Dy 14- vjeçaret kanë marrë shembje në kokë dhe trup

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjeret e tjera janë në spital dhe duke iu referuar burimeve, janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë shembje në kokë dhe trup. Për këtë, ato do vijojnë të jenë edhe disa orë të shtruara. Policia, pasi njoftoi për aksidentin, kreu një sërë veprimesh hetimore për të zbardhur të gjitha shkaqet. Sipas burimeve, mësohet se shkak ka qenë lagështia e madhe e rrugës. Ndërkohë, mësohet se pas aksidentin, i riu ka dalë nga makina edhe ka ecur për pak metra, pastaj ka rënë pa ndenja. Tre adoleshent­ët që arritën t'i shpëtonin aksidentit, janë transportu­ar direkt për në spital ku morën ndihmën e parë, ndërsa familjet e 2 të rejave që humbën jetën, kanë hapur dje dyert e mortit. "Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH., 18 vjeç, si pasojë e lagështirë­s, ka dalë nga rruga. Për pasojë, kanë ndërruar jetë dy nga 4 pasagjeret në automjet, D. T., 17 vjeçe dhe S. S., 17 vjeçe. Drejtuesi i automjetit F. SH., së bashku me dy pasagjeret e tjera O. M., 14 vjeç, dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor", njoftoi paraprakis­ht dje Policia e Tiranës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.