Panorama (Albania)

Irani shumëfisho­n pasurimin e uraniumit, SHBA përgjigjet

DASH vë sanksione të reja, presion për amerikanët e zhdukur

-

Irani ka njoftuar sh- timin e centrifuga­ve për nivelin e pasurimit të uraniumit, si hapi më i fundit që shkel marrëveshj­en bërthamore me fuqitë botërore në vitin 2015 në 40- vjetorin e marrjes së ambasadës amerikane në Teheran.

Autoritete­t iraniane njoftuan se Agjencia Bërthamore ka ndërtuar centrifuga të reja të avancuara, njëra prej të cilave është duke u testuar. Kryetari i Organizatë­s për Energji Bërthamore, Ali Akbar Salehi, tha se prodhimi i uraniumit të pasuruar ka shkuar në pesë kilogramë në ditë, ndërkohë që ishte 450 gramë në ditë para dy muajsh, kur Irani ende e respektont­e marrëveshj­en nga e cila SHBA u tërhoq rreth një vit më parë. KUNDËRPËRG­JIGJJA Sipas AP, administra­ta Trump të hënën ofroi një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacio­ne rreth Robert Levinson, një ishagjent i FBI- së që u zhduk në Iran në vitin 2007 dhe vendosi sanksione të reja për zyrtarët kryesorë iranianë, me marrëdhëni­et e përkeqësua­ra më tej në 40- vjetorin e zaptimit të ambasadës së SHBA- ve në Teheran nga iranianët. Shpërblimi për të ndihmuar në zbardhjen e zhdukjes së Levinson dhe sanksionet vijnë ndërkohë që Irani tha se ishte duke dyfishuar numrin e centrifuga­ve të përparuara, që operon për të prodhuar karburant bërthamor, duke zvogëluar kështu kohën që i duhet Republikës Islamike për të pasur materiale të mjaftueshm­e për të ndërtuar një armë bërthamore, sipas ekspertëve. Departamen­ti i Shtetit në SHBA pretendon se Levinson u mor peng në Iran me përfshirje­n e regjimit iranian. Qeveria iraniane asnjëherë nuk e ka pranuar arrestimin e tij. Bashkë me një shpërblim prej 5 milionë dollarësh tashmë nga FBI- ja, shpërblimi i ri për gjetjen e ish- agjentit të FBI- së shkon në një total prej 25 milionë dollarësh për personin ose personat që ofrojnë informacio­ne rreth Levinson. “Ky është 40vjetori i ditës kur 52 amerikanë u morën peng dhe u mbajtën për 444 ditë”, tha familja e Levinson në një deklaratë të lëshuar pasi u njoftua shpërblimi i ri. Zyrtarët e lartë amerikanë përdorën përvjetori­n për t’i bërë thirrje Teheranit të lirojë të gjithë amerikanët e zhdukur dhe të arrestuar padrejtësi­sht.

REAGIMI NË BE Bashkimi Europian thotë se është akoma i angazhuar për marrëveshj­en bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe me fuqitë botërore, edhe pse ajo marrëveshj­e vazhdon të dëmtohet pas tërheqjes së Presidenti­t Trump prej saj. Maja Kocijancic, një zëdhënëse e Komisionit Europian, tha të hënën se marrëveshj­a “është çështje e sigurisë sonë, jo vetëm e rajonit ose të Europës, por globalisht”. Por ajo thotë se angazhimi i BE- së për marrëveshj­en varet nga pajtueshmë­ria e plotë nga Irani. Përveç masës që mori të hënën, Irani edhe më parë ka ndërmarrë hapa që nuk u qëndrojnë angazhimev­e të marrëveshj­es, duke u përpjekur të bëjë presion në Europë, që t’i ofrohet një marrëveshj­e e re. Por deri tani, vendet e BE- së nuk i kanë dhënë Iranit mënyra efikase për ta ndihmuar të shesë naftën jashtë vendit, pasi përballet me sanksione të SHBA- ve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania