Panorama (Albania)

Asist i Myrto Uzunit, Indrit Tuci gol dhe festë me shqiponjë

-

Lokomotiva e Zagrebit ka triumfuar në shtëpi pasi ka mposhtur me rezultatin 2- 1 Varazdin. Ishte pikërisht talenti shqiptar, Indrit Tuci, i cili shënoi një gol në minutën e 57- të dhe i dhuroi ekipit të tij fitoren pas një asisti fantastik të Myrto Uzunit. Një gol totalisht shqiptarës­h në Kroaci dhe të dy më pas festuan me shqiponjë. Aksion nga e majta dhe është sulmuesi beratas që harkon shkëlqyesh­ëm në zonë për futbollist­in tjetër shqiptar që e dërgon saktë në rrjetë me kokë. Më parë, për vendasit kishte shënuar Toliç në minutën e 18- të me penallti, ndërsa për miqtë shënoi Glavina në minutën e 41- të. Goli i dytë për talentin shqiptar me fanellën e Lokomotivë­s së Zagrebit, teksa kishte shënuar edhe një javë më parë ndaj Istras. Si të mos mjaftojnë këta të dy, Lokomotiva është një skuadër e mbushur me shqiptarë. Krahas tyre, në fushë kanë qenë edhe Çokaj, Kastrati e Mersinaj. Ndërkohë, pas kësaj fitoreje, Lokomotiva ngjitet në vendin e 5- të me 22 pikë.

Ibrahimi - Sulmuesi i Kombëtares U- 19 të Shqipërisë, Brijan Ibrahimi, ishte protagonis­t në triumfin 5- 1 që skuadra e tij, Torino U- 19, arriti ndaj bashkëmosh­atarëve të Bolonjës. Shtatlarti 18- vjeçar u hodh në fushë në minutën e 85- të, ndërkohë që vetëm 6 minuta i mjaftuan për të realizuar një supergol nga një kënd thuajse i pamundur. Ibrahimi shtangu portierin me një gjuajtje të kalibruar në afërsi të vijës fundore, teksa e dërgoi topin në rrjetë. Futbollist­i 18- vjeçar është një titullar absolut te skuadra kombëtare e 19vjeçarëv­e, ku së bashku me Brojën do të formojnë repartin e sulmit. Të dy futbollist­ët vijnë në grumbullim­in e fundit me formë mjaft të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania