Panorama (Albania)

VELIAJ: TEATRI FILLON VITIN E ARDHSHËM, ËSHTË KOHA PËR VENDIME

-

“Unë i pëlqej shumë debatet, por në të njëjtën kohë, e kuptoj kur është momenti për të marrë vendime… Teatri do të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm”, kështu shprehet kryebashki­aku Erion Veliaj për gazetarin e “The Irish Times”, Daniel McLaughlin. Në një shkrim me titull “Fytyra e ndryshimit të Tiranës”, gazetari McLaughlin ka intervistu­ar gjithashtu edhe artistin Maks Velo, një ndër firmëtarët kundër shembejs së Teatrit Kombëtar e që për “The Irish Times” e ka përshkruar si të “tmerrshëm” planin e teatrit të ri, por Veliaj këmbëngul, thuhet ndër të tjera në artikull. “Ky është objekti i fundit pas të cilit mund të kacavirren për të luftuar. Kur ta humbasin edhe këtë, do të hyjnë në histori jo vetëm si ata që nuk bënë asgjë kur e patën qytetin në dorë, por bënë çdo gjë që të pengonin edhe të tjerët, edhe pasi e humbën mundësinë e tyre”, thotë ai për demokratët. Maks Velo, sipas “The Irish Times”, e përshkruan si të “tmerrshëm” planin e teatrit të ri dhe bashkë me kolegë të tjerë arkitektë kanë firmosur kundër ndërtimit të tij. “Gjëja që më mahnit më shumë këtu është fuqia e hajdutëve, thotë ai. - Duhet të ndërrojmë pasaportat dhe të themi se vijmë nga shpella e Ali Babës”. teatrin, bëri detyrën e tij para ligjit dhe Kushtetutë­s. “Asnjë falënderim për mua nga të gjithë artistët këtu, pasi unë nuk kam bërë asgjë tjetër veçse detyrën time të përditshme, edhe në çështjen e qëndrimit për Teatrin Kombëtar, duke mbrojtur Kushtetutë­n, duke mbrojtur ligjin, duke mbrojtur trashëgimi­në kulturore, duke mbrojtur identiteti­n kombëtar. Dhe besoj se është e domosdoshm­e që të gjithë të reflektojm­ë e të dialogojmë si një shoqëri e qytetëruar, e emancipuar, për të zgjidhur të gjitha sfidat në mënyrë të arsyeshme, larg arbitrarit­etit, larg dhunës, larg mungesës së transparen­cës, larg interesave okulte, në interes gjithmonë të kulturës sonë, në interes të qytetarëve tanë. Nuk mund të ketë një Shqipëri europiane pa identiteti­n e saj kulturor dhe kombëtar”, tha Presidenti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania