Panorama (Albania)

SHBA: Gjyqtarët deklarojnë mbi 250 mijë euro pasuri

Ambasada shpjegon punën e USAID për sistemin e drejtësisë

-

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vazhduar me publikimet për luftën kundër korrupsion­it dhe ndihmën që ata kanë dhënë në Shqipëri. Në publikimin e djeshëm, ambasada bëri të ditur se 1 në 3 gjyqtarë në vend deklarojnë pasuri më të madhe se 250 mijë euro në vit, ndërsa rroga e tyre mesatare është 10 mijë euro në vit. Më tej, SHBA shton se në sistemin e vjetër, korrupsion­i dhe mungesa e transparen­cës në gjyqësor ka qenë e zakonshme, por është punuar që kjo gjë të zvogëlohet. Ambasada bën po ashtu një përshkrim të punës së USAID në Shqipëri në luftën kundër korrupsion­it dhe përmirësim­it të sistemit gjyqësor. "A e dinit që paga mesatare e një gjyqtari në Shqipëri është 10 mijë euro në vit? Megjithatë, 1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklarojnë edhe miliona dollarë.

Në sistemin e vjetër, gjyqet me dyer të mbyllura, ryshfetet, vonesat apo dështimet për të nxjerrë vendimet e gjykatave ishin të zakonshme në Shqipëri. Për t'i trajtuar këto praktika korruptive dhe të keqadminis­trimit të gjykatave shqiptare, USAID ka punuar me partnerë për të përmirësua­r sistemin gjyqësor që prej vitit 2003. Këto përpjekje janë fokusuar në katër fusha kryesore. Së pari, transparen­ca. USAID ka pajisur me teknologji regjistrim­i dhe trajnime për përdorimin e saj. Së dyti, eficienca, drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. USAID solli bashkë të gjithë partnerët shqiptarë në të gjitha degët e qeverisjes për të identifiku­ar nëse të pandehurit apo dëshmitarë­t janë të pranishëm në Shqipëri dhe mund të paraqiten në Gjykatë. Ka siguruar që njoftimet e gjykatave të dorëzohen në kohë dhe te personat e duhur. Së treti, aksesi për t'iu kundërvënë korrupsion­it nga personeli i gjykatave. USAID është duke instaluar pika informacio­ni elektronik gjatë viteve 2019- 2020. Së katërti, llogaridhë­nia, kur media shërben si "qen roje", zyrtarëve publikë mund t'i kërkohet llogari. USAID në partnerite­t me BIRN Shqipëri ofron raportim të bazuar në fakte dhe në kohë lidhur me Reformën në Drejtësi dhe procedurat gjyqësore. Nëpërmjet trajnimeve për reporterët kudo në Shqipëri dhe projekteve shtesë që edukojnë publikun mbi të drejtën për informim, USAID po ndihmon që qytetarët të informohen më mirë", shkruan ambasada.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania