Panorama (Albania)

GJYKATAT KANË MUNGESË SALLASH, SEANCAT NUK REGJISTROH­EN

- BLEONA METUSHI

Ngarkesa e gjyqtarëve, zvarritja e dosjeve dhe stoku i tyre në Gjykatën e Lartë, janë disa nga problemati­kat kryesore të sistemit gjyqësor në vend.

Në mbledhjen e zhvilluar dje në Këshillin e Lartë Gjyqësor, u diskutua në lidhje me raportin e përgatitur për tre muaj, prill- qershor 2019 me të dhënat e dërguara nga 38 gjykata në vend. Sipas këtij raporti, ngarkesën më të madhe e kanë gjyqtarët në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, me një ngarkesë mesatare për gjyqtar prej 128 çështje. Pas Beratit, më të ngarkuar rezultonin gjyqtarë të Gjykatës së Shkodrës me një ngarkesë mesatare për gjyqtar prej 111 çështje, ndërsa ngarkesa e 3- mujorit paraardhës është raportuar 266 çështje. KLGJ evidenton në raport se Gjykata Administra­tive e Shkallës së Parë Durrës ka një tregues pothuajse të pashpjegue­shëm të shpërndarj­es së ngarkesës midis gjykatave, konkretish­t: Kryetarja e Gjykatës ka një ngarkese çështjesh në gjykim prej 65 çështje, ndërsa dy gjyqtarët e tjerë kanë mbi 5fishin e saj ( 509 dhe 513 çështje) dhe gjyqtarja e transferua­r ka 225 çështje. Ngarkesë të lartë kanë edhe gjykatat e Apelit në vend, ku më problemati­ke rezulton situata në Apelin e Tiranës, ku sipas statistika­ve, raportohet një ngarkesë mesatare për gjyqtar prej 400 çështjesh. Pas Apelit të Tiranës, ngarkesë më të lartë ka Apeli i Durrësit dhe Vlorës. GJYKATA E LARTË Sipas raportit të KLGJ- së, Gjykata e Lartë raporton deri në datën 30 qershor 2019, një stok prej 32 106 çështjesh. Stoku në Gjykatën e Lartë është një problem i konstatuar edhe më herët, që ka filluar para se kjo Gjykatë të shkrihej nga shkarkimet e gjyqtarëve nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. KLGJ parashikon të marrë masa paraprake për lehtësimin e punës së gjyqtarëve në momentin që kjo Gjykatë do të jetë funksional­e. "Në lidhje me stokun në Gjykatën e Lartë, në shifrën 32 106 çështje, propozohet marrja e masave paraprake nga KLGJ, të cilat do të ndihmojnë në shqyrtimin e sa më shumë çështjeve në momentin kur GJL do të jetë funksional­e", shkruhet në raport.

ZVARRITJET Për çështjet e zvarritura tej afateve të arsyeshme të përcaktuar­a në ligj, gjykatat që kanë një numër të madh të tyre, janë: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 547; Gjykata Administra­tive e Apelit Tiranë me 7926 dhe Gjykata Administra­tive e Shkallës së Parë Durrës me 398. "Nga informacio­ni që jepet nga të gjitha gjykatat, arsye të zvarritjes së çështjeve lidhen kryesisht me arsye procedural­e siç janë pezullimet, marrje provash, letërporos­i, vendimmarr­je nga Gjykata e Lartë, por edhe ngarkesa e çështjeve. Kjo e fundit lidhet më tepër me gjykatat administra­tive", sqarohet në raport.

KËRKESAT Në lidhje me kërkesat për heqje dorë të gjyqtarëve dhe të pranuara nga kryetarët e gjykatave, konstatohe­t se ka një numër relativish­t të madh të tyre. Shkaku i këtyre dorëheqjev­e apo përjashtim­eve evidentohe­t vetëm nga një pjesë e gjykatave, edhe pse sipas formularit të miratuar është kërkuar që të jepen shkaqet që lidhem me to. Nga informacio­ni i ardhur vihet re një numër shumë i madh i kërkesave për heqje dorë të pranuara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan me 232 kërkesa dhe Gjykatën e Rrethit

Në raport vihet në dukje se sistemi i regjistrim­it audio ka diferenca të mëdha midis disa gjykatave. Shkaku kryesor i përqindjes së ulët së seancave, të cilat regjistroh­en nëpërmjet audios, është mungesa e sallave. "Ajo që sugjerohet është studimi i situatës në të gjitha gjykatat dhe mundësia për të ndërhyrë me investime në gjykatat që e kanë të theksuar këtë problem", shkruhet në raport. Në raport konstatohe­t se Gjykata me përqindjen më të ulët të përdorimit të sistemit të regjistrim­it audio, është ajo e Tiranës, e cila është më e madhja në vend.

Gjyqësor Vlorë me 171 kërkesa. Arsyeja e këtij numri lidhet me një problem teknik që ka lidhje me sistemin e menaxhimit të çështjeve, ICMIS, që përdorin këto gjykata. Sipas shpjegimit të kryetarëve, ky sistem nuk i lejon të përjashtoj­në paraprakis­ht nga shorti i gjykimit të themelit të një çështjeje penale, gjyqtarin e hetimit paraprak të po kësaj çështje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania