Panorama (Albania)

OSBE PRITET TË PËRPUTHË PROPOZIMET E PALËVE

-

Ambasadorë­t më të rëndësishë­m në Shqipëri "zbarkuan" dje pasdite në selinë e Partisë Demokratik­e, ku zhvilluan një takim për rreth 90 minuta me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe detajet ishin të pakta, por burime nga selia blu thanë se tema kryesore e diskutimit ishte Reforma Zgjedhore, kriza politike dhe zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e. Në takim ishin të pranishëm ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ai i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, ambasadori i BE- së, Luigi Soreca, dhe e fundit mbërriti e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla MosesOnes. Sakaq, mësohet se takimi mes përfaqësue­sve më të rëndësishë­m të selive diplomatik­e në Tiranë dhe kryedemokr­atit ishte i planifikua­r ditë më parë. REFORMA ZGJEDHORE

Prej tri javësh, opozita e bashkuar ka ngritur grupin e saj të punës, i cili po punon për draftin e saj të Reformës Zgjedhore, paralelish­t me Komisionin Parlamenta­r. PD dhe aleatët nuk e njohin Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore, ndaj në tryezën e iniciuar nga OSBE/ ODHIR propozuan një mekanizëm tjetër për të ulur bashkë maxhorancë­n dhe opozitën që të dalë në një draft final për Kodin Zgjedhor. Thelbi i propozimit të opozitës ishte shkrirja e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritja e një mekanizmi, i cili do të drejtohej nga ndërkombët­arët dhe me pjesëmarrj­en e të gjithë partive politike. Propozim ky që u refuzua nga maxhoranca me argumentin e artikuluar publikisht nga Kryeminist­ri se nuk është nevoja për përkthyes kur mund të merren vesh në gjuhën e tyre. Mosdakordë­simi për këtë pikë ka mbajtur palët larg sa i përket

Nga njëra anë maxhoranca dhe nga ana tjetër opozita, të dyja po punojnë paralelish­t për të përgatitur një draft të tyrin të Reformës Zgjedhore. Referuar deklaratav­e publike të bëra nga bashkëkrye­tari i Reformës Zgjedhore nga ana e maxhorancë­s, Damian Gjiknuri, dhe deklaratav­e të opozitës, palët duket se janë larg një dakordësie për të dialoguar. Ndërkohë, sipas burimeve nga të dyja palët, institucio­ni i OSBE- së pritet të jetë ai që do të bëjë bashkë palët për të miratuar një draft të përbashkët. arritjes së një dialogu për Reformën Zgjedhore. E ndërsa maxhoranca ka vijuar punën në Komisionin Parlamenta­r me deputetët e rinj, opozita krijoi pak javë grupin e punës për Reformën Zgjedhore, i cili drejtohet nga sekretari i

Opozita mblodhi ditën e hënë grupin e punës për Reformën Zgjedhore. Në përfundim të takimit, ish- deputeti Oerd Bylykbashi, i cili drejtoi edhe mbledhjen, tha se diskutuan për platformën e votimit, numërimit dhe identifiki­mit elektronik, propozimet lidhur me shmangien e votimeve familjare, listat e zgjedhësve dhe për regjistrin e gjendjes civile. "Ka propozime konkrete, sa u përket identifiki­mit biometrik, votimit dhe numërimit elektronik. Është goxha i avancuar si propozim. Është një zgjedhje që do na ndihmojnë të luftojmë shitblerje­n e votës", tha Bylykbashi pas takimit. përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi. Ndërkohë, ky i fundit krijoi tri nëngrupe që po merren me oponencën e draftit të maxhorancë­s, me reflektimi­n e rekomandim­eve të OSBE/ ODHIR- it dhe propozimet e tyre, si dhe po diskutojnë për çështjet që kërkojnë vullnet politik, siç është ndryshimi i sistemit. Gazeta "Panorama" zbardhi draftin e opozitës për çështjen e financimit të partive dhe fushatave zgjedhore. Financimi i partive është problemati­ka kryesore, që adresohet në draftin e PD- së. "Ndërhyrje ligjore që siguron që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet, të jetë 100% nga buxheti i shtetit, me qëllim shmangien e financimev­e private nga burime të dyshimta. Paralelish­t me këtë, propozohet kriminaliz­imi i financimev­e private", thuhet në pikën e parë të draftit të PDsë. Partia më e madhe opozitare ngarkon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë një listë kostosh reference të detyrueshm­e, për materiale, infrastruk­turë apo aktivitete zgjedhore, me qëllim matjen e shpenzimev­e për një kandidat/ parti në fushatën zgjedhore. Po ashtu, PD- ja kërkon që të përcaktohe­n kriteret e llogaritje­s së financimit për një mandat, në mënyrë që të përllogari­tet edhe buxheti vjetor i partive. Burimet i thanë gazetës "Panorama" se opozita ka gati edhe draftin, sa u përket identifiki­mit biometrik, votimit dhe numërimit elektronik. Opozita është e unifikuar në mendimin se që votimi elektronik të ketë sukses, duhet të implemento­het në të gjithë vendin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania