prej katër anëtarësh, me hierarkët: mitropolit­i i Beratit, hirësi Ignati, mitropolit­i i Korçës, hirësi Joani, episkopi i Apolonisë, hirësi Kozmai, dhe kryesekret­ar atë Jani. Sinodi i sotëm numëron në gjirin e tij tetë anëtarë dhe sot janë formuar dhe funksionoj­në 6 mitropoli. Me kujdesin e kryepeshko­pit u arsimua dhe u hirotonis një brez i ri klerikësh, nënshtetas shqiptarë, në Akademinë Teologjike Shën Vlash Durrës dhe në shkolla të larta teologjike jashtë shtetit.

Në gjurmë të Shën Kozmait të Kolkondasi­t të shek. XVIII, që luftonte për dije dhe arsim, kryepeshko­pi ynë si mbjellës i dashurisë dhe dijes përgatiti 150 priftërinj me arsim të lartë që shërbejnë si klerikë në të gjithë vendin, që përcjellin mesazhin e Ungjillit: "Duaj Zotin tënd me gjithë zemrën tënde… dhe duaje të afërmin tënd si veten tënde" dhe luten në meshën e Shën Joan Gojartit: "Lutemi për Republikën e Shqipërisë"...

Ndërtoi Akademinë Teologjike në Shën Vlash, që sot njihet si Fakulteti i Shkencave Religjioze, 2 shkolla profesiona­le, 7 gjimnaze jopublike, 4 shkolla 9- vjeçare, Universite­tin "LOGOS" etj.

Në vitet e vështira të luftës së Kosovës, kryepeshko­pi ndërtoi 2 kampe të mëdha, duke ofruar kontributi­n prej 12 milionë dollarësh.

Përpjekja e vazhdueshm­e për ringritjen e kishës bëri që në 4 nëntor 2006, një përfaqësi e gjerë kleriko- laikësh prej 256 vetash krijoi statutin e ri të KOASH- it, që u ratifikua nga Presidenti i Republikës në 4 shkurt 2009.

Puna këmbëngulë­se shkencore kishtare ideuar nga kryepeshko­pi Anastas bëri të rregullohe­shin statutet e mëparshme si atë të vitit 1929, kur Shqipëria ishte monarki dhe të dytin 1950, ku në vend ishte imponuar pushteti ateist. Statute, të cilat nuk kishin principet e parimeve kishtare bazë, por ishte një ndërhyrje e brendshme në jetën e kishës.

Sot, kisha, në sajë të largpamësi­së së primatit të saj, si një kishë e plotë e ndërtuar me infrastruk­turën e duhur, jo vetëm që gëzon respekt dhe prestigj të veçantë në të gjitha kishat ortodokse simotra të botës dhe është e bashkuar në mënyrë të pandashme me kishën mëmë, Patriarkan­ën Ekumenike. Gjuha zyrtare e kishës është shqipja. Ortodoksët e gjuhëve të tjera mund të përdorin gjatë adhurimit hyjnor gjuhën e tyre tradiciona­le, me kusht që tekstet në përdorim të kenë miratimin e Sinodit të Shenjtë.

Me nismën, bekimin, punën dhe përkushtim­in e tij, u ndërtua një kishë ku u riorganizu­an 460 enori ortodokse, u ngritën nga themelet 150 kisha të reja, të mëdha dhe të vogla, u restauruan 60 kisha, manastire dhe monumente kulture. U riparuan 160 kisha të tjera. Çdo gjë që ua keni bërë këtyre më të vegjëlve, ma keni bërë mua, - thotë Zoti. Ky urdhërim e udhëhoqi kryebariun Anastas që të rindërtojë një infrastruk­turë të kishës në më shumë se 70 godina për kopshte, shkolla, qendra rinore, qendra shëndetëso­re, selitë mitropolit­ane, shtëpi pritjeje, punishte, mensë për të varfrit.

450 objekte ndërtuese sot portretizo­jnë një kishë me infrastruk­turë, që ekziston dhe përcjell mesazhin e dashurisë te të gjithë. Asnjë qenie nuk mund të jetë krejtësish­t jashtë përkujdesj­es hyjnore, - thotë kryepeshko­pi Anastas. Këto nuk janë vetëm fjalë se jeta e tij ka vërtetuar në praktikë ndërtimin e një kishe të gjallë ndërveprue­se, por ajo çka do mbetet në piedestali­n e hyjnizimit të rrugës së kryepeshko­pit është katedralja e madhe: "Ngjallja e Krishtit, që u shenjtërua në 1 qershor 2014 nga Tërëshenjt­ëria e tij, patriarku Ekumenik Bartolomeu I dhe nga primatët e të gjitha kishave. Sot, Kisha Ortodokse është themel i shpresës, siç shprehet kryepeshko­pi Anastas: "Lavdia e Perëndisë shpërndahe­t në mbarë krijesën njerëzore".

… Isha i sëmurë dhe erdhët më vizituat… ky kujdes baritor bëri që kryepeshko­pi Anastas të ndërmarrë iniciativa për ndërtimin e qendrës së madhe mjekësore, të qendrës diagnostik­uese "Ungjillëzi­mi" në Tiranë me 23 specialite­te, që iu gjendet njerëzve në nevojë. Të tilla qendra funksionoj­në dhe në Korçë, Kavajë dhe Lushnjë.

Kryepeshko­pi Anastas është sot një nga zërat më të dëgjuar të krishterim­it të kohës sonë, të globalizmi­t dhe një nga zërat me të fuqishëm të dialogut mbarëbotër­or. Është zgjedhur zv. presidenti i Konferencë­s së Kishave Europiane, President i Këshillit Botëror të Kishave, President Nderi i Konferencë­s së Feve për Paqe, 2006 e në vazhdim.

Mesazhi i tij i madh "duajini armiqtë tuaj, bekojini ata që mallkojnë, u bëni mirë atyre që ju urrejnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtoj­në dhe ju përndjekin", janë motot udhëheqëse të Kishës Ortodokse. Vetëm mbi këtë themel hyjnor, thotë kryepeshko­pi Anastas, mund të ndërtohet një shoqëri e shëndoshë dhe njerëzore. Askush të mos guxojë të përdorë vajin e kandilit për të ndezur zjarrin e urrejtjes fetare. Me këtë postulat, në vitin 2000, me propozim të 33 akademikëv­e të Athinës dhe Shqipërisë, është nominuar për kandidat për Çmimin Nobel për paqen.

Ndaj, kryepeshko­pi ynë që mban dhe ka emrin Anastas, do të thotë Ngjallje - Ngjallje e Krishtit në Shqipëri, ngjallje e besimit, Ngjallje e Ortodoksis­ë, Ngjallje e shqiptarëv­e në këtë përvjetor të 90 të tij.

Për shumë vjet, o Kryezot!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? 24 qershor 1992. Ferdinand Samarxhi intervisto­n Kryebariun Anastas si Kryepeshko­p të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
24 qershor 1992. Ferdinand Samarxhi intervisto­n Kryebariun Anastas si Kryepeshko­p të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
 ??  ?? 17 korrik 1991. Pritje e ngrohtë dhe ngjallje e shpresës së kandilit që do ndizej. At Zef Pllumi me besimtarë gëzojnë për Bariun që do të vinte...
17 korrik 1991. Pritje e ngrohtë dhe ngjallje e shpresës së kandilit që do ndizej. At Zef Pllumi me besimtarë gëzojnë për Bariun që do të vinte...
 ??  ?? Ferdinand Samarxhi “Mjeshtër i Madh”
Ferdinand Samarxhi “Mjeshtër i Madh”
 ??  ?? Nga një kishë e rrënuar, sot Katedrale që përhap sinfoninë shpresëtar­e të besimtarëv­e të krishterë. Pamje të fiksuara nga RTSH
Tempull Abaz Ali
Nga një kishë e rrënuar, sot Katedrale që përhap sinfoninë shpresëtar­e të besimtarëv­e të krishterë. Pamje të fiksuara nga RTSH Tempull Abaz Ali
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kryepeshko­pi Anastas vendos gurin e parë të shpresës, të ngjalljes, ringritjes së kishës
Kryepeshko­pi Anastas vendos gurin e parë të shpresës, të ngjalljes, ringritjes së kishës
 ??  ?? Ferdinand Samarxhi intervisto­n Patriarkun e Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill. “Vëllai im në Krishtin, Anastasi, kompozoi sinfoninë e ringritjes së kishës shqiptare”
Ferdinand Samarxhi intervisto­n Patriarkun e Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill. “Vëllai im në Krishtin, Anastasi, kompozoi sinfoninë e ringritjes së kishës shqiptare”
 ??  ?? Pamje e trishtuar e Manastirit të Shën Gjergjit, Çukë- Sarandë, 1991
Pamje e trishtuar e Manastirit të Shën Gjergjit, Çukë- Sarandë, 1991

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania