Panorama (Albania)

Përplasje me gaz e molotov tek Unaza e Re, pas dhunës bien 33 shtëpi

Përplasje me dhunë, arrestime e të plagosur në mbrojtje të pronës. Gaz lotsjellës e molotov nga Policia. Rezistencë me gurë e shkopinj

- BESARTA BASHA

E gjithë skena duket si në 1999ën kur bënin luftë kundër regjimit të Milloshevi­çit. Kosova ishte e pushtuar dhe po luftonte për liri. Sot, Shqipëria, 100 vjet shtet, është pushtuar nga krimi i organizuar

Ajo që prej një viti i druhej një lagje e tërë në Astir, ndodhi. Mëngjesin e së martës, ende pa u gdhirë mirë, në shtëpitë e banorëve që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe, mësynë mjetet e rënda të Inspektora­tit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit e përpara tyre policë të shumtë, për të neutralizu­ar rezistencë­n e banorëve.

Plot 33 ndërtesa, nga një deri në katër kate u rrafshuan. Ky është bilanci i punës së IKMT- së, në fund të 12 orëve, që nuk u kaluan paq. Gurë, shkopinj, shishe me benzinë, gaz lotsjellës e molotov janë përdorur nga të dyja palët, njëra në mbrojtje të pronës, e tjetri për vendin e punës.

PËRPLASJET

E gjithë zona e Astirit, e madje edhe dy akset kryesore të rrugës, u gjendën të blinduara nga Policia e mjete të rënda për prishje nga IKMT- ja, që prej orës 5: 30 të mëngjesit të djeshëm. Të përgatitur për këtë ndërhyrje, pas njoftimit të ardhur nga institucio­net, dhe pas një nate të gjatë qëndrimi zgjuar për të mos lejuar prishjen e banesave, banorët, të shoqëruar dhe nga të tjerë që nuk prekeshin drejtpërdr­ejt nga aksioni, nuk mundën të ndalonin ndërhyrjen. Sapo fadromat u afruan të preknin pasurinë e tyre, pronën, banorët u kundërpërg­jigjën duke hedhur në drejtim të Policisë gurë, shkopinj, shishe me benzinë e mjete të ndryshme. Kundrejt tyre, Policia u desh të përdorë gaz lotsjellës. I gjithë aksioni që u mbyll në orën 18: 00, u shoqërua me përplasje të dhunshme e arrestime. Orët e para qenë ato më të vështirat. “Ishim rrethuar nga të katër anët me policë. Hodhën katër herë gaz lotsjellës e dy herë molotov”, shprehet njëra prej banoreve të zonës, duke thënë se do ta kalonte natën jashtë. Ndërsa disa të tjerë, të ardhur nga Kukësi, që kanë prekur nga afër pasojat e dëbimeve masive nga shtëpitë në Kosovë, e paralelizo­jnë këtë ndodhi me një gjendje të mirëfilltë lufte. “E gjithë skena duket si në 1999- ën kur bënin luftë kundër regjimit të Milloshevi­çit. Kosova ishte e pushtuar dhe po luftonte për liri. Sot, Shqipëria, 100 vjet shtet, është pushtuar nga krimi i organizuar”. Të mbetur pa çati mbi krye, në fund të ditës, banorët e dhunuar deklarojnë se do të vazhdojnë të vetmen gjë që u ka mbetur në dorë, betejën ligjore.

SHEMBJA E BANESAVE

Shpallja e fituesit për lotin e parë të projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe nga aksi “Pallati me shigjeta- Rrethrrotu­llimi Shqiponja”, çliroi nga pengesat ligjore IKMT- në për të vijuar punën me prishjen e ndërtesave. Ishte ora 9 e mëngjesit kur objektit të parë të shënjuar me kryq në hartën ku kalon Unaza, iu vu ruspa, për ta çuar deri në fund të ditës 33 numrin e objekteve të prishura: 15 njëkatëshe, 11 dykatëshe, 6 trekatëshe dhe një objekt katërkatës­h. Por, çështja u agravua sapo banorët panë fadromat e IKMT- së të lëviznin. Përpara se të mbërrinin këto të fundit aty, në vendndodhj­e kishin asistuar më parë forca të shumta Policie. Dy kordonë të gjatë siguruan zonën afër rrethrrotu­llimit e deri në brendësi të Astirit, ku do bëheshin prishjet e planifikua­ra. Nga ana tjetër, të tjerë nga uniformat blu bashkë me ndërhyrjen e shpejtë ishin gatitu për të ndërhyrë, me qëllim për të siguruar që asnjë të mos cenonte punën e inspektora­tit. Vetëm 11 orë e gjysmë punë u desh që dhjetëra banesa të bëhen rrafsh me tokën.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë përplasjev­e të dhunshme mes banorëve e Policisë
Gjatë përplasjev­e të dhunshme mes banorëve e Policisë
 ??  ?? Banorët duke u larguar pas përdorimit të gazit lotsjellës nga Policia
Banorët duke u larguar pas përdorimit të gazit lotsjellës nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania