Panorama (Albania)

Jonuz mesazh për Shkodrën: Të gjithë na vini në presion

-

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, foli për mikrofonin e "Supersport", pas humbjes ndaj Bylisit në Shkodër. Jonuz shprehu kritikat e tij për gjykimin, gjë që solli edhe nervozizmi­n në fushë, por gjithashtu pati edhe një mesazh për ambientin në Shkodër, ku që në fillim e kanë kritikuar dhe nuk e lënë të punojë i qetë. "Çfarë të thuash pas kësaj ndeshje. Të flas për lojtarët dhe përgatitje­n e tyre, nuk është ky problemi. Pjesën e parë, lojtarët e mi nuk luajtën mirë, nuk bëmë presing dhe u bë edhe nervozizmi gjatë pjesës së parë. Kjo është e rëndësishm­e për një skuadër. Pas vendimit që ishte jashtë loje goli apo jo, erdhi dhe nervozizmi. Arbitri nuk na mbështeste. Edhe me Tiranën, Partizanin, e njëjta histori. Çfarë problemi kanë me Vllazninë? Sot kishim 4 mungesa dhe futëm lojtarë të rinj. Të gjithë ishin nga Shkodra dhe kanë komplekse apo presion ndoshta, vetëm një ishte i huaj. Nuk marrin risk për të luajtur futboll. Unë erdha këtu para 3 muajsh, të gjithë ish- trajnerët filluan të më sulmojnë. Të gjithë lojtarët e akademisë flisnin për mua. Ky është presion për mua. Nëse unë iki, nuk ka problem. Kam ardhur për të punuar, por marr presion. Tek unë është problemi? Pjesën e dytë ndryshuam diçka, por nuk kishte përqendrim. Humbëm shumë topa, problem për një skuadër si ne. Bylisi me një krosim shënoi, nuk pati asnjë shans. Por, pjesa e parë nuk ishte e luajtur mirë nga ne".

Goli i pësuar - "Gabuan lojtarët e mi, por anësori tha që ishte jashtë loje. Por, gjyqtarët e tjerë thanë se ishte gol. Nuk po them që është apo jo gol, por them që disa herë gjatë lojës arbitri nuk dha faulle për ne. Të paktën të luajmë 50- 50, të barabartë në fushë. Nuk kam tension, kam 20 vite që jam trajner. Reagimi i shumë njerëzve në Shkodër, të ish- lojtarëve, që të jemi edhe në Europë, ka sjellë presion. Shpresoj të mos kemi presion deri në dhjetor. Unë do vazhdoj të jem këtu, do ndryshojë gjithçka. Kemi shumë probleme për të ndryshuar. Deri në dhjetor këta lojtarë janë më të mirët për mua. Fitojmë apo humbin, janë më të mirët për mua. Kemi një ndeshje me Tiranën. Pastaj kemi pauzë 15 ditë. Kemi 6 ndeshje të tjera. Plani im është të marrim 25- 26 pikë. Nëse marrim këto pikë, do jetë hap i mirë për fazën e dytë. Me zhvillimin e lojës, Bylisi erdhi me presion. Kisha 4 mbrojtës, dhe krahët nuk po hapeshin. Qendra e mesfushës nuk po merrte topa. Marku u detyrua të bënte shumë lëvizje. Të gjithë lëvizën në mesfushë. Në të dytën, futa lojtarë për të shënuar, por nuk ia dolëm. Patëm disa raste në fund, por nuk shënuam", tha Jonuz.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania