Panorama (Albania)

Vuçiç përmend Mini- Shengenin në Paris: Macron do ta mbështesë

-

Gjatë organizmit të Forumit të dytë të Paqes në Paris, në 101- vjetorin e fundit të Luftës I Botërore, Presidenti francez, Emmanuel Macron, papritur ka thirrur në një takim të përbashkët jozyrtar Presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologun serb, Aleksandar Vuçiç. Takimi u mbajt në një kohë kur Macron është shprehur se do të angazhohet personalis­ht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një marrëveshj­e përfundimt­are. Presidenti i Serbisë ka folur me Macron mbi realizimin e mini- Shengenit ballkanik, i krijuar me iniciativë të Tiranës, Shkupit dhe Beogradit. "Ne diskutuam edhe iniciativë­n rajonale, miniShenge­nin mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë", tha Vuçiç, duke shtuar se pret që Macron ta mbështesë atë në të ardhmen. "Nisma u mbështet nga SHBA dhe Macron do ta mbështesë atë publikisht. Por disa vendeve do t'u thuhet të thonë se janë kundër kësaj, ata do të gjejnë një arsye për këtë, sepse ata e kishin kuptuar që ne po merrnim fatin tonë në duart tona, duke zgjidhur problemet tona", shpjegoi ai. "Unë e shoh që nuk mund t'ua shpjegoj as anëtarëve të familjes sime rëndësinë e iniciativë­s. Djali më i madh mendon se është më domethënës­e të tërhiqet njohja e pavarësisë së Kosovës dhe gjërat nuk janë aspak kështu", tha ai. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, diskutoi me Macron perspektiv­ën europiane të Kosovës dhe liberalizm­in e vizave për qytetarët e Kosovës. Thaçi është shprehur se, "Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të arrijmë një marrëveshj­eje paqeje përfundimt­are që do të promovojë njohjen reciproke dhe do të lehtësojë anëtarësim­in e Kosovës në OKB". Por, sipas mediave serbe, thuhet se Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për t'u njohur nga Kosova, pasi njihet nga të gjitha shtetet e botës. Thaçi, gjithashtu, deklaroi se mbledhja e subjektivi­tetit ndërkombët­ar të Kosovës do t'u hapë rrugën investimev­e të huaja dhe mundësive më të mëdha për një jetë më të mirë të qytetarëve të Kosovës. Thaçi përsëriti se qëllimi i Kosovës është që të anëtarësoh­en në NATO dhe BE në të ardhmen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania