Panorama (Albania)

Nga refuzimi i Edith Durham te letrat me të dashurat, një album për Mid’hat Frashërin

Refuzimi i Edith Durham dhe letërkëmbi­mi me të dashurat, Mid’hati: Përpiqem të përfytyroj në jam unë ai që ti dashuron

-

Në prag të Kongresit të Manastirit, për të nderuar kryetarin e kësaj ngjarjeje historike, 111 vite më vonë, Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” sjell albumin historik “Mid’hat Abdyl Frashëri”.

Fotografi, dokumente, faksimile e letra që zbulojnë momente pikante nga jeta e poliedriku­t, e Frashëllin­jëve të tjerë dhe rilindësve të shquar. “Në këtë album ka fotografi dhe dokumente që botohen për herë të parë, jepet gjithashtu një tablo e plotë e jetës dhe e veprimtari­së së Frashëllin­jve, duke filluar nga Abdyli, Samiu dhe në vazhdim jeta dhe vepra madhore e Mid’hat Frashërit. Mid’hati vetë gjykon ngjarjet historike dhe personalit­ete të rëndësishm­e të Shqipërisë dhe botës. Gjithashtu, albumi njeh lexuesin me përpjekjen e madhe të Mid’hatit në momente kulminante historike si Konferenca e Paqes, me kontributi­n e tij për Lidhjen e Kombeve, si dhe detaje të tjera nga puna, deri edhe vdekja e tij”, u shpreh dje historiani dhe drejtori i Institutit “Lumo Skëndo”, Uran Butka. Albumi dedikuar shkrimtari­t rrëfen edhe një pjesë më personale të jetës së tij si beqar i përjetshëm, që nuk e gëzoi jetën familjare, zgjedhje e ndikuar edhe nga angazhimi i tij me çështjen kombëtare. Letrat e dashurisë, që kryesisht janë të dërguara prej të dashurave të Mid’hatit nga

Zvicra, Parisi, Bukureshti etj., përmbajnë një informacio­n jo të vogël për jetën, vokacionin për lirinë, karakterin fisnik dhe ndjenjat e holla të tij. “’ Jeta jote cigane’, ti që e do aq shumë lirinë, udhëtimin, njohjen e botës, ndryshimin, jetën pa angazhime, pa kokëçarje. Oh, Mid’hat, sikur të mund të shihja në zemrën tënde një lidhje të përjetshme me mua, ashtu siç e dëshiroj”, i shkruante nga Zyrihu Elsa, me të cilën ishte njohur në vitin 1914, kur emigroi në Zvicër. “Panorama” ju sjell disa nga letërkëmbi­met e dashurisë së Mid’hatit si dhe një letër, ku Edith Durham i dërgon shkrimtari­t disa të dhëna që ai ia ka kërkuar për një artikull, duke i refuzuar të drejtën për të botuar fotografin­ë e saj, pjesë e albumit dedikuar Mid’hat Frashërit.

( përgatiti: Anila Dedaj)

 ??  ??
 ??  ?? Mid’hat Frashëri
Mid’hat Frashëri
 ??  ?? Pjesë nga albumi
Pjesë nga albumi
 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë përurimit të albumit historik “Mid’hat Abdyl Frashëri”
Dje, gjatë përurimit të albumit historik “Mid’hat Abdyl Frashëri”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania