Panorama (Albania)

Shpërthen depozita e gazit në Patos, dëmtohen disa shtëpi

-

FIER - Një depozitë gazi ka shpërthyer në një pikë karburanti në fshatin Portëz të Fierit paraditen e djeshme. Për pasojë, disa shtëpi janë dëmtuar, ndërsa banorët e banesave aty afër u përfshinë nga paniku, për shkak se shpërthimi ka qenë tejet i fortë. Shpërthimi i depozitës së gazit në karburanti­n në pronësi të shtetasit Sokol Meçe, mendohet se është shkaktuar nga një defekt në elektromot­or. Fatmirësis­ht nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm për dëme materiale, pasi janë këputur edhe kabllot elektrike. Tragjedia u shmang, pasi u parandalua mbërritja e flakëve në 5 depozitat e mëdha me gaz. Dje, në mediat sociale u publikuan edhe pamjet e shpërthimi­t të fuqishëm, që në përmasa më të vogla i ngjanin shpërthimi­t të Gërdecit. Një flakë gjigante dhe një re e madhe tymi të zi shihen në një sipërfaqe të madhe mbi dhjetëra shtëpi. Por fatmirësis­ht, askush nuk u plagos nga ngjarja. "Sot ( dje), rreth orës 10: 15, në Portëz, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka shpërthyer një depozitë gazi që furnizon automjetet me gaz. Si pasojë e shpërthimi­t nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", njoftoi dje zyrtarisht Policia e Fierit. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shpërthimi të ketë ndodhur për shkak të një defekti teknik në një nga depozitat e gazit, e cila shërbente për furnizimin e automjetev­e. Një ngjarje e ngjashme ndodhi në gusht të këtij viti në një pikë karburanti në Lezhë, ku mbetën të plagosur disa persona.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi shpërthimi
Vendi ku ndodhi shpërthimi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania