Panorama (Albania)

Ndryshon ligji, Tufa: E kërkova unë, u shkëputëm nga Kryeminist­ri

-

Një ndryshim në ligjin për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, i drejtuar nga Agron Tufa, u hamendësua si një tentativë e maxhorancë­s për ta larguar këtë të fundit nga postimi i drejtuesit që e mban aktualisht. Por tri nenet e ndryshuara nuk e kanë këtë qëllim dhe konfirmimi vjen nga vetë Tufa. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, Tufa u shpreh se këto ndryshime ai i ka kërkuar prej kohësh dhe është diçka që e ndihmon institucio­nin, të cilin ai drejton, për ta bërë punën sa më mirë dhe nuk e prekin atë personalis­ht. “Unë e kam kërkuar vetë këtë gjë. Është një histori e vjetër që ne kërkuam zgjerim organike dhe na patën premtuar 4 pozicione dhe pastaj nuk u bënë. Kishte 4 vite që fondi digjej kot dhe unë e bëra këtë kërkesë. Ishte një kërkesë për të na shkëputur nga varësia e Kryeminist­rit. Kërkuam ndryshime sepse me ligjin siç ishte, çdo gjë varej nga Kryeminist­ri dhe me sa kuptuam në këto 4 vite, Edi Rama nuk donte të firmoste. Tani, me këto ndryshime, fondi edhe për ne që do të kalojë si për të gjithë institucio­net e tjera të pavarura. Formacioni­t enverist i ka shpëtuar ky projektlig­j. Ata janë totalisht të pavëmendsh­ëm”, tha Tufa. Në një linjë me Agron Tufën ishte edhe deputeti socialist, Adnor Shameti, i cili u shpreh se nuk ka asnjë qëllim nga Grupi Parlamenta­r i PS- së për të larguar Tufën, por qëllimi ishte praktik. “Ndryshimet janë bërë pas kërkesës së vetë z. Tufa, në raportimin e fundit që ai bëri në Komisionin e Ligjeve. Ata kishin probleme me fondet dhe organikën dhe kaq”, tha Shameti. Sipas këtyre ndryshimev­e të propozuara, kompetenca­t për propozimin e strukturës së institucio­nit i kalojnë Kuvendit. Me këto ndryshime, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit bëhet si institucio­net e tjera, pasi deri më tani ka qenë i vetmi që ishte në varësi të Kryeminist­rit, çka ishte bërë edhe shkak për një bllokim 4- vjeçar sa i përket zgjerimit të stafit të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania