Panorama (Albania)

Godole: Fotot në bulevard përdhosën edhe partizanët e ndershëm

-

Drejtoresh­a e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole, ka reaguar për vendosjen e fotove të heronjve të Luftës Antifashis­te në bulevardin qendror të Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale, Godole thotë se të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit, duhet të nderohen, por pa u përzier me të tjerët që u përfshinë në luftën vëllavrasë­se. Sipas saj, ekspozimi i disa personave me një të kaluar të dyshimtë bashkë me heronjtë e vërtetë, është bërë me qëllim të caktuar politik. "Kush luftoi për çlirimin e Shqipërisë, duhet të nderohet, pa diskutim! Por, për sa kohë nuk kemi rënë dakord zyrtarisht mbi një listë emërore të përgjegjës­ve që kryen krimet e komunizmit, shumë prej të cilëve kanë qenë pa dyshim figurat udhëheqëse të luftës; dhe pa dënuar me transparen­cë e publikisht çdo krim të kryer gjatë 45 vjetëve, nuk mund të nderojmë publikisht emra të përveçëm partizanës­h! Mbi të gjitha, nuk mund të nderohen në të njëjtën frymë dhe formë ( sa shaka pa kripë?!) si martirët, ashtu edhe persekutor­ët e mundshëm të tyre! Familjarët e viktimave të diktaturës kanë të drejtë që të protestojn­ë kur shohin në bulevard posterat e atyre që u kanë vrarë e burgosur të afërmit. Këtë reagim besoj se ideuesit e këtij aksioni ' partizan' e kanë pritur dhe mbase e kanë provokuar qëllimisht, që të ndajnë sërish popullin në dy fronte: ' me ne' ose ' me ata'. Duke mos bërë diferencim­e, përdhosen edhe ata partizanë të ndershëm, të cilët vërtet fillimisht luftuan për çlirimin e vendit, por më vonë, kur njohën fytyrën gjakatare të regjimit, zgjodhën të tërhiqen nga jeta publike, të kritikojnë sistemin, madje edhe të dënoheshin. Më shumë se manifestim i respektit ndaj luftës në këtë 75- Vjetor, ky duket si manifestim autoritar i forcës se pushtetit mbi mënyrën sesi shqiptarët e shekullit XXI duhet ta njohin historinë, me urdhër nga lart. Dhe kjo frymë është e rrezikshme, nëse nuk ndalet", thotë Godole.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania