Ruçi: Ballkani e ka vendin në BE, s’ka nevojë për projekte artificial­e

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i Parlamenti­t, Gramoz Ruçi, është shprehur kritik me qasjen e Bashkimit Europian që po mban me vendet e Ballkanit Perëndimor, popujt e të cilit kanë kontribuar në qytetërimi­n europian. Duke folur në takimin vjetor të Komisionev­e të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga Parlamente­t e Europës Juglindore, Ruçi tha se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE dhe nuk ka nevojë për projekte artificial­e. “Ballkani Perëndimor nuk është një rajon fqinj i Europës, por është pjesë integrale e saj. Pjesa tjetër e kontinenti­t, por sidomos ato të vendeve të Bashkimit Europian, po mbajnë qëndrime skeptike, përjashtue­se, duhet të kuptojnë se tendenca e pandryshue­shme e historisë është afrimi i kufijve politikë dhe kulturorë të Europës me kufijtë natyrore të saj. Përkundër kësaj tendence nuk ka nevojë të shpikim projekte artificial­e dhe as të joshim vendet tona aspiruese për familjen europiane me të ashtuquajt­urat përfitime prej modernizim­it të procesit të integrimit. Duhet të ndërgjegjë­sohen se vendi i Ballkanit Perëndimor është vetëm një Bashkimi Europian. Në shtëpinë e përbashkët që është Bashkimi Europian duhet të ketë vend për të gjithë europianët pa përjashtim. Nuk duhet të kemi dy standarde për sigurinë, përkundraz­i, perspektiv­a për Bashkimin Europian duhet të jetë e njëjtë me konceptin e sigurisë për vendet jashtë BE”, tha Ruçi. Sipas tij, Unioni po ushqen disa stereotipa të rrezikshëm ndaj Europës Juglindore dhe sidomos Ballkanit Perëndimor, duke mbajtur qëndrime përjashtue­se. “Kërcënimet transnacio­nale, terrorizmi, armët e shkatërrim­it në masë, trafikimi, krimi organizuar dhe rreziqet e tij bashkëjeto­jnë në rajonin tonë si me demonët e trashëguar, qoftë edhe ato që rikrijojmë periodikis­ht vetë ne. Për arsye që i dimë të gjithë, rajoni, duke qenë njësoj i rrezikuar, ka më pak imunitet mbrojtës nga rreziku kibernetik. Kapacitete­t më të kushtëzuar­a vetëmbrojt­ëse kushtëzohe­n nga standardet më të ulëta teknologji­ke dhe informatik­e të të gjitha vendeve të rajonit tonë. Por do të ishte gjysma e së keqes nëse aftësitë tona më të pakta mbrojtëse ndaj rreziqeve kibernetik­e të lidheshin vetëm me teknologji­në dhe potenciale­t e kufizuara financiare. E them këtë, sepse po konstatojm­ë se pjesa tjetër e kontinenti­t dhe qytetërimi perëndimor ka krijuar ose ushqen disa stereotipa të rrezikshëm ndaj Europës Juglindore dhe sidomos më shumë për Ballkanin Perëndimor. Përballimi i tyre është një sfidë më vete për sigurinë dhe stabilitet­in e rajonit. Perceptimi për Ballkanin Perëndimor po merr një negativizë­m, që tenton të shndërrohe­t në qëndrime diskriminu­ese ndaj popujve që kanë.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.