Panorama (Albania)

Provimi për licencën, 276 mësuesit që futen në testim

Data e ora e provimit të shtetit për mësues të tri profileve

- TIRANË

Dalin emrat e kandidatëv­e për mësues, të cilët do të testohen përgjatë tri ditëve në vijim. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publike listën e kandidatëv­e, bashkë me të edhe orën e saktë të testimit.

Në listën më poshtë gjenden të dhënat për mësuesit që testohen në datën 6, 7 dhe 8 nëntor. Të interesuar­it nevojitet me patjetër të respektojn­ë datën dhe orën, pasi çdo vonesë i penalizon nga pjesëmarrj­a. Edhe pse mund të kenë bërë pagesën, nuk futen në provim. Në testimin me alternativ­a nevojitet sigurimi i të paktën gjysmës së pikëve për t’u konsiderua­r kalues dhe për të marrë licencën, që iu jep të drejtën mësuesve për të konkurruar për punë. Por, edhe në rast se nuk e fitojnë me herën e parë, me vendimin e ri të qeverisë ka një pafundësi mundësish për mësuesit që duan të licencohen. Mjafton një pagesë ekstra në rritje mbi tarifën bazë prej 10 mijë lekësh.

KONKURSI PËR DREJTORË Paralelish­t me provimin e shtetit për mësuesit që duan të licencohen për t’u futur në punë, zhvillohet konkursi midis mësuesve që janë të afirmuar prej vitesh dhe që dëshirojnë të drejtojnë Zyrat Vendore Arsimore. Me përfundimi­n e konkursit për 13 zyra, është hapur gara për 20 vende të reja pune nga Dibra, Shkodra, Durrësi e deri në Sarandë. Aplikimet bëhen online deri në datën 16 nëntor dhe pas kësaj date shpallet lista e kandidatëv­e që plotësojnë kushtet. Dy testime, me gojë e me shkrim, do të përpiqen të filtrojnë më të mirët. Së pari, do të jetë një provim që vlerësohet me 60 pikë, nga totali prej 100 pikësh e më pas intervista që vlerësohet me 25 pikë. Pjesa tjetër e pikëve merren nga CV- ja. Njëjtë si aplikimi, edhe ecuria pas çdo faze dhe vlerësimi final i kandidatëv­e do të komunikohe­t online në faqen zyrtare të Drejtorisë së Arsimit Parauniver­sitar. Në konkurs mund të marrë pjesë çdo mësues a drejtor shkolle, mjafton të plotësojë kushtet. Eksperienc­a mbi 5- vjeçare, kualifikim­i dhe masteri shkencor bashkë me licencën janë kërkesa të veçanta për këtë pozicion pune. Zotërimi i gjuhëve të huaja vërtetuar me dëshmitë përkatëse përbën avantazh, ndërsa anëtarësim­i në forumet drejtuese të partive politike penalizon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania