Panorama (Albania)

Denaj: Rritja ekonomike ra në 3.4%, efekt te të ardhurat

Ulet parashikim­i për rritjen ekonomike, shkurtohen të ardhurat e shpenzimet

-

3.4

PËRQIND

pritet të jetë rritja ekonomike e Shqipërisë në përfundim të këtij viti. Kjo shifër ka dalë pas korrigjimi­t që i është bërë buxhetit. Shifra është dhënë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, gjatë fjalës së saj në Parlament.

70

MILIARDË LEKË

janë të ardhurat e mbledhura nga DPT- ja për Kontribute­t. Sipas ministres Denaj, kjo është në masën 5.8% ose 3.8 miliardë më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit 2018

Qeveria propagando­n rritje ekonomike dhe ulje të papunësisë, por e vërteta në shifrat zyrtare është krejt ndryshe. Parlamenti ka miratuar këtë fillim jave aktin normativ të buxhetit 2019.

Gjatë prezantimi­t të ndryshimev­e në buxhetin e vitit 2019, ministrja e Financave, Anila Denaj, deklaroi se qeveria ka rishikuar me ulje ritmet e rritjes ekonomike për këtë vit në 3.4%, nga 4.3% në fillim të vitit. Ministrja Denaj pranoi se rishikimi me ulje i rritjes ekonomike do të shoqërohet me një nivel të ulët të të ardhurave, të programuar­a në buxhetin e këtij viti. “Sektorët që kanë shënuar rritje të qenësishme pozitive në tremujorin e dytë të këtij viti, me kontribut më të lartë pozitiv, janë: industria nxjerrëse, ajo përpunuese me 15.6% rritje; industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve me 4.4% rritje; ajo e produkteve të drurit dhe letrës, me 15.6 % rritje. Performanc­ë të ulët kanë shënuar sektori i energjisë elektrike dhe ai i argëtimit e çlodhjes, ku bëjnë pjesë lojërat e fatit, të dyja me një efekt minus 1.6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Ky ritëm më i ulët i rritjes ekonomike sesa ai i parashikua­r për këtë vit, ka rritur edhe përgjegjsh­mërinë për të parë ritmin e rritjes së këtij viti, duke e korrigjuar atë në 3.4% në përfundim të këtij viti. Sigurisht, kjo do të sjellë një efekt negativ edhe në nivelin e të ardhurave ndaj parashikim­it”, u shpreh ministrja e Ekonomisë dhe Financave. Ndërsa qeveria ka miratuar shkurtimin e fondeve në buxhet dhe uljen e planit për mbledhjen e të ardhurave nga tatimet dhe doganat, përsëri propagando­n rritje të sektorëve të ekonomisë. “Të ardhurat totale të mbledhura për 9- mujorin e vitit 2019 u realizuan në masën 301.3 miliardë lekë, 3.7% ose 10.8 miliardë më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave u realizuan në vlerën 120.8 miliardë lekë, 2.5% më shumë se 9- mujori i vitit 2018. Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve u realizuan në vlerën 180.5 miliardë lekë, ose 4.6% më shumë sesa 9- mujori i vitit 2018. Rimbursimi i TVSH- se është rritur + 40% krahasuar me vitin 2018, ose + 4.2 miliardë lekë. Të ardhurat e mbledhura nga

DPT- ja për Kontribute­t u realizuan në masën 70 miliardë lekë, 5.8% ose 3.8 miliardë më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit 2018”, tha Denaj. Por sipas të dhënave të 9- mujorit të këtij viti, Tatimet dhe Doganat mblodhën 5.8% më pak të ardhura se plani, duke e çuar boshllëkun për 9- mujorin në 7.4 mld lekë. Ajo çfarë shihet si më shqetësues­e është rënia e TVSHsë së mbledhur nga Tatimet, që njihet si TVSH e brendshme dhe tregon konsumin në ekonomi. Për muajin shtator, të ardhurat nga ky zë janë vetëm 1.8 miliardë lekë, apo 45% më pak se plani. Nga ana tjetër, arkëtimet nga Doganat janë edhe më larg planit. Të ardhurat nga akciza, TVSH- ja e importit dhe taksat doganore janë të gjitha në rënie. Për muajin shtator, nga ky institucio­n mungojnë 1,3 miliardë lekë, ndërkohë që për 9mujorin dëmi arrin në rreth 5 miliardë lekë. Duket se qeveria në kulmin e aksionit kundër informalit­etit dështoi të realizonte planin e të ardhurave në buxhet.

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Financave, Anila Denaj
Ministrja e Financave, Anila Denaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania