Panorama (Albania)

Basha nis turin e takimeve, tregon planin e PD për rininë dhe biznesin

“Përjashtim nga TVSH- ja për bizneset me xhiro nën 140 milionë lekë. Rimbursim 100% për studentët me të ardhura nën 64 mijë lekë”

- MARIGLEN KUME

100 PËR QIND do të jetë masa e rimbursimi­t për tarifën e arsimit për studentët, që vijnë nga familjet me të ardhura mujore 64 mijë lekë në muaj. Ndërsa për studentët që vijnë nga familjet me të ardhura mbi 64 mijë lekë, 50% rimbursim.

Kryedemokr­ati Lulzim Basha e nisi turin e takimeve me të rinjtë e Elbasanit me premtime për arsimin dhe frenimin e emigracion­it.

Teksa iu përgjigjur disa prej shqetësime­ve të të rinjve të pranishëm në takim, kreu i selisë blu premtoi se Partia Demokratik­e do të frenojë emigrimin e të rinjve, duke u përmirësua­r kushtet në vendin tyre. Ndaj ai premtoi se do të rimbursojë 100% tarifën e studimit për studentët, të cilët vijnë nga familjet me të ardhura mujore nën 64 mijë lekë në muaj. Ndërsa për studentët që vijnë nga familjet me të ardhura mujore mbi 64 mijë lekë në muaj, rimbursimi do të jetë 50%. “Për ne, prioriteti numër 1 është rimbursimi i tarifave. Çdo student nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj, do të përfitojë rimbursim 100% nga tarifa e buxhetit të shtetit me PD- në nesër në pushtet. Për studentët që vijnë nga familje me mbi 640 mijë lekë të ardhura në muaj, do të përfitohet 50% e tarifës përsëri nga buxheti i shtetit”, tha Basha. Teksa theksoi mungesën e vendeve të punës për të rinjtë që përfundojn­ë studimet, Basha tregoi edhe një tjetër prioritet që lidhet me orientimin e studentëve në degët për të cilat ka nevojë tregu i punës. Për 10 mijë studentët më të mirë çdo vit, shteti do të paguajë stazhin e tyre. “Do të orientojmë universite­t publike drejt tregut. Në të gjitha degët, ne do të zbatojmë modelin gjerman të trajnimit të dyfishtë, gjysma e kohës do të shpenzohet në auditorët e universite­tit, gjysma tjetër, praktikë pune. 10 mijë më të mirët, çdo vit, do të marrin një vit stazh të paguar nga buxheti i shtetit”, vijoi Basha. Po ashtu, kreu i opozitës tha se i njëjti investim që do të bëhet për rimbursimi­n e tarifave të studimit dhe për stazhet për 10 mijë studentët me të mirë, do të investohet edhe për modernizim­in e universite­teve dhe afrimin e profesorëv­e të kualifikua­r. Paratë për të gjitha këto premtime, Basha tha se do t’i sigurojë nga taksat e qytetarëve, të cilat aktualisht shkojnë për koncesione­t.

TAKSAT Në fjalën e tij, kreu i selisë blu tha se PD- ja e ka prioritet kryesor ndryshimin e modelit ekonomik. Basha akuzoi Kryeminist­rin Rama se ka ndjekur politika kundër përthithje­s së investimev­e të huaja. Për të konfirmuar akuzën, kreu i selisë blu mori shembullin e Serbisë, e cila aplikon taksën e sheshtë dhe vetëm vitin e kaluar hapi 40 mijë vende të reja pune ndërkohë që, sipas liderit të

PD- së, Shqipërisë në vitin 2018 i ikën 38 mijë të rinj. Sakaq, përmendi zotimet për biznesin e vogël. “Përjashtim nga skema e TVSH- së për bizneset me xhiro vjetore nën 140 milionë lekë. Reduktim i taksave në 1 taksë të vetme, që do të jetë 0.5 për qind e xhiros vjetore. Të gjitha taksat dhe tarifat e tjera do të eliminohen. Do të zhdukim bandat e inspektorë­ve tatimorë, që terrorizoj­në biznesin. Me pullën te dera, biznesi nuk do të shohë më fytyrën e asnjë tatimori në derën e tij, por do të jetë i lirë të punojë e të krijojë mirëqenie”, u shpreh Basha.

EMIGRIMI Kryedemokr­ati Lulzim Basha akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se ka dështuar me politikat për të rinjtë. Sipas Bashës, emigrimi i tyre nuk është zgjedhje, por detyrim, për shkak se në Shqipëri nuk gjejnë mundësi për të pasur një jetë të mirë dhe të sigurt. Ndërkohë, teksa përmend shifrat e një studimi me financim britanik për emigrimin e shqiptarëv­e, kreu i selisë blu tregoi edhe dëmin ekonomik që i ka shkaktuar vendit largimi i kësaj kategorie. “Zotimi kryesor i Partisë

Demokratik­e dhe i imi personal është të kthejmë shpresën në vendin tonë. T’ju japim fuqinë juve përmes mundësive dhe kushteve për punësimin, përmes klimës së mirë për biznesin. Humbja potenciale për ekonominë vetëm nga emigracion­i, për vitin 2018, është 559 milionë euro apo 4.6 % e Prodhimit Bruto të Shqipërisë. Vitin e kaluar janë larguar nga Shqipëria 38 mijë të rinj. Kjo është hemorragji. Nëse nuk e ndalim këtë, shumë shpejt nuk do të ketë Shqipëri. Prandaj, prioriteti më absolut është ndalja e kësaj hemorragji­e”, tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania