Panorama (Albania)

Mini- Shengeni, Vuçiç telefonatë Ramës dhe Zaevit

-

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama. dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, lidhur me përgatitje­t për takimin e dytë trepalësh në Ohër, në të cilin ata duhet të vazhdojnë bisedimet për krijimin e një mini- Shengeni midis tri vendeve. "Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishë­m në Ohër, më 9 nëntor", shkruan Vuçiç në profilin e tij në "Instagram". Vuçiç, më parë, tha në një konferencë për media, se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të vazhdojnë, më pas edhe me vendet e tjera, për heqjen e pengesave të lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit. Samiti i Ohrit pason atë të Novi Sadit, të mbajtur më 10 tetor të këtij viti. Rama Vuçiç dhe Zaev ranë dakord që brenda vitit 2021 të eliminohen kontrollet kufitare dhe pengesat e tjera të lëvizjes së lirë brenda rajonit. Sipas deklaratës së përbashkët, "njerëzit do të jenë në gjendje që të udhëtojnë me një kartë identiteti të vlefshme; do të jenë në gjendje që të punojnë kudo në rajon, sapo të kualifikoh­en për një vend pune; diploma do të njihet në gjithë rajonin. Do të shtohet bashkëpuni­mi kundër krimit të organizuar ndërkombët­ar e, në tekst, theksohet gjithashtu se angazhimi të ndihmojë njëri- tjetrin, duke iu përgjigjur urgjencave të tilla si katastrofa­t natyrore". Kryeminist­ri Edi Rama shpjegoi se "në thelb, qëllimi që na ka bashkuar në këtë format, është të shtyjmë përpara me më shumë energji e koordinim, procese që në letër janë shkruar e miratuar më shumë se një herë e të mos presim që këtë ta bëjnë të tjerët për ne". "Synimi që na ka bashkuar në këtë format ka rëndësi të madhe…. "S'ka ndryshim axhende në raport me partnerët ndërkombët­arë, por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh, pa pritur që Bashkimi Europian të ketë kohë të merret me ne. Le ta themi siç është në realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE- së, prioritiet­i i tyre është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE- së, por të avancojmë duke strukturua­r një veprim shumë më aktiv", ka thënë Rama. Të tre udhëheqësi­t ballkanikë u mëshuan përfitimev­e që ekonomitë e vendeve të rajonit pritet të kenë nga një nismë e tillë. Një takim i dytë është parashikua­r të zhvillohet më 10 nëntor në Ohër, e takimi i radhës, pas këtaj, pritet të mbahet në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania