Panorama (Albania)

DOSJET E PARA, NË KORRIK

- ETLEVA DELIA

Pas vonesave disamujore, sot starton procesi i vetingut në Policinë e Shtetit.

I pari që do të përballet me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit është Oltion Shehu, shefi i Sektorit të Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. Emri i tij është përzgjedhu­r përmes procedurës së shortimit mes 45 dosjeve të para të drejtuesve të lartë të Policisë, SHÇBA- së dhe Gardës së Republikës, emrat e të cilëve u publikuan më 8 korrik nga KJV. Ministria e Brendshme njoftoi dje se Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të zhvillojë këtë javë seancat e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Seanca e parë dëgjimore zhvillohet sot në orën 12: 00, nga trupa e vlerësimit: Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj dhe me subjekt rivlerësim­i Oltian Shehun. Seancat e vetingut do të zhvillohen në të njëjtin vend, ku përballen me KPK- në prokurorët dhe gjyqtarët. Nga ana tjetër, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit publikoi dje listën e dytë të drejtuesve të lartë, që do t'i nënshtrohe­n shortit për fazën tjetër të vetingut. SHORTIMI I DYTE Në listën e publikuar dje nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit janë renditur emrat e 47 drejtuesve të tjerë të Policisë, dosjet e të cilëve janë marrë tashmë në shqyrtim. Bëhet fjalë për të gjithë drejtuesit e drejtorive vendore të Policisë, me përjashtim të drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupajt, emrat e të cilëve janë në 45 dosjet e para që i përkasin shortimit të parë. Gjithashtu, në këtë listë janë edhe zv. drejtuesit e policive vendore, ata të Krimeve dhe të Rendit, si dhe drejtuesit e drejtorive vendore të kufirit dhe migracioni­t. Po kështu, në listën e shortit të dytë janë edhe rektori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj, dhe të gjithë drejtuesit e lartë në Akademi e në

I dyti që do të përballet me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, siç është përcaktuar nga shorti, do të jetë zv. drejtori i përgjithsh­ëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Seanca dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar, Adriatik Ago, zv. drejtor i përgjithsh­ëm i SHÇBA- së, do të zhvillohet ditën e premte, në orën 12: 00. Trupa e vlerësimit përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. "Njoftim për seancë dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar, Adriatik Ago. Subjekti Adriatik Ago, zv. drejtor i përgjithsh­ëm, SHÇBA. Vendi: Pallati i Koncerteve ( ish- Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Data/ Ora: E premte, datë 8 nëntor 2019, ora 12: 00. Trupa e Vlerësimit: Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. Mediat mund të regjistroj­në pamje ose foto vetëm në momentet e para, ndërsa gazetarët mund të ndjekin seancën. Mediave u lejohet të filmojnë shpalljen publike të vendimit", njoftoi dje Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Kolegjin e Policisë.

VETINGU Procesi i vetingut për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke filluar me Ardi Veliun, pritej që të niste në fund të muajit korrik, kur edhe u publikua lista me emrat e 45 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, SHÇBA- së dhe Gardës së Republikës, që u shortuan të parët. Subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe në Gardën e Republikës. Dosjet e vetëdeklar­imit janë tërhequr në fund të muajit maj nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit kur edhe nisi puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratav­e, kërkimit të informacio­neve dhe verifiki

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, që do të kryejë vlerësimin kalimtar e periodik të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA- së, ka nisur procedurat për 45 dosjet e para që prej muajit korrik. Pas miratimit të listës me vendimin e datës 20 maj 2019, më 3 qershor janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e vlerësimit për 45 subjekte. Pesë trupat e vlerësimit kanë nisur hetimin administra­tiv me kërkimin e të dhënave nga institucio­net publike dhe private. Ky proces bazohet në tre komponentë­t e vlerësimit të tyre, kontrolli i pasurisë, kontrolli i figurës, kontrolli profesiona­l. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit njoftoi dje se procesi është në vazhdimësi dhe trupat e vlerësimit në këtë fazë po kryejnë të gjitha procedurat ligjore, siç e përcakton ligji, aktet ligjore dhe nënligjore që normojnë veprimtari­në. Pas përfundimi­t të procesit të hetimit administra­tiv, subjektet do të njoftohen për përfundimi­n e hetimit administra­tiv dhe caktimin e datës për seanca dëgjimore publike. meve përkatëse. Sipas parashikim­eve ligjore, pas procesit të hetimit administra­tiv, do të mbahet për çdo subjekt seancë e hapur dëgjimore. Konkretish­t, bëhet fjalë për 31 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, duke filluar me drejtorin e Përgjithsh­ëm, Ardi Veliu, për 12 oficerë të lartë të SHÇBA- së, duke nisur nga drejtori i përgjithsh­ëm, Muhamet Rrumbullak­u, ndërsa dy të tjerë janë drejtuesit e Gardës së Republikës, komandanti Gramos Sako dhe zëvendësi i tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania