Panorama (Albania)

Buxheti, Gjonaj: Na ndihmon për Reformën e Drejtësisë

Murrizi: Borxhi, më i lartë nga ai i deklaruar nga qeveria

-

Raportimi i ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në Kuvend për aktin normativ është pritur me kundërshti nga deputeti opozitar, Myslim Murrizi. Ky i fundit vuri theksin në rritjen e borxhit publik, i cili sipas tij, tashmë del që të jetë 2.9% më i lartë nga ai që ka deklaruar më herët nga qeveria. Murrizi kërkoi mbajtjen e përgjegjës­isë për këtë gjë, pasi për buxhetin e çdo shqiptari, një gjë e tillë rëndon plot 3 mijë euro. “Borxhi publik shkon 69.9% dhe jo 67.1%, pra është rreth 2.9% më i lartë nga ai i deklaruar nga qeveria. I bie që shqiptarët të kenë sot rreth 10 miliardë euro borxh ose nga 3000 euro borxh për frymë. Nuk na thuhet se kujt po i hiqen konkretish­t fondet. Pra, kujt ia kishit planifikua­r rreth 25- 26 milionë euro që do t’i jepnit më parë, nga lëvizin këto para që ishin planifikua­r”, u shpreh Murrizi. Por nga ana tjetër, dy ministret, Etilda Gjonaj e Drejtësisë dhe Ogerta Manastirli­u e Shëndetësi­së, treguan aspektet pozitive që përftohen nga ky akt normativ. Për Gjonajn, këto ndryshime do të bëjnë të mundur avancimin me ritme më të shpejta pune për Reformën në Drejtësi. “Nëpërmjet këtij akti normativ do të jepet mundësia për të vijuar më tej objektivat, që udhëheqin punën tonë si në zbatimin e Reformës në Drejtësi, luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, rritjen e sigurisë në institucio­net penitencia­re apo vijimin e investimev­e dhe modernizim­it të sistemeve. Me këtë akt normativ që po diskutojmë sot, ‘ Mbi rishikimin e ligjit të buxhetit të vitit 2019’, në total, Ministrisë së Drejtësisë i janë shtuar 62 milionë e 500 mijë lekë investime të brendshme, duke rialokuar dhe mirëmenaxh­uar një pjesë të shpenzimev­e korrente të pashpenzua­ra, kjo falë edhe mirëmenaxh­imit që u është bërë fondeve. Projekti i investimit për ndërtimin e arkivit elektronik, motorit të kërkimit të Qendrës së Botimeve Zyrtare do të jetë pjesë e këtij akti normativ për të bërë të mundur modernizim­in e sistemit dhe lehtësimin në aksesimin e akteve, si dhe informimin më mirë të publikut. Gjithashtu, një fond i konsiderue­shëm i është rialokuar Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve për investim dhe shërbim në pajisje të ndryshme sigurie për sistemin e burgjeve”, u shpreh Gjonaj. Ndërsa për Manastirli­un, këto ndryshime janë të vlefshme pasi i japin një rëndësi më të madhe skemës së asistencës për personat me aftësi të kufizuara. “Ky akt normativ konsolidon ato objektiva në funksion të përmirësim­it të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve për të rritur aksesin në shërbimet shëndetëso­re dhe sociale. Ky akt parashikon një rritje me 300 milionë lekë për të mbuluar dhe financuar skemën e PAK në kuadër të modernizim­it të asistencës sociale dhe do ta orientojë këtë skemë tek ata që kanë më shumë nevojë”, tha Manastirli­u.

 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u
Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u
 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania