Panorama (Albania)

Ditmir Bushati: Çdo pushtet e qeveri është borxhlie karshi Shkodrës

- Ditmir Bushati

Teatri “Migjeni” i Shkodrës, në 70- vjetorin e krijimit të trupës profesioni­ste, është vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke u bërë kështu teatri i parë në Shqipëri që merr këtë nderim.

Ky titull iu dorëzua drejtores aktuale të teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka për kontributi­n e madh të dhjetëra e dhjetëra brezave artistësh, të cilët shumë shpejt u kthyen edhe në emrat më të mëdhenj të artit shqiptar. Përveç teatrit që u vlerësua me “Nderi i Kombit” një sërë figurash në këtë 70- vjetor u vlerësuan me disa tituj nga Presidenti. Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” e morën dramaturgu Fadil Kraja, regjisori Serafin Fanko pas vdekjes, aktori Lec Bushati pas vdekjes, aktori Ndrek Prela pas vdekjes, aktori Viktor Bruçeti pas vdekjes. Aktori i ardhur nga Amerika, Ymer Bala, mori titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërsa titullin “Mjeshtër i Madh” e morën edhe regjisori Fatbardh Smaja pas vdekjes, aktorja Vitore Nino pas vdekjes, regjisori Arjan Çuliqi, aktorja Jolanda Shala pas vdekjes, aktorja Drande Xhai dhe këngëtari Bashkim Alibali. Gjatë kësaj ceremonie pati një ndërprerje të energjisë elektrike për disa minuta. Në fund u shfaq edhe një dokumentar i realizuar nga regjisori Arjan Çuliqi që nga trupa e parë profesioni­ste e teatrit “Migjeni” për të vijuar deri në ditët e sotme me pjesë teatrore të pafundme dhe emra të shquar të artit shqiptar. Një moment emocionues ishte dalja në skenë e aktorëve, mes të cilëve edhe artistëve të mirënjohur si Besnik Çinari, Zef Deda, Zyliha Miloti, Roza Anag

Ish- ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, deputeti socialist Ditmir Bushati, me rastin e 70- vjetorit të Teatrit “Migjeni”, është shprehur se çdo qeveri është borxhlie karshi Shkodrës. Në një postim në “Facebook”, Bushati e cilëson herë shtëpinë e madhe të artit shkodran e herë tempull këtë institucio­n të kulturës dhe thotë se edhe pas viteve ’ 70 ku çdo fushë e artit përjetoi frenim nga sistemi politik, nuk njohu zmbrapsje. Shkodra, sipas Bushatit duhet të ndihet krenare që pavarësish­t dallgëve të politikës mbi të kontribuoi për kulturën, dijen dhe zhvillimin e vendit. Ndaj thotë Bushati, çdo pushtet e qeveri duhet të ndihet borxhli karshi saj. “Shtëpia e madhe e artit shkodran, por jo vetëm, mbushi plot 70 vite. Ngritur mbi themele të traditës, punës, pasionit dhe përkushtim­it të qindra e qindra figurave të ndritura të qytetit që krejt natyrshëm i dhanë Shkodrës nosti dhe deri te diva Tinka Kurti, e cila ngriti sallën në këmbë. Trupa profesioni­ste e teatrit “Migjeni” e nisi rrugëtimin e saj në vitin 1949 me regjisorin e parë Andrea Skanjeti për të vijuar me një pozicionin e pararojës në artin shqiptar. Shprehjes shkodrane ‘ ma mirë pa bukë se pa liri e art’ i dha jetë pikërisht ky tempull, i cili edhe pas periudhës së vështirë të viteve ‘ 70, ku çdo fushë e artit përjetoi frenim e ndikim të madh nga sistemi politik, nuk njohu zmbrapsje. Por e mposhti frikën përmes pentagrami­t dhe humorit të hollë. Edhe në periudhën e tranzicion­it të vështirë drejt konsolidim­it të sistemit demokratik nuk njohu varfëri, por veç hov artistik. Teatri ‘ Migjeni’ e meriton kastë të mrekullues­hme aktorësh.

TEATRI Shoqëria teatrore kur u themelua më 1949- ën, përbëhej nga: Andrea Skanjeti ( regjisor e drejtor); aktorët: plotësisht titullin “Nderi i Kombit”, ndërsa Shkodra duhet të ndihet krenare që pavarësish­t dallgëve të kohëpaskoh­shme të politikës mbi të, kontribuoi për kulturën, dijen dhe zhvillim e vendit, duke merituar një vend të posaçëm në histori, e duke bërë çdo pushtet e qeveri të ndihet borxhli karshi saj. Përgëzime të gjithë gjeneratav­e të artistëve që falë krijimtari­së dhe përkushtim­it e bënë Tetarin ‘ Migjeni’, ‘ Nderi i Kombit’, dhe Shkodrën simbol të artit e kulturës”, shkruan Bushati.

Adem Kastrati, Antoneta Fishta, Ndrekë Prela, Çezarina Çiftja, Ndoc Deda, Paulin Lacaj, Vitore Ujka ( Nino), Tef Krroqi; në administra­të: Zef Jubani ( llogaritar), Palok Kurti ( sufler), Pjetër Deda ( skenograf), Ejëll Gjusi ( stilist- kostumogra­f), Lec Prendi ( arkitekt skene); aktorët me një shpërblim mujor u aprovuan: Zef Jubani, Tinka Kurti, Çesk Vuksani, Qazim Lila, Lin Gjonej, Gjovalin Çarkaxhia, Cin Lufi, Mark Bushati, Muhamet Ulqinaku, Halim Kali, Zef Maka, Zef Mirashi, Marie Buçi, Ndoc Harapi, Rrok Sheldia. Më pas, erdhën edhe emra të tjerë të mëdhenj, regjisor dhe aktor, të cilët u bënë pjesë e vetëdijes kombëtare duke folur përmes dramave e shumë pjesëve të tjera teatrore. Përveç titujve “Nderi i Kombit” dhe vlerësimin e disa aktorëve dhe regjisorëv­e, shkrimtari shkodran Xhahid Bushati promovoi librin e tij të titulluar “Kujtesa e një qyteti” që i kushtohet pikërisht 70- vjetorit të themelimit të teatrit “Migjeni”, duke sjellë shumë aktorë e regjisorë me të gjithë jetën artistike, rolet, dorëshkrim­e dhe letra të ndryshme, por edhe intervista të realizuara nga vetë autori me pjesën më të madhe të tyre. Në këtë 70- vjetor të teatrit “Migjeni” ishin të ftuar shumë miq nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, por edhe përtej kufijve nga hapësirat e tjera shqiptare, të cilët erdhën për të marrë pjesë në këtë moment të rëndësishë­m jo vetëm për Shkodrën dhe teatrin “Migjeni”, por më së shumti për kulturën mbarëkombë­tare. Teatri “Migjeni” është një tempull i rëndësishë­m i vetëdijes kombëtare që i dha shumë gjithë shoqërisë në çdo kohë, edhe në ditët më të vështira, ndërsa sot bëhet teatri i parë shqiptar që merr titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania