Panorama (Albania)

“Njohja me Enverin, pse i trokitën në derë pas lufte”

“Zogu u hoqi pushtetin, Enveri i shpronësoi, i burgosi”

-

vdiq 39 vjeç mbi planet rregullues­e të qytetit. Bosio i dha formë bulevardit të madh, që niste nga sheshi “Skënderbej” dhe shkonte drejt kodrave të Shën Prokopit. Nën to ishte ndërtuar godina e Fashos ose Korpusi i sotëm i Universite­tit. Të dyja anëve të tij shtriheshi­n komplekset ndihmëse të Dopolavoro­s, me një sallë tejet luksoze, që sot përbën Akademinë e Arteve të Bukura dhe në anën tjetër, stadiumi, i cili për shumë vite mbante emrin “Qemal Stafa”. Bosio projektoi godinën e Luogotenen­cës, që sot njihet si Kryeminist­ria dhe një tjetër godinë që mbeti në themele dhe që më pas e ndërtuan rusët. Aty u vendos në kohën e komunizmit Komiteti Qendror i PPSH- së. Sot është selia e Parlamenti­t. Nga sheshi “Skënderbej”, në drejtimin e kundërt të bulevardit të madh, ndërtuan një tjetër bulevard, që mori emrin “Musolini”, më pas “Stalin”, ndërsa sot njihet me emrin “Zogu I”. Në fund të tij ndërtuan maternitet­in e ri modern të qytetit dhe projektuan Stacionin e Trenit, që e përfunduan komunistët. Ndërkohë, Bosio i dha dorën e fundit Pallatit të ri Mbretëror, të nisur nga Mbreti Zog, në kodrat e Saukut. Ndryshe nga plani i Mbretit, ai projektoi një pallat të stilit racionalis­t, i vetmi i tillë në botë, pra unikal. Kur në 2016- ën vizitova Teheranin, gjeta një pallat të ngjashëm, ndërtuar nga Muhamer Riza Pahlevi, Shahu i Iranit në vitet ‘ 60. U bëra kurioz dhe nisa të kërkoja në internet. Mësova se ishte projektuar nga një arkitekt italian, që, siç më tregoi një studiues i arkitektur­ës, qe nxënës i Bosios...

... Në vitet e Italisë u ndërtuan një seri vilash, disa prej të cilave ndër më të hijshmet e Ballkanit. Ato mbijetuan deri në vitin 1990, pa ndonjë dëm të madh. Më pas u zhdukën pak nga pak, bashkë me oborret e tyre magjepsëse nën pallatet e shëmtuara të betonit, që çuditërish­t, dukeshin të vjetruar e demode që në lindje ... Italianët sollën edhe një risi tjetër në stilin e jetës, që komunistët do ta bënin normë. Deri në vitin 1940, qyteti kishte vetëm vila ose godina familjare, maksimumi deri në tri kate. Pra, secila familje kishte portën e saj, që e mbyllte duke u ndrydhur brenda privatësis­ë së vet. Italianët filluan ndërtimin e godinave komunale në buzë të Lanës. Ngritën ato që njihen me emrin Pallatet e Aviacionit, të cilat mbeten ende ndër banesat më të lakmuara në Tiranë. Pallatet e Aviacionit nisën si apartament­e për pilotët dhe familjet e tyre, por më pas strehuan edhe oficerë të lartë e madje edhe funksionar­ë vendës. Në Laprakë, ata ndërtuan një seri vilash dykatëshe, shumica ende ekzistuese, për teknikët e aeroplanëv­e. Të dyja lagjet e zmadhuan dhe i dhanë tjetër dimension Tiranës. Në qytet, ky stil i ri jetese nisi të njihej me emrin “shtëpitë me një portë”. Veç godinave komunale, italianët tronditën jetesën tradiciona­le të Tiranës. Më e forta ndër to ishte hapja e shtëpive publike. Femra që paguheshin për të shuar epshin e meshkujve, kryesisht oficerëve, zunë vend në qendër, pranë asaj që në vitet e komunizmit njihej si Lidhja e Shkrimtarë­ve. Shumica italiane, por disa edhe serbe e malazeze, provokuan një drithërimë në jetën e qytetit, që u kujtua gjatë. Madje, akoma më shumë kur veç klientëve italianë, filluan të duken aty edhe djemtë guximtarë dhe moskokëçar­ës të familjeve të pasura. Qyteti, që njihte me shekuj traditën orientale të xhingijeve, qe i papërgatit­ur për hiret dhe kurthet e femrës moderne. Tirana kishte tjetër imazh kur komunistët morën pushtetin. Thuajse 25 vjet pasi qeveria e Kongresit të Lushnjës kishte hyrë “nga halli” aty, ai ishte tani kryeqyteti i padiskutue­shëm. Njëkohësis­ht, vendi ku të tria gratë, që do të shënjonin më vonë jetën time, po ndienin çdo ditë rrënimin e fuqisë së familjeve të tyre, por edhe të atyre vetë.

Në fillim të janarit 1945, Tirana ziente nga muhabetet për ballon e madhe që komunistët organizuan në hotel “Dajti”. Lajmi më i ri ishte se Kryeminist­ri i vendit, gjeneral- kolonel Enver Hoxha, qe martuar me një nxënëse të re të Institutit “Nëna Mbretëresh­ë”, të quajtur Nexhmije Hoxha. Bibija e njihte Nexhmijen. Kishte qenë shoqe klase me vajzat e motrës së saj, Lavdinë dhe Merushen, të cilat vdiqën më pas në Siri. Nja dy fletore të shkollës i ruante, s’e di se si, derisa linda unë. Në momente të vështira, ose kur hallet rëndoheshi­n, thoshte që do të shkonte t’i çonte Nexhmijes fletoret e harruara tek ajo dhe do t’i kërkonte ndihmë. Nuk e di pse s’e bëri. Kur ajo ndërroi jetë, ndër shumë çanta me foto e letra nga Perandoria Osmane e deri te lutjet për transferim të sime mëje, që i bënte Ministrisë së Arsimit, i mora unë. Midis tyre qenë edhe fletoret e Nexhmijes, që përfunduan në oxhakun e shtëpisë një ditë të ftohtë dimri, diku në fillim të viteve 2000.

Mbërritja çdo mëngjes e Enver Hoxhës me makinën e kuqe të Lik Toptanit në zyrë; veshja e tij kreko dhe fjalët frëngjisht që fliste, ranë në kontradikt­ë me atë që po ndodhte. Qyteti ishte i terrorizua­r. Me qindra vetë u larguan jashtë, derisa komunistët të linin pushtetin. Në fakt, shumë pak prej tyre e arritën atë ditë në vitin 1990. Dhjetëra të tjerë thuhej se qenë ekzekutuar. Disa trupa i gjetën në bodrumin e hotel “Bristolit”, midis të cilëve edhe dy vëllezërit e Musine Kokalarit. Hotel “Bristoli” ishte në Rrugën e Bamit, në fillim të saj. Kalonim aty çdo ditë dhe Nona u binte me dorë hekurave të dritareve të bodrumit dhe më thoshte me zë të ulët: — Këtu i vranë të gjithë!

Të vrarët e hotel “Bristolit” nuk ishin të vetmit. Kasta politike që ishte kundër komunistëv­e, e angazhuar apo jo me forcat e tjera politike, u arrestua. Shumë prej tyre qenë firmëtarë të Pavarësisë dhe themelues të shtetit shqiptar; të tjerë i shërbenin vendit prej dekadash, natyrisht edhe duke përfituar prej tij. Të gjithë bashkë qenë figura të njohura, por edhe disi të vjetra. Mendohej se ata e kishin politikën profesion, por koha po u punonte kundër. Një grup të rinjsh, që ata i nënçmuan e madje edhe i tallën deri pak javë më parë, tani i lidhi me pranga. I izoloi në burgun e Tiranës apo në disa vila tregtarësh, të cilat qenë konfiskuar ndërkohë. Në fillim të vitit 1945, shumica dolën përpara gjyqit special, që zhvillohej në Kinema “Kosova”, ku sot është Teatri Kombëtar. Gjyqi ndiqej live rrugëve të Tiranës nga altoparlan­tët të vendosur në shtyllat e korrentit. Prokuror i çështjes ishte Bedri Spahiu, një ish- oficer minor, pa njohuri juridike. Shumë vetë u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan. Të tjerë u burgosën me afate të gjata, midis tyre disa firmëtarë të aktit të Pavarësisë. 45 vjet më vonë, pasi vuajti edhe ai për 30 vite burg, Bedri Spahiu shkroi një ndër artikujt më interesant­ë të shtypit shqiptar, të titulluar: “Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun”. E quajti veten një injorant drejtësie dhe kërkoi falje të thellë për viktimat. Ndërsa lexoja artikullin, mendova se si fatet njerëzore përthyhen, shkallmohe­n e madje edhe priten në mes, pa pasur asnjë faj në regjimet totalitare. Falja e tij, edhe pse e vonë, ishte thjesht morale. Ata njerëz i kishin përzënë pa faj nga kjo botë.

Tirana ishte nën panik, por Bibia pati edhe një rast tjetër që e bëri të besojë se gjërat mbase do të ndryshonin. Në Tiranë arrestuan kushëririn e saj të parë, djalë të ri, që sot nuk e di se çfarë kishte bërë. E mbyllën në godinën e Selvisë, të shndërruar në burg. E ëma që e kishte djalë të vetëm, tejet e tronditur, trokiti për ndihmë te Bibia. Kjo e fundit shkoi vetë në hotel “Dajti” të takonte Enver Hoxhën. E takoi vërtet. Me një mirësi që e bëri për vete, Enver Hoxha telefonoi dikë, bëri një bisedë të shkurtër dhe në fund i tha: — “Nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe. Tërhiqjani pak veshin në shtëpi që të mos e përsërisë. Kur të ktheheni, do ta gjeni atje”. Bibia iku nga hotel “Dajti” me gjithë falënderim­et për Enver Hoxhën. Ishte hera e fundit që shkeli në atë hotel, ku dikur shkonte kaq shpesh me motrat e saj. Nevzatin, kështu quhej djali, e gjeti vërtet në shtëpi. Por ishte aq i terrorizua­r, sa derisa vdiq në mes të viteve ‘ 80, nuk doli kurrë nga shtëpia, veçse për të shkuar në punë e për t’u kthyer. E kaloi gjithë jetën duke bërë kafshë prej bukëpeshku, që më pas ua falte fëmijëve të lagjes. Bibia e rrëfeu gjithandej historinë me Enver Hoxhën. Për ca ditë, një lloj shprese u vërtit nëpër familjet, që komunizmi kishte nisur t’i shënjestro­nte si armike. Nona ishte e vetmja që nuk pati asnjë iluzion. — Nuk e mora vesh Bibinë,- më thoshte sa herë fliste për ndodhinë që dëgjohej shpesh në shtëpi. — I thuhet derrit dajë?!

Kur ma tregonin këtë, komunistët kishin thuajse 30 vite në pushtet. Bibia ishte zhgënjyer thellë dhe shpejt me Enver Hoxhën. Çdo fillimviti, që nga ai i pari, vijonte refrenin e saj: — Këtë vit bien, e kam parë në ëndërr!

Besoj se Bibia dhe teta Meti ishin penduar për mërinë e madhe ndaj Zogut. Tani “malokët” e tij, që s’i duronin dot dhe i quanin të pagdhendur, sipas tyre, dukeshin aristokrat­ë përpara “lebërve”, që u dyndën në kryeqytet pa asnjë lloj dëshire të zbatonin rregullat e tij. Teta Meti mendonte se në vend që të urbanizohe­j, Tirana ishte ruralizuar. Mëria ndaj “lebërve”, besoj më shumë sesa me komunizmin, lidhej me intoleranc­ën e tironsave të vjetër ndaj të ardhurve, ndonëse kurrë nuk dëgjova që të bënin një akt të vetëm dhune apo sharjeje ndaj tyre, thellë- thellë nuk i pranonin si pjesë e qytetit; edhe pse paragjykim­i i njerëzve në bazë të krahinës nga vijnë më duket ende sot, një nga gabimet dhe të metat e thella që kemi ne si shoqëri. Qyteti ruante pak gjë nga ai i fëmijërisë së tyre.

Në fund të viteve ‘ 70, kur ato kishin edhe vetë këtë moshë, Tirana s’kishte më ngjasim me qytetin e vogël ku lindën. Mbushur me tregtarë, shehlerë, pronarë të vegjël tokash dhe prindërit apo kushërinjt­ë e tyre që kontrollon­in trekëndësh­in Tiranë — Durrës — Krujë. Fuqia e dikurshme qe tretur, edhe pse herë- herë ajo shfaqej në formën e ca grave apo burrave, që vinin në shtëpi për kafe dhe iu drejtohesh­in me fjalën zonjë. Pastaj flisnin për emra që i kisha dëgjuar shumë, që kishin lënë gjurmë, por nuk ishin më prej vitesh në këtë jetë. Por të gjithë këta ishin aq të vjetër dhe aq pa ndikim në jetën e përditshme, sa sot kur i kujtoj më ngjajnë me disa fosile, që askush nuk beson se ekzistojnë, por që i zbulon rastësisht aty- këtu, hedhur pa kujdes. Nona ishte e vetmja që nuk u pendua për kritikat ndaj Zogut. Vijonte ta shprehte po njësoj mërinë ndaj tij, siç edhe ndaj Enver Hoxhës. Nuk besoj se ishin të dy njësoj. Zogu u kishte hequr pak nga pak pushtetin dhe një lloj arrogance që i karakteriz­onte. Ai nuk ua preku fare as bazën ekonomike dhe as ata fizikisht. Enver Hoxha shkoi përtej. Ai e dinte që tashmë ata nuk kishin asnjë lloj pushteti. E dinte që nuk e donin, por ishin të pafuqishëm t’i bënin edhe dëmin më të vogël. Mund t’i linte në jetën e tyre të zakonshme, që kishte humbur krejt shkëlqimin e vet të dikurshëm. Por nuk e bëri. I sulmoi, i shpronësoi, i nxori nga shtëpitë, i burgosi. I bëri të vuajnë jo për atë që ishin, por për atë që kishin qenë. Këtë nuk e kam kuptuar kurrë. Mllefin e atij njeriu ndaj një klase, e cila qe elitë në Perandorin­ë Osmane, por kishte perënduar në kohën kur ai erdhi në pushtet.

 ??  ??
 ??  ?? Nona me mbesën Rezi, e ëma e Blendi Fevziut
Nona me mbesën Rezi, e ëma e Blendi Fevziut
 ??  ?? Bibia, kushërira e stërgjyshe­s
Bibia, kushërira e stërgjyshe­s
 ??  ?? Ganimeti, motra e stërgjyshe­s, në vitet ‘ 30 në Romë
Ganimeti, motra e stërgjyshe­s, në vitet ‘ 30 në Romë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania