Panorama (Albania)

Tjetër tatim mbi pagat, do preken 35 mijë të punësuar

Zbardhet relacioni, sa do paguajnë ata që janë në dy punë

-

Edhe pse në relacionin e buxhetit flitej për një paketë fiskale pa ndikim në financat e shtetit, në të vërtetë qeveria ia ka dalë të prekë xhepat e rreth 35 mijë të punësuarve.

Ndër katër ligjet e paketës së taksave, që favorizojn­ë industri inekzisten­te apo të "pamundurit" e kamur që mbajnë makina epoke, bie në sy një ndryshim në ligjin për "Tatimin mbi të ardhurat". Në pikën e parë të ndryshimit të ligjit thuhet: Pas fjalisë së parë, të pikës 4, të nenit 13, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: ' Ky përjashtim nuk zbatohet për individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës. Këta individë deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin, kur është rasti, tatimin e mbajtur nga punëdhënës­i dhe përcaktojn­ë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit'. I lexuar kështu duket se bën fjalë për të dypunësuar­it. Dhe sigurisht që ata të dypunësuar duhet të paguajnë tatimin mbi rrogën, njësoj si ata që kanë një punë. Edhe pse logjikisht një i dypunësuar është i detyruar të bëjë dy punë jo për ndonjë hobi, por për pamundësi jetese. Si i tillë, ai duhet lehtësuar disi nga taksat. Por kundër kësaj logjike sociale ( që duhet ta bëjë një qeveri socialiste), ndryshimi prek pikërisht këta të pamundur. Ja çfarë shkruan relacioni i qeverisë për kategorinë që preket nga ky ndryshim.

"Sikurse rezulton aktualisht, p. sh. individët e dy apo trepunësua­r me paga nën 30 000 lekë, nuk janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale, pasi të ardhurat nga punësimi deri në 30 000 lekë nuk tatohen. Ndërkohë, të ardhurat totale reale të tyre, duke qenë se janë nga disa burime, janë mbi këtë nivel. Për të pasur trajtim të njëjtë tatimor ndërmjet individëve që i sigurojnë të njëjtën vlerë të ardhurash nga disa burime punësimi me ata që i sigurojnë vetëm nga një burim punësimi, propozohet që të jenë objekte të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi të dyja kategoritë e individëve, duke dorëzuar deklaratë individual­e vjetore të ardhurash, edhe nëse realizimi i të ardhurave individual­e vjetore është më i vogël se 2 milionë lekë". Pra, këta individë, që marrin dy rroga nga dypunësimi nën 30 mijë lekë ( normalisht këto janë punët më të papaguara dhe i përkasin profesione­ve të shërbimeve, "punëve të krahut"), do të taksohen dhe do të plotësojnë deklaratë tatimore, njësoj si ata që marrin të ardhura, pra, rroga, deri në 2 milionë lekë në vit, ose mbi 160 mijë lekë në muaj. Sa janë këta? Sipas qeverisë, janë rreth 9 mijë individë me rroga mbi 160 mijë lekë në muaj, dhe rreth 30 mijë të tjerë që janë të dypunësuar. "Referuar të dhënave, numri i individëve që kanë deklaruar DIVA ( Deklarata Individual­e Vjetore e të Ardhurave) për vitin 2018 është 9615, ndërkohë që numri i punëmarrës­ve që janë të punësuar në më shumë se një vend pune për vitin 2018 është 31.737 dhe për 9- mujorin e vitit 2019 është 35.558".

Në të njëjtin ligj, qeveria parashikon të shtyjë pagesën e tatimfitim­it për investitor­ët e VIP. "Për tatimpague­sit, të cilët investojnë në projekte biznesi mbi 1 miliard lekë, mbartja e humbjeve të bëhet për një periudhë 5- vjeçare, propozohet pasi këto investime me vlera të konsiderue­shme dhe që përgjithës­isht kanë një shtrirje të konsiderue­shme në kohë, të kenë mundësi që humbjet e rezultuara t'i mbulojnë me fitimet në pesë periudhat e ardhshme tatimore". Një nen tjetër i këtij ligji parashikon uljen në 5% të tatimit për sektorin e industrisë automotive. Në relacion, qeveria sqaron se ky sektor nuk ekziston në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania