Panorama (Albania)

Basha: Skenar i Ramës, do dëmshpërbl­ejmë çdo banor

Kryemadhi: Skena e dhunës parathotë fundin e Kryeminist­rit

- MARIGLEN KUME

Përplasja në orët e parë të mëngjesit të djeshëm të banorëve të Astirit në Unazën e Re me Policinë, bëri që kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, të ndërpriste turin e tij të takimeve me biznesin dhe të shkonte pranë banorëve.

Në mesditë, kryedemokr­ati Basha shkoi në Spitalin e Traumës ku pa nga afër banorët që kishin pësuar fraktura nga përplasja. Në një prononcim për mediat, Basha akuzoi Kryeminist­rin Rama dhe kryebashki­akun Veliaj se e kanë paramendua­r një skenar të tillë, me qëllim fshehjen e skandalit me koston e shtuar të lotit të parë të Unazës së re. “Ky është bilanc i një goditjeje të planifikua­r nga Edi Rama ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur që mbronin shtëpitë e tyre. Ky është një skenar i përgatitur me kujdes dhe ka një qëllim dhe vetëm një qëllim; të çonte drejt gjakosjes së qytetarëve, drejt përçarjes së qytetarëve, të çonte drejt konfrontim­it me forcat e rendit, për të fshehur vjedhjen e madhe që Edi Rama, Erjon Veliaj dhe të tjerët që kanë planifikua­r tek i ashtuquajt­uri projekti i Unazës së Re”, tha Basha. Kreu i selisë blu paralajmër­oi të gjithë aktorët që kanë qenë kundër banorëve në Unazën e Re, se do të mbajnë përgjegjës­i ligjore kur PD- ja të vijë në pushtet. “Duke e thënë mjaft qartë, se duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sjellje kriminale, paralajmër­oj gjithsecil­in që është përgjegjës për këtë, nga urdhëruesi­t, që qartësisht është Edi Rama, është Erjon Veliaj, janë ekzekutorë­t. Të gjithë do të mbajnë përgjegjës­i para ligjit. Dita nuk do të vonojë dhe ju jap fjalën që nuk do të mungojë kur ata të përgjigjen

 ??  ?? Basha, dje gjatë deklaratës
Basha, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania