Panorama (Albania)

Kryegjyqta­ri i Elbasanit, probleme në tri kriteret e rivlerësim­it

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it zhvilloi dje seancën dëgjimore me kreun e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti, ndërsa nga hetimi administra­tiv rezultoi me probleme në tri kriteret e rivlerësim­it. Sa i takon pasurisë, Komisioni kishte hetuar mbi një tokë truall dhe banesë në Elbasan, si dhe një apartament në Tiranë. Problemet me pasurinë të konstatuar­a nga Komisioni kishin të bënin me mungesë të burimeve të ligjshme për investimet në banesën në Elbasan, mospërputh­je të deklarimev­e për sipërfaqen e tokës. Relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj, tha se sipas dokumentac­ionit të dorëzuar nga institucio­net, sipërfaqja e ndërtimit nuk është 119.5 metra katrorë sa është deklaruar prej gjyqtarit, por rreth 352 metra katrorë. Më tej, Komisioni kishte konstatuar se leja e ndërtimit për katin e dytë në vitin 2005 ishte përfituar nga subjekti "Hoxha shp. k.", ndërsa si investitor ka rezultuar vetë gjyqtari Kurti. Sa i takon pastërtisë së figurës, Hamitaj relatoi se Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r kishte dorëzuar dy raporte për gjyqtarin. Në raportin fillestar, DSIK kishte konstatuar përshtatsh­mërinë e Kurtit, ndërsa në një raport të dytë pretendon se është i papërshtat­shëm për vazhdimin e detyrës. Në seancë nuk u bënë të ditura më shumë detaje në lidhje me këtë raport, ndërsa gjyqtari tha se raporti nuk ishte i vërtetë dhe se duhej deklasifik­uar, pasi nëse ka prova për përfshirje­n e tij në afera korruptive, ishte i gatshëm të përballej më tej me ligjin. Sa i takon anës profesiona­le, raporti i dorëzuar nga KLDja për Kurtin ishte pozitiv dhe se nuk janë konstatuar shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Por disa probleme u gjetën nga KPKja pas analizimit të disa denoncimev­e të bëra pranë këtij institucio­ni. Në një rast u ngritën dyshime se subjekti ka aplikuar akuza që lehtësonin pozitat e të pandehurve, ndryshe nga sa parashikon­te ligji.

 ?? Sulejman Kurti ??
Sulejman Kurti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania