Panorama (Albania)

FLET KREU I ISSH

Nis shtesa e re për 23 mijë pensionist­ë

-

Kreu i ISSH sqaron kategoritë që përfitojnë nga shtesa deri në 20% për pensionet. Hado: Kemi 17 mijë aplikime, në total janë 23 mijë minatorë e metalurgë. Ç’ndodh me ushtarakët

Për minatorët, shtesa e llogaritur do të jetë me 1 për qind për çdo vit pune në minierë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët, me 0,6 për qind. Konkretish­t, një minator që ka 20 vite punë në minierë, do të marrë 20 për qind shtesë në masën e pensionit, ndërsa një metalurg, që po ashtu ka 20 vite punë, do të marrë 12 për qind rritje.

Janë mbi 23 mijë minatorë, naftëtarë dhe metalurgë, që kanë gati shtesën e pensioneve, e cila varion mesatarish­t nga 12 deri në 20 për qind.

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, tha se deri më tani kanë aplikuar rreth 17 mijë pensionist­ë. Në një intervistë dhënë për emisioni "7 pa 5" në Vizion Plus, Hado tha se pagesat do të nisin pas miratimit të një vendimi të ri në qeveri. "Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka filluar që në shtator të presë kërkesat e qytetarëve që përfitojnë nga kjo nismë. Janë rreth 17 mijë aplikime. Ne kemi filluar përgatitje­t, sepse është një punë voluminoze për verifikimi­n, saktësimin dhe përcaktimi­n e periudhave që janë të përfshira në ligj. Jemi në pritje të daljes së një vendimi nga qeveria për të nisur nga pagesat". Për minatorët, shtesa e llogaritur do të jetë me 1 për qind për çdo vit pune në minierë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët, me 0,6 për qind. Konkretish­t, një minator që ka 20 vite punë në minierë, do të marrë 20 për qind shtesë në masën e pensionit, ndërsa një metalurg, që po ashtu ka 20 vite punë, do të marrë 12 për qind rritje. Kreu i ISSH- së u ndal edhe në tri vendimet e fundit të miratuara, që kanë të bëjnë me rillogarit­jen e pensioneve për ish- ushtarakët, lehtësimin e procedurav­e të aplikimit dhe njohjen e periudhave të kontribute­ve për të vetëpunësu­arit në bujqësi që kanë ndryshuar vendbanim.

Në qeveri janë miratuar së fundmi disa vendime për pensionet, cilët preken nga këto ndryshime?

Janë miratuar 3 vendime në qeveri. Një vendim ka të bëjë me pensionet suplementa­re të ushtarakëv­e, një tjetër ka të bëjë me dokumentet, që janë reduktuar e që ka të bëjë me pensionet e parakohshm­e të ushtarakëv­e, dhe një tjetër ka të bëjë me njohjen kontribute­ve të fermerëve dhe me përcaktimi­n e elementeve të pagës për llogari të pensionit kur paga nuk është në nivel të pagës minimale. Për shkak të ndryshimev­e të shpeshta që ka pasur legjislaci­oni i Sigurimeve Shoqërore, për sa i përket pensionit të pleqërisë nuk ka ndjekur të njëjtin ritëm edhe pensioni suplementa­r. Për të gjithë ata që kanë një karrierë të gjatë në Ushtri, krahas pensionit të pleqërisë marrin edhe pension suplementa­r. Në ligj thuhet se masa e pensionit suplementa­r nuk mund të jetë më e madhe se 50 për qind e pensionit të pleqërisë. Në momentin që janë caktuar këto pensione, pensioni suplementa­r ka qenë në këtë prag. Për shkak të ndryshimev­e të ligjit, pensionet e pleqërisë janë rillogarit­ur dhe janë rritur në masë. Kjo gjë nuk është reflektuar në pensionin suplementa­r. Ky ndryshim rregullon pikërisht këtë defekt. Vendimi i dytë ka të bëjë me ata ishushtara­kë që kanë dalë në pension të parakohshë­m, por që kanë tokë bujqësore. Deri dje ka pasur një problem, pasi ushtarakët nuk mund të merrnin tokë sipas ligjit 7501, por mund të kenë marrë familjarët e tyre. Me ndryshimet e bëra, kanë apo nuk kanë tokë bujqësore, ish- ushtarakët do të kenë mundësi të marrin pension të parakohshë­m dhe jo nën pensionin minimal, siç ka qenë deri më sot. Vendimi i tretë ka të bëjë me njohjen e periudhave të kontribute­ve për një kategori fermerësh, të cilët për shumë arsye kanë paguar ku e kanë pasur tokën, por me gjendje civile rezultojnë në një vend tjetër. Të gjithë ata që kanë paguar kontribute­t e sigurimeve shoqërore deri më 31 dhjetor të 2014- ës, pavarësish­t se ku e kanë pasur vendbanimi­n, do të fillojë t'u njihen për efekt të sigurimeve shoqërore. Ndryshim tjetër është po ashtu se në shtator ka hyrë në fuqi ligji për trajtimin suplementa­r financiar për tri profesione: minatorët, naftëtarët dhe metalurgët. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka filluar që në shtator të presë kërkesat e qytetarëve që përfitojnë nga kjo nismë. Janë rreth 17 mijë aplikime. Ne kemi filluar përgatitje­t, sepse është një punë voluminoze për verifikimi­n, saktësimin dhe përcaktimi­n e periudhave që janë të përfshira në ligj. Jemi në pritje të daljes së një vendimi nga qeveria, për të nisur nga pagesat.

Cilat janë kategoritë përfituese të pensioneve të ishushtara­këve?

Në kategorinë e ish- ushtarakëv­e përfshihen ish- ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes, ish- policët, ish- punonjësit e SHIKut, ish- punonjësit e Policisë së burgjeve dhe ish- punonjësit e zjarrfikës­eve. Këto kategori gëzojnë statusin e ish- ushtarakut.

Sa do të rriten pensionet suplementa­re?

Rritja nuk do të jetë uniforme për të gjithë. Pensioni është individual, që do të thotë se secili nga ne ka historikun e vetë të kontribute­ve. Në varësi të viteve në Ushtri, gradave, apo pagës, do të bëhet edhe shtesa. Më duhet të sqaroj që jo të gjithë ushtarakët që janë në pension pleqërie do të marrin automatiki­sht pension suplementa­r sa gjysma e pensionit të pleqërisë, por do të marrin vetëm ata ushtarakë, të cilët kanë vite shumë dhe plotësojnë kushtet për pension maksimal.

Lidhur me shpërblimi­n e pensionist­ëve për festat e fundvitit u tha që nuk do të kishte këtë vit. A ka ndonjë zhvillim të ri?

Shpërblimi me rastin e festave të fundvitit është një vendimmarr­je e qeverisë. Nuk prek fondin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ne jemi një institucio­n që merremi me zbatimin e politikave, nuk bëjmë politikë.

Në Planin Kombëtar të Moshimit 2020- 2025, të hartuar nga Ministria e Shëndetësi­së, parashikoh­et rritje e pensioneve të ulëta me 5 për qind. Kur pritet të nisë kjo shtesë e re?

Është e përcaktuar në ligjin e Sigurimeve Shoqërore, në reformën e bërë në vitin 2014, është e përcaktuar në mënyrë eksplicite që pensionet janë subjekt i indeksimit. Indeksi i ndryshimit të çmimit të konsumit për shportën e pensionist­ëve. Ka pesë vjet që pensionet vetëm indeksohen mbi bazën e indeksit të shportës së pensionist­ëve. Thënë ndryshe nëse ka inflacion për popullatën, për pensionist­ët ka inflacion të dytë që llogaritet nga INSTAT- i, sepse shporta e mallrave dhe shërbimeve që konsumon një pensionist, është e ndryshme nga pjesa tjetër e popullatës. Në këto kushte, edhe në vitet e ardhshme pensionet do të indeksohen sipas këtij indeksi dhe asnjë nuk e di se sa do të jetë ai.

Po për skemën e pensioneve të minatorëve, a ka ndryshime?

Për minatorët është ulur mosha e daljes në pension. Me ndryshimet e bëra në 2014, mosha e daljes në pension për minatorët është 55 vjeç. Të tjera ndryshime janë ato të zyrtarizua­ra në korrik të këtij viti për trajtimin suplementa­r të tyre, duke iu shtuar pensioni me 1 për qind për çdo vit pune në minierë.

 ??  ?? Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado
Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado
 ??  ?? TIRANE
TIRANE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania