Panorama (Albania)

Rama flet për heqjen e kufijve me Kosovën dhe sulmon Kurtin për marshimin e 28 nëntorit

"Albini të shohë protokolle­t e mbledhjet e përbashkët­a të dy qeverive, Mustafa s'donte bashkimin doganor, Haradinaj e shtyu për më vonë"

-

Kryeminist­ri Rama shprehet se me MiniShenge­nin Ballkanik do të heqë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke bërë të mundur që qytetarët e të dyja vendeve të kalojnë pa kontrolle, si të përshkonin distancat mes dy qyteteve.

Në një intervistë për "Top Channel", me gazetarin Muhamet Veliu, Rama ngre akuza ndaj kryeminist­rave kosovarë, të cilët, sipas tij, kanë refuzuar bashkimin doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Zoti Kryeminist­ër, kanë kaluar dy ditë nga Samiti i Ohrit, a keni pasur kontakt si me Presidenti­n Thaçi, ashtu dhe me Kryeminist­rin e ardhshëm, Albin Kurti, për t'ia shpjeguar atë çfarë ndodhi në Ohër?

Nuk kam pasur, sepse nuk mendoj se për të dy miqtë dhe kolegët, nëse mund t'i quaj kështu, nuk ka asgjë për të shpjeguar. Ata e dinë shumë mirë për çfarë bëhet fjalë dhe e dinë shumë mirë edhe të gjithë arsyetimin tim. Albinit ia kam arsyetuar gjerë e gjatë Pse- në e rëndësisë madhore të këtij procesi. Tani, nëse ai nuk e kupton, do çuditesha shumë, sepse është mjaftueshë­m inteligjen­t. Nëse bën sikur nuk e kupton, apo nuk do ta kuptojë, pastaj kjo është zgjedhja e tij. Por duket si politikë e Jashtme, në raport me Shqipërinë, për punë të brendshme dhe nuk besoj që kjo është më e mira. Megjithatë do kemi kohë dhe mundësi të tjera për t'i diskutuar dhe për t'i thelluar diskutimet.

Shpresoni që në takimin e ardhshëm të 21 dhjetorit në Durrës, në tavolinë të jetë edhe Kryeminist­ri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti?

Ai do të jetë absolutish­t i ftuar, nëse do të jetë i betuar dhe do të jetë në detyrë. Pa diskutim, sepse ne kemi qenë më parë dhe në Durrës dhe kujtoj që kemi qenë të gjithë së bashku, Kryeminist­ri i Kosovës, Kryeminist­rja e Serbisë dhe nuk më rezulton që në atë kohë, Serbia e kishte njohur Kosovën dhe papritur tërhoqi njohjen dhe tani, Kosova duhet të iki nga tryeza, meqë Serbia nuk njeh Kosovën. Ka qenë një kohë mbas luftës, kur Kosovën nuk e pranonin nëpër tavolina, sepse nuk donte Serbia dhe Kosova bëri luftë për t'u ulur në tavolinë. Të ikësh nga tavolina, mbase ka arsye që unë nuk i di dhe jam i gatshëm t'i dëgjoj e nëse janë bindëse, jam shumë OK që të dakordësoh­em. Por më duket vërtetë politikë e jashtme me Shqipërinë për punë të Brendshme në Kosovë.

Albin Kurti është i mendimit që Shqipëria fillimisht duhet të heqë kufijtë me Kosovën dhe më pas të shikojë në një tablo më të madhe rajonale për këtë proces. A është i drejtë ky qëndrim?

Nuk dua të them që është i shtrembër, dua të them që do drejtohet kur Albin Kurti të bëhet Kryeminist­ër me orë të plota dhe të jetë më i vëmendshëm për këtë proces. Sepse nga njëra anë, kufiri nuk hiqet, përveçse me këtë mënyrë, me marrëveshj­e me të tjerët. Si e heq kufirin Albin Kurti, nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi, apo do hapi luftë?! E kush, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian apo Kuba do japin pëlqimin për heqjen e kufirit pa marrëveshj­e me gjithë të tjerët?! Do të ishte vetëm një marrëzi. Aq më tepër që ne e kemi parë, jo duke hequr, por duke thënë se do hiqet, kemi ndezur gjithë llambat e kuqe dhe është ngritur alarm gjithandej. Ndërsa për sa i përket asaj që duhet bërë një herë me Kosovën, të gjitha pikat që ne kemi në këtë nismë janë pika që duhet të ishin bërë me Kosovën, përveç kësaj të lëvizjes së lirë, që tani është e mundur, më parë ishte e pamundur.

Pse nuk janë bërë, le të hapë letrat Albini e të shikojë dosjet, të shikojë protokolle­t dhe ta fillojë nga dosja e Bashkimit Doganor, që Shqipëria e miratoi nën drejtimin e ministrit tonë të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Është bërë goxha punë me palën kosovare dhe në momentin e fundit pala kosovare tha JO në qeverinë e Isa Mustafës. Erdhi Ramush Haradinaj në Tiranë dhe tha këtë do ta bëjmë të parën dhe më pas tha se dëgjo, ashtu është puna, do shohim më vonë. Unë nuk po e fajësoj, thjesht po them që predikimet janë të nevojshme për politikë, por faktet janë të domosdoshm­e kur bëhesh Kryeminist­ër.

Vetëvendos­ja ka hapur një degë të saj edhe në Tiranë. Madje është paralajmër­uar dhe një protestë, një marshim në 28 nëntor, me tematikë bashkimin kombëtar. Si e shikoni prezencën e Vetëvendos­jes në Shqipëri?

Së pari, njëherë parafytyro­ni një moment, jo ju, po ta përfytyroj­në qytetarët e Kosovës që një degë e Partisë Socialiste, natyrisht me miratim nga kryesia dhe nga unë, të bëjë protestë në ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe të thotë "nuk është koha për të festuar, është koha për të reflektuar" dhe të bëjë një fletërrufe që duket sikur është nxjerrë nga printerët e opozitës me qeverinë e Kosovës. Çfarë do të mendonin njerëzit në Kosovë? Çfarë do të ishte kjo, në raport me pretendimi­n për politikë të jash

Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën dhe do t'u jap mundësi shqiptarëv­e nga dy anët e kufirit që kur të kalojnë Morinën, t'u duket sikur shkojnë nga Prishtina në Gjakovë apo nga Lezha në Durrës, të mos shikojnë aty asgjë dhe të mos rrinë të presin me kilometra e kilometra të tërë.

tme të unifikuar dhe për strategji të përbashkët dhe për bashkëpuni­m? Megjithatë, unë e konsideroj një lajthitje në një proces tranzicion­i nga opozita në qeverisje, në një vakum ku kam qenë dhe vetë dhe e kam shumë mirë parasysh, duhet njëfarë kohe për të bërë Kryeminist­rin, sepse Kryeminist­ër zgjidhesh ditën kur të votojnë, por fillon dhe bëhesh jo menjëherë pasi ke hyrë në zyrë.

Matthew Palmer, i dërguari special i Departamen­tit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, iniciativë­s së Shengenit Ballkanik i dha pëlqimin e Shteteve të Bashkuara. Po Bashkimi Europian, a e mbështet idenë e kësaj iniciative tuajën?

Dëgjoni këtu, Shengeni Ballkanik ka qenë dhe dua ta them sepse është historia, një term që për herë të parë e ka përdorur Fatos Nano, kuptohet në një kohë kur u mor si një çmenduri dhe kur mund të konsideroh­ej jashtë komplet kontekstit të kohës. Kur unë kam folur për Shengenin Ballkanik në fillim kam ngritur gjithë valët e shqetësime­ve dhe gjithë zërat kundër, nga Beogradi deri në Bruksel dhe deri në Washington dhe ato që janë dëgjuar në publik, janë shumë më pak se ato që kam dëgjuar unë drejtpërdr­ejt nga Bruskeli, Washington­i, edhe nga partnerët e tjerë, sepse shikohej si një provokim për të hapur kufirin me Kosovën. Tani nuk ka askush kundërshti­m që të flitet dhe për këtë. Ju thashë dhe Presidenti i Serbisë e ka hedhur hapin e madh dhe të vështirë, në raport me të, dhe e ka hequr veton për kufirin për lëvizjen e njerëzve. Tani këta e duan ta heqin atë kufi apo jo?! Apo do vazhdojnë ta heqin duke e thënë dhe duke mos e hequr?! Apo do ta heqin me valle shpatash?! Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën dhe do t'u jap mundësi shqiptarëv­e nga dyja anët e kufirit që kur të kalojnë Morinën, t'ju duket sikur shkojnë nga Prishtina në Gjakovë apo nga Lezha në Durrës, të mos shikojnë aty asgjë dhe mos të rrinë të presin me kilometra e kilometra të tërë. Kjo është shumë e thjeshtë. Nëse do të merremi me përmbajtje­n, gjithë përmbajtja e kësaj nisme bazohet jo vetëm në dakordësi, por dhe në interesin e njerëzve të zakonshëm të të gjitha vendeve. Sa për bashkimin kombëtar, bashkimi kombëtar sipas meje vjen ashtu siç e kam thënë dhe vjen vetëm përmes integrimit të rajonit, të rajonit me BE- në, të vendeve tona me BE- në dhe të përfshirje­s në një familje të madhe europiane dhe jo si një akt apo si një çuarje përpara e një procesi që bëhet gjithmonë e më dritëshkur­tër dhe gjithmonë e më i vjetër dhe gjithmonë e më i kotë. Shqiptarët duhet dhe do të bashkohen si pjesë e proceseve që do të na bashkojnë të gjithëve me njëri- tjetrin si njerëz dhe si qytetarë të këtij kontinenti.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Nga takimi i Parisit mes Macron, Vuçiç dhe Thaçit
Nga takimi i Parisit mes Macron, Vuçiç dhe Thaçit
 ??  ?? RAMA, VUÇIÇ DHE ZAEV
RAMA, VUÇIÇ DHE ZAEV

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania