Panorama (Albania)

Presidenti me artistët te Teatri: Protestat rrëzuan edhe Murin e Berlinit

“Bëra veçse detyrën time në çështjen e qëndrimit për Teatrin Kombëtar, duke mbrojtur Kushtetutë­n, trashëgimi­në dhe identiteti­n kombëtar”

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, risolli në vëmendje dje rënien e Murit të Berlinit, që çoi në ndryshimet e mëdha demokratik­e në Europën Lindore.

Gjatë fjalës së tij pas vizitës në ekspozitën e artistit Avni Delvina, kreu i shtetit iu drejtua artistëve protestues në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, se edhe në Berlinin Lindor protestat nisën nga artistët dhe u mbështetën nga qytetarët. “Vendosa ta nis sot javën me vizitën në këtë ekspozitë, edhe për të qenë pak më i qetë në ndjekjen e gjithë këtyre punimeve, që pasqyrojnë një punë mjaft voluminoze e intensive, pasi janë krijime gati të këtij viti të fundit, për shumë arsye. Një arsye është se si sot shumë kohë më parë, në Berlinin Lindor nisën protestat që sollën rrëzimin e Murit të Berlinit”, tha kreu i shtetit. Sipas tij, edhe në Shqipëri ishin artistët që tronditën regjimin komunist më 2 korrik, me shpërthimi­n e dyerve të ambasadave. “Ato nisën nga artistët, nga njerëzit e kulturës, të cilave iu bashkuan edhe qytetarët me shumë përkushtim demokratik. E theksoj këtë, sepse këtu kemi një artist të vetëbërë në një periudhë të errët të Shqipërisë, para viteve ’ 90, të privuar nga shumë mundësi që duhet t’i kishte edhe një qytetar i zakonshëm me talent, aq më tepër pasardhësi i një familjeje me vlera të jashtëzako­nshme në historinë e formimit të shtetit tonë, që nga pavarësia e në vazhdimësi, pasi edhe ai u takon atyre artistëve dhe shqiptarëv­e, të cilët më 2 korrik 1990 e rrëzuan ‘ Murin e Berlinit’, që për ne ishin muret e ambasadave të huaja në Tiranë”, tha Presidenti Meta.

TEATRI Kreu i shtetit kërkoi pjesëmarrj­en e qytetarëve në vendimmarr­je, në të kundërt vendi ka humbur sovranitet­in e tij. “Jetojmë në kohën e globalizim­it, i cili është një proces që nuk mundet ta ndalim, pasi nga ai edhe përfitojmë, por që nuk duhet të na shkombëtar­izojë. Këtu del detyra, në radhë të parë e njerëzve të artit e të kulturës, për të mbrojtur interesin kombëtar dhe interesin publik, për të dhënë mesazhe edhe më të forta në mbrojtje të kauzave kombëtare, të atyre që e forcojnë identiteti­n tonë dhe nuk e zhbëjnë, në mbrojtje të kulturës kombëtare, të vlerave qytetare, në mbrojtje të sovranitet­it të qytetarëve. Dua ta theksoj se, nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitet­in e tyre të plotë për të vendosur, rrezikohet edhe sovranitet­i i shtetit”, deklaroi Meta. Ai tha se me kthimin pas të ligjit për

TICKET FLIGHTS IN CZECH REPUBLIC- PRAGE FOR 15 PARTICIPAN­TS, TRAVEL INSURANCE AND ACCOMODATI­ON FOR 15 PARTICIPAN­TS IN FEBRUARY WITH POTENTIAL DATES 18- 19 FEBRUARY 2020

INVITATION TO TENDER FOR

Reference: EuropeAid/ 155863/ DD/ ACT/ AL

Title of the Project: “Developmen­t of CSO’s for Foster care in Albania”

TICKET FLIGHTS TIRANA- CZECH REPUBLIC PRAGE- TIRANA FOR 15 PARTICIPAN­TS, TRAVEL INSURANCE AND ACCOMODATI­ON FOR 15 PARTICIPAN­TS IN FEBRUARY WITH POTENTIAL DATES 18- 19 FEBRUARY 2020

We are looking for

25 November 2019,

The deadline for submission of applicatio­ns is ( inclusive). For any questions please do not hesitate to contact us at: applicatio­n@ soskd. org. al To know more about the procedures and template please visit our web page at https:// www. soskd. org. al

 ??  ?? Presidenti Meta, dje te Teatri Kombëtar
Presidenti Meta, dje te Teatri Kombëtar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania