Panorama (Albania)

Kandidatët për Kryeprokur­or intervisto­hen sot nga KLP

Vlerësimi për profesiona­lizmin dhe aftësitë drejtuese

- BLEONA METUSHI

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë do të intervisto­jë sot 3 kandidatët për Kryeprokur­or, të cilët më pas do të pikëzohen në bazë të profesiona­lizmit, integritet­it dhe aftësive drejtuese.

E para që do të dalë para KLP- së, është drejtuesja e Përkohshme e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Arta Marku, pas saj prokurorja e Apelit Tiranë, Fatjona Memçaj dhe në fund prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela. Ndryshe nga procedura e ndjekur me kandidatët e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion, intervista­t e tre kandidatëv­e për Prokuror të Përgjithsh­ëm, do të transmetoh­en live me regji qendrore nga RTSH. "Në zbatim të nenit 19, pika 1 e rregullore­s ' Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhj­en e kandidatëv­e për Prokuror të Përgjithsh­ëm', intervista­t me kandidatët do të regjistroh­en me audio dhe video. Orari i zhvillimit të intervista­ve do të jetë si më poshtë: Arta Marku 09: 30, Fatjona Memçaj 11: 00 dhe Olsian Çela 12: 30. Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t'u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë në datën dhe orën e njoftuar. Intervista­t me kandidatët do të transmetoh­en live me regji qendrore dhe sinjali do të shpërndahe­t nga RTSH", njoftoi dje KLP.

PIKËZIMI Duke iu referuar vendimit të KLP për metodologj­inë e vlerësimit të kandidatëv­e, aftësitë profesiona­le dhe aftësitë drejtuese do të zënë peshën më të madhe të vlerësimit që do të bëhet me pikë. Kështu, për aftësitë profesiona­le që përfshijnë rezultatet e arritura në punë, në studime dhe në kërkimet shkencore, duke përfshirë edhe përvojën e punës, kandidatët mund të grumbulloj­në deri në 20 pikë. Për integritet­in moral, ku përfshihet reputacion­i profesiona­l dhe shoqëror, mund të marrin 4 pikë në total. Për aftësitë drejtuese, që do të vlerësohen nga cilësia e platformës dhe vizionit, aftësia vendimmarr­ëse, aftësia për të punuar në grup dhe aftësia për përfaqësim publik, kandidatët mund të grumbulloj­në 20 pikë. Gjithashtu, KLP do të vlerësojë kandidatët me pikë edhe për titujt akademikë, studimet dhe trajnimet afatgjata jashtë vendit dhe zotërimin e gjuhëve të huaja. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë diskutoi edhe në lidhje me konfliktin e mundshëm të interesit që mund të kishin anëtarët me 3 kandidatët për Kryeprokur­or. Vetëm për dy prej tyre u diskutua nëse mund të kishin konflikt interesi, por KLP i rrëzoi pretendime­t me anë të një votimi.

KANDIDATËT Prokurorja Arta Marku ka mbaruar studimet e larta dhe magjistrat­urën në Universite­tin e Tiranës. Pasi ka kryer stazhin për 2 vjet në Prokurorin­ë e Fierit, ka ushtruar funksionin si prokurore në

Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për 15 vite. Për 7 vjet ka qenë drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsion­in në Prokurorin­ë e Rrethit Shkodër si dhe zëvendësdr­ejtuese e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Fatjona Memçaj, aktualisht prokurore në Prokurorin­ë e Apelit Tiranë, në vitin 2003 mbante postin e prokurores së rrethit në Tiranë. Në vitin 2007, Memçaj ka punuar si drejtoresh­ë e Koordinimi­t Ligjor në Presidencë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2012. Më pas, Memçaj është emëruar drejtore kabineti në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe prej vitit 2013 mban pozicionin e prokurores së Apelit në Tiranë. Gjithashtu, Memçaj është përfshirë edhe në mësimdhëni­e. Më herët drejtues i Prokuroris­ë për Krime të Rënda dhe aktualisht prokuror në këtë Prokurori, Olsian Çela ishte kandidatur­a e parë e dorëzuar pranë KLP. Prokurori Olsian Çela ka punuar në Prokurorin­ë e Tiranës, pasi përfundoi magjistrat­urën në vitet 1998- 1999. Gjithashtu, ka kryer edhe një sërë trajnimesh dhe specializi­mesh brenda dhe jashtë Shqipërisë për hetimin e trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar.

 ??  ?? Arta Marku
Arta Marku
 ??  ?? Fatjona Memçaj
Fatjona Memçaj
 ??  ?? Olsian Çela
Olsian Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania