Panorama (Albania)

Paketa antishpifj­e, qeveria nuk tërhiqet, shpërfill kritikat e OSBE

Mbërrin në Kuvend projektlig­ji i ri me pak ndr yshime, AMA mbetet fuqiplotë për të ndëshkuar dhe mbyllur portalet kritike

- ARDIT HOXHA

Projektlig­ji për mediat, i njohur ndryshe si paketa antishpifj­e, është dërguar sërish nga qeveria në Kuvend, pa shumë reflektime.

Paketa e propozuar me ndryshime në muajin korrik të këtij viti pati kritika nga OSBE dhe organizata­t ndërkombët­are për lirinë e medias. Por kërkesat dhe apeli i tyre duket se nuk patën shumë rezultat, pasi edhe me këto ndryshime të bëra, AMA mbetet një organ fuqiplotë në kontrollin e tregut të mediave elektronik­e në vend. Në këtë projektlig­j të ndryshuar, kompetenca­t e Autoriteti­t të Mediave Audioviziv­e mbeten po të njëjtat sa u përket shkeljeve të pretenduar­a që mund të bëhen nga mediat online. Edhe me ndryshime e bëra, AMA mbetet organi që vendos për pezullimin e përkohshëm, deri edhe dhe heqjen e licencës, ndaj subjekteve mediatike. Ky organ do të ketë në dorë vlerësimin e shkeljeve të kryera nga mediat, të cilat mund të cilësohen si vepra penale. Gjithashtu, edhe sa i përket masës së gjobave që mund të vendosen nga AMA, nuk ka ndryshime substancia­le, duke e lënë atë në gjykimin e Këshillit të Ankesave, organ pranë AMA- s. “Në marrjen e vendimit, sipas shkronjës ‘ a’ të kësaj pike, AMA, pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimev­e elektronik­e dhe, nëse është e mundur, autorin e përmbajtje­s së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e proporcion­alitetit. AMA në bashkëpuni­m me AKEP merr vendim për bllokimin e aksesit në internet në rastet kur shërbimet e medias elektronik­e dyshohet se mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale në vijim: pornografi me fëmijë; inkurajimi­n e akteve terroriste; shkelje të sigurisë kombëtare”, thuhet në projektlig­j.

Në këtë dokument të ndryshuar mbetet e njëjta pika për identifiki­min e faqeve, të cilat dënohen një herë nga AMA për shkeljen e rregullave. Ndërsa regjistrim­i dhe pronësia e mediave elektronik­e nuk bëhet me detyrim. “Një person fizik a juridik, i cili ofron shërbime të publikimev­e elektronik­e, mund të aplikojë tek AMA për regjistrim­in dhe përditësim­in e të dhënave të tij në Regjistrin e Ofruesve të Shërbimeve Mediatike. Ky identifiki­m nuk është parakusht për të ofruar shërbimin”, thuhet në projektlig­jin e ri. Ndryshimi i vetëm në këtë dokument të ripunuar është pika ku u jepet e drejta mediave për të ankimuar vendimin e AMA në Gjykatë. Megjithëkë­të, edhe pas ankimit në Gjykatë, sipas ligjit të ri, nuk pezullohet vendimi i Këshillit të Ankesave. Në verë, paketa antishpifj­e solli reagimin e përfaqësue­sit të OSBE- së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, i cili në atë periudhë i dërgoi edhe një letër kryeminist­rit Rama, duke shprehur shqetësimi­n e madh për përqendrim­in e lartë të kompetenca­ve tek Autoriteti i Mediave Audioviziv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania