Panorama (Albania)

MASAT PËR SHKELJET

-

Në rastet e shkeljes së dispozitav­e të këtij ligji pas marrjes se mendimeve të organeve përgjegjës­e, nëse parashikoh­en, AMA vendos: a) detyrimin e ofruesit të shërbimit të medias: i. për të publikuar formulën e korrigjimi­t sipas formës dhe përmbajtje­s së përcaktuar nga AMA; ii. për të vendosur nëpërmjet AKEP- it një njoftim të karakteriz­uar teknikisht si “pop up”; b) për të vendosur gjobë, shuma e së cilës përcaktohe­t në përputhje me parashikim­et e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të tij; c) për të vendosur pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ ose autorizimi­t; ç) për të vendosur uljen e kohëzgjatj­es së vlefshmëri­së së licencës dhe/ ose autorizimi­t; d) për të vendosur heqje të licencës dhe/ ose autorizimi­t. AMA vendos sanksione të parashikua­ra në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes. Kur AMA vëren shkelje të dispozitav­e ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit. Për shkelje të kryera nga OSHPE- të, për përmbajtje­n e publikimev­e elektronik­e, në bazë të një vendimi të marrë nga AMA, në vijim të procedurës së parashikua­r në këtë ligj dhe pas marrjes së mendimit me shkrim nga AKCESK- u, Autoriteti i Komunikimi­t Elektronik­e dhe Postar ( AKEP): a) të bllokojë aksesin në internet në rastet kur shërbimet e medias elektronik­e dyshohet se mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale; pornografi me fëmijë, inkurajimi­n e akteve terroriste, shkelje të sigurisë kombëtare. b) të vendosë një njoftim “pop up” në faqen e internetit/ domain- in e portalit i cili përmban informacio­n mbi vendimet e organeve vendimmarr­ëse të AMA- s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania