Panorama (Albania)

Atentati ndaj prokurorit, një i dyshuar prej disa orësh i shoqëruar në Polici

Pas dhjetëra shoqërimes­h, një i ri nga Fushë- Kruja dyshohet si i përfshirë, ende asnjë provë që ta lidhë drejtpërdr­ejt me ngjarjen

-

Atentati ndaj prokurorit Arian Ndoja, që ndodhi pasditen e së premtes te mbikalimi i Shkozetit, ka sjellë verifikimi­n e të gjitha dosjeve të pronave në Durrës.

Jo vetëm dosjet që kishte aktualisht apo kishte hetuar më parë vetë prokurori, i cili mbeti i plagosur, por edhe çështje që janë në proces hetimi nga kolegët e tij. Fakti që në atentat mbeti i plagosur edhe Pëllumb Muharremi, i njohur edhe si "Rrumi", një personazh i lakuar shpesh për konflikte pronësie në zonën e Ishmit, e ka përforcuar edhe më tepër këtë dyshim. Burimet thotë se sipas të gjitha të dhënave, provave, por edhe dëshmive, ngjarja e së premtes ka qenë një atentat me objektiv të dyfishte. Ndonëse atentatorë­t nuk e arritën qëllimin final, hetuesit duket se nuk kanë dyshime se qëllimi i tyre ka qenë eliminimi i prokurorit Ndoja, por edhe i Pëllumb Muharremit. Burime të rezervuara thanë se mes dhjetëra të shoqëruarv­e në lidhje me ngjarjen, është edhe një i ri nga Fushë- Kruja, i cili dyshohet si i përfshirë në plagosjen e trefishtë, megjithëse ende nuk ka asnjë provë që ta lidhë atë drejtpërdr­ejt me krimin. Ndonëse nuk konfirmohe­t zyrtarisht, burimet thanë se ky person po mbahet ende i shoqëruar në Polici dhe tashmë kanë nisur verifikime­t me metoda speciale.

DESHMIA I vetmi që ka mundur të japë dëshmi për grupin e hetimit, që kryesohet nga prokurori Anton Martini, është vetë prokurori Arian Ndoja, pasi Aleksandër Laho dhe Andi Maloku e kanë pasur të pamundur komunikimi­n për shkak të gjendjes shëndetëso­re. Arian Ndoja ka shpjeguar të shtunën para hetuesve, se pasi kishte drekuar në një lokal në zonën e plazhit në Durrës me shoferin e tij, Andi Maloku, në tavolinë u është afruar edhe shtetasi Landi Muharremi, me të cilin më pas janë nisur me makinën me targa AA 333 ZD për në Tiranë. Ndoja është shprehur se nuk ka vënë re asgjë të dyshimtë deri në momentin kur breshëritë e armëve janë derdhur mbi makinë krejt papritur. Prokurori ka pohuar se nuk ka arritur të fiksojë asgjë në lidhje me autorët e atentatit, pasi makina ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga. "Nëse do të më adresohesh­in mua, nuk kishin arsye të më vrisnin në autostradë. Mua mund të më vrisnin në derë të shtëpisë, në Prokurori. Nuk ka arsye që të më sulmonin në autostradë", ka pohuar prokurori. Sipas Ndojës, devijimi i lëvizjes së makinës që ka bërë shoferi i tij, u ka shpëtuar jetën tre personave, pasi plumbat kanë qenë të shumtë.

 ??  ?? Makina ku u qëllua prokurori Arian Ndoja
Makina ku u qëllua prokurori Arian Ndoja
 ??  ?? Prokurori Arian Ndoja
Prokurori Arian Ndoja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania