Panorama (Albania)

Grabitet kasaforta e Postës së Krujës, arrestohet roja 51- vjeçar

-

Kasaforta e Postës në Krujë bie pre e grabitjes, Policia ka vënë në pranga rojën private, i cili akuzohet për veprat penale "Moskallzim krimi" dhe "Shpërdorim detyre". Sipas Policisë, shtetasi Besnik Parruca, 51 vjeç, banues në Durrës, nuk ka njoftuar Policinë për vjedhjen me thyerje të kasafortës së Postës së Krujës, ku grabitësit kanë marrë një sasi prej rreth 11 milionë lekësh dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar. Mësohet se 51- vjeçari ka deklaruar para efektivëve se nuk ka treguar sepse është kërcënuar nga autorët e kësaj vepre penale. Ndërkohë, është shpallur në kërkim për "Shpërdorim detyre" edhe specialist­i i sallës së SHPSFve, shtetasi S. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka shpërdorua­r detyrën duke mos njoftuar Policinë e Shtetit. Mësohet se në kasafortë gjendeshin rreth 11 milionë lekë. "Nga specialist­ët për parandalim­in dhe hetimin e krimit në Komisariat­in e Policisë Krujë, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale ' Moskallëzi­m krimi' dhe ' Shpërdorim detyre', i shtetasit: B. P., 51 vjeç, banues në Durrës ( me detyrë roje private pranë Postës së Krujës). Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme ( dje), është vjedhur me thyerje kasaforta e Postës së Krujës, ku autorët kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi valute e më pas janë larguar. Roja private, shtetasi B. P., pas marrjes dijeni për ngjarjen, nuk ka kryer sipas detyrimeve ligjore njoftimin e shërbimeve të Komisariat­it të Policisë Krujë, as në momentin kur Patrulla e Policisë ka kaluar dhe e ka pyetur nëse kishte ndonjë problem te posta, me pretendimi­n se është kërcënuar nga autorët. Gjithashtu, është shpallur në kërkim për ' Shpërdorim detyre' edhe specialist­i i sallës së SHPSFve, shtetasi S. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka shpërdorua­r detyrën, duke mos njoftuar Policinë e Shtetit", tha zyrtarisht Policia. Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialist­ë për hetimin e vjedhjeve me dhunë dhe krimeve kundër pasurisë, po punon intensivis­ht për identifiki­min dhe kapjen e autorëve dhe materialet i janë referuar Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpuni­m".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania