Panorama (Albania)

“Dentistit” të Kamorras i sekuestroh­en 750 mijë euro

Hapi biznese në Durrës me para të ardhura nga krimi

- Ferdinando Muolo

Sekuestroh­et 750 mijë euro pasuri e në emër të “dentistit” të Kamorras, që fshihej në Durrës. Shtetasi italian Ferdinando Muolo, i dënuar me 8 vite burg në Itali për përfshirje­n mes klaneve kriminale dhe porositës i një vrasjeje, i janë konfiskuar nga Policia e Durrësit: 5 apartament­e banimi, me sipërfaqe 413.8 m2, 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2, një automjet me vlerë 40 mijë euro dhe afro 10 mijë euro llogari bankare. Ky hetim ka nisur 18 muaj më parë. Prokuroria e Napolit, në përgjigje të kërkesës të Prokuroris­ë Durrës, konfirmoi se 56- vjeçari, banues në lagjen nr. 13, në Plazh Durrës, është i dënuar nga autoritete­t e drejtësisë italiane, si pjesë e klaneve kamorriste në zonën e Napolit. Muolo ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktiviteti­n prej vitit 2012, ku ka regjistrua­r një shoqëri me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikament­eve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50% të aksioneve në pronësi të tij. Në vitin 2015 ka regjistrua­r shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi të pajisjeve mjekësore- kirurgjika­le për larje dhe dezinfekti­m ambientesh, ku 45% të kuotave i posedon Ferdinando Muolo. Në vitin 2015 ka regjistrua­r shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku ka 30% të kuotave. Në Itali, Muolo ishte dënuar se kishte porositur vrasjen e ortakut të tij me emrin Salvatore Pogniello Ridosso. Ata të dy u grindën në biznes dhe ndodhi vrasja, e cila më pas çoi në hakmarrjen e familjes Ridosso, ata paguan 100 mijë euro për vrasjen e Luigi Muollo, vëllait të Ferdinandi­t. Në atë kohë, lufta bëhej për sallat e pokerit, por edhe një kompani që merrej me materiale mjekësore. Gjithçka në atë kohë u zbulua nga një i penduar i Kamorras. Për t’i ikur luftës mes klaneve kamorriste, italiani 56- vjeçar kishte zgjedhur Durrësin si vendqëndri­m, ku kishte rinisur biznesin. “Finalizohe­t operacioni policor i koduar ‘ Dentisti’. Në hetimin për pastrim parash startuar 18 muaj më parë, finalizohe­t operacioni për identifiki­min, gjetjen dhe sekuestrim­in, me qëllim konfiskimi­n dhe rikuperimi­n e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari­a kriminale, vlera e të cilave përllogari­tet në 750 euro dhe janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shtetasit italian F. M., 56 vjeç, i dënuar me 8 vite burg në Itali, si pjesë e konfliktev­e mes klaneve kriminale dhe porositës i një vrasjeje”, tha zyrtarisht Policia e Shtetit. Ndërsa sqaroi se në këtë hetim, krahas bashkëpuni­mit ndërinstit­ucional ka pasur bashkëpuni­m me partnerët italianë, si dhe ndërmjet Prokuroris­ë së Durrësit dhe të Napolit.

 ??  ??
 ??  ?? Drejtoria e Policisë Durrës
Drejtoria e Policisë Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania