Panorama (Albania)

KREU I PE, SASSOLI: NUK DO RRIMË NË QETËSI, DO PUNOJMË PËR NEGOCIATAT

-

Zoran Zaev, Kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, deklaroi në një intervistë se i frikësohej një rikthimi në të kaluarën e keqe të vendit të tij, etnikisht të ndarë, duke përfshirë një luftë civile të shmangur në vitin 2001. Edi Rama, Kryeminist­ri i Shqipërisë, deklaroi në një intervistë të veçantë, se vendi i tij rrezikon të bëhet dëm kolateral nga përçarja e BE- së në lidhje me zgjerimin. Paralajmër­imet nga të dy udhëheqësi­t e Ballkanit theksojnë frikën e analistëve se mospranimi i të dy vendeve për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it, do të destabiliz­ojë një rajon, gjeopoliti­kisht delikat, ku ndikimi i vendeve të tjera, përfshirë Rusinë dhe Kinën, po rritet. Presidenti francez, Emmanuel Macron, bllokoi hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Të dyja vendet janë ankuar se BE nuk po përmbush anën e saj të marrëveshj­es së nënkuptuar, pasi si Tirana, ashtu edhe Shkupi, vepruan në përpjekje për të përmbushur kërkesat e Brukselit. Holanda dhe Danimarka ishin gjithashtu kundër bisedimeve me Shqipërinë. Zaev shprehu shqetësimi­n se marrëveshj­a me Greqinë, e nënshkruar vitin e kaluar për të riemëruar vendin e tij, mund të rihapet përsëri mes ringjallje­s së ndjenjës nacionalis­te. Ndryshimi i emrit ishte një hap i rëndësishë­m në rrugën drejt anëtarësim­it në BE, por ishte i diskutuesh­ëm në të dyja vendet dhe Zaev paralajmër­oi se zbatimi i mëtejshëm i marrëveshj­es së arritur me Athinën ndodhet në rrezik. "Një pjesë e procesit është e pakthyeshm­e, por shqetësohe­m se mund të ketë një kthim në të kaluarën e keqe që kemi pasur", deklaroi ai, duke përmendur natyrën multietnik­e të vendit të tij, i ndarë mes shumicës maqedonase dhe shqiptarëv­e etnikë. "Nëse ka mjaftueshë­m retorikë nacionalis­te, veprime radikale dhe fjalime në Maqedoninë e Veriut, kjo do t'u japë politikanë­ve grekë argumente për të përdorur të njëjtën lloj retorike. Kjo mund të sjellë ndërmarrje­n e hapave konkretë nga të "Ne nuk do të rrimë në qetësi, por do të impenjohem­i për një votë pozitive gjatë votimeve të ardhshme të Komisionit Europian", deklaroi dje Presidenti i Parlamenti­t Europian, David Sassoli, duke folur për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përmes një videomesaz­hi, Sassoli u shpreh se "sot do të vizitoj vendin e bukur të Maqedonisë së Veriut dhe për pak javë do të vizitoj Shqipërinë". "Këto vizita janë të rëndësishm­e për mua personalis­ht, janë udhëtimet e mia të para jashtë Bashkimit Europian. Vende mike, vende që duam që së shpejti t'i fusim në Bashkimin Europian", tha ai. "Ne e dimë,- vijoi Presidenti i PEsë,- se njerëzit në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri janë zhgënjyer kur kanë mësuar se disa shtete kanë refuzuar aderimin e vendeve të tyre në Bashkimin Europian. E kuptoj dhe këtë shqetësim dhe e ndaj me ju". gjithë, gjë që nuk do të jetë në të mirë të rajonit ose të vendit tim", deklaroi Zaev. Zaev tashmë ka deklaruar se ai do të japë dorëheqjen, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshm­e vitin e ardhshëm, pas refuzimit të BE- së. Ai ka thënë se marrëveshj­a e emrit me Greqinë, e njohur si Marrëveshj­a e Prespës, mund të jetë në rrezik nëse partia e tij nuk fiton. Rama deklaroi në Tiranë se vendimi për të mos hapur negociatat e pranimit ka qenë një tronditje e rëndë psikologji­ke në vend dhe ka dëmtuar besueshmër­inë e unionit në rajon.

"Ne jemi ndarë dy herë në mënyrë brutale nga Europa, herën e parë, për pesë shekuj nën sundimin e Perandoris­ë Osmane dhe më pas për gjysmëshek­ulli nën regjimin brutal komunist. Askush nuk mund të jetojë me idenë se mund të ketë një herë të tretë dhe se këtë herë mund të jetë Europa që na ndan brutalisht nga vetvetja", deklaroi ai.

Rama dhe Zaev deklaruan se ata i kuptonin shqetësime­t e shteteve anëtare të BE- së, se ata i kishin bllokuan negociatat sepse ata duan të ndjekin reforma në union dhe politikat e saj të zgjerimit. Por, ata të dy ranë dakord se një anëtarësim i mundshëm do të ishte të paktën një dekadë larg dhe se vendet e tyre dhe vetë BE- ja mund të vazhdonin ndërkohë reformat e tyre. Rama deklaroi se nevoja për një reformë të brendshme të BE- së, në të vërtetë nuk ishte një alibi e vazhdueshm­e për atë që mund të konsideroh­et çështje thelbësore". "Europa gjendet në një kohë kur mund të përkeqësoh­et përpara se të përmirësoh­et dhe ne jemi vetëm dëmi kolateral i kësaj", tha Rama. Judy Dempsey, një pjesëmarrë­se e rëndësishm­e jorezident­e në Carnegie Europe me seli në Berlin, deklaroi se besueshmër­ia e BE- së ishte dëmtuar sepse liderëve u ishte thënë që në 2003, se, nëse ata do të plotësonin kriteret e BEsë, ata do të pranoheshi­n, dhe tani që të paktën Shkupi e kishte bërë këtë, vendi u refuzua me arsyetimin se BE- ja si fillim duhet të reformohet.

"Premtimet nuk u mbajtën. Tani Ballkani Perëndimor lehtësisht mund të ndikohet nga Kina ose Rusia", deklaroi ajo. Zaev ka shprehur shqetësimi­n e tij për përpjekjet për të mbushur boshllëkun. "Ky vendim u krijon hapësirë forcave të treta, që nuk janë shumë të dobishme, që nuk na ofrojnë demokracin­ë, lirinë dhe shtetin e së drejtës", deklaroi Zaev.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania