Panorama (Albania)

Ademi: Duhen sa më shpejt zgjedhje, Këshilli Bashkiak s'ka mandat

-

Ndonëse mandati i saj kushtetues si kryebashki­ake e Shkodrës ka mbaruar, Voltana Ademi vijon të drejtojë pushtetin lokal. Në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, ajo ka sqaruar pozicionin e saj në krye të bashkisë. Ademi i referohet ligjit për vetëqeveri­sjen vendore dhe thotë se ai i jep të drejtë që të qëndrojë në karrigen e saj, derisa të zhvillohen zgjedhjet. Ndërkohë, Ademi apelon që të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur ky proces. "Shkodra meriton të ketë zgjedhje. Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, në bazë të Kushtetutë­s, i ka mbaruar mandati. Ushtron funksionin e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, për shkak të ligjit për vetëqeveri­sjen vendore, deri në momentin që ne të kemi zgjedhje. Dhe duhet të kemi sa më parë, për t'iu dhënë mundësinë qytetarëve që të zgjedhin kryetaren apo kryetarin e bashkisë. Ky ushtrim i funksionit mbaron atë ditë dhe i përcillet mandatit tjetër menjëherë, sapo kjo të sigurohet nga zgjedhjet", tha Ademi në një konferencë për mediat. Partia Demokratik­e dhe aleatët e saj nuk morën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe në këtë mënyrë, përbërja e Këshillit Bashkiak në Shkodër është vetëm me anëtarë të Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj. E pyetur në lidhje me marrëdhëni­et me Këshillin Bashkiak, kryetarja e vetme e bashkisë, e opozitës, Voltana Ademi, anatemoi zgjedhjet e 30 qershorit dhe tha se këshilli nuk përfaqëson vullnetin e popullit. "Procesi i 30 qershorit është një proces që tashmë është shpërfaqur ilegjitim. Me këtë dua të them se përfaqësim­i i vetëm 6% të zgjedhësve, nëse mund të quhet i tillë, nuk është i mjaftueshë­m për përfaqësim­in në një organ vendimmarr­ës lokal, sikurse është Këshilli Bashkiak për të gjithë qytetarët e Shkodrës. Me këtë dua të them se kam dhënë shpjegimin dhe e ritheksoj, përfaqësim­i i 6% të zgjedhësve nuk është përfaqësim i qytetarëve të Shkodrës", vijoi Ademi. Sakaq, mësohet se kryebashki­akja nuk merr pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Shkodra është e vetmja bashki në Shqipëri që drejtohet nga një demokrat, pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Nga ky proces, në Shkodër u zgjodh kryetar bashkie Valdrin Pjetri, por ky i fundit dha dorëheqjen para se të betohej para Këshillit Bashkiak për të marrë detyrën, pasi rezultoi se ishte subjekt i ligjit të dekriminal­izimit. Pjetri nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklar­imit një ngjarje në Itali, kur kishte qenë student. Kjo ngjarje u denoncua nga Partia Demokratik­e, e cila vijoi më pas me kryebashki­akun e Vorës, Agim Kajmakun, që u shkarkua pak ditë më parë dhe Mark Babanin, kryetarin e Vaut të dejës. Opozita e bashkuar zgjodhi të mos regjistroh­ej në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi, sipas saj, qeveria e Edi Ramës nuk garantonte zgjedhje të ndershme. Mospjesëma­rrja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit ishte vendimi i dytë drastik i opozitës pas atij të shkurtit ku në bllok dogjën mandatet e deputetëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania