Panorama (Albania)

Avioni i drogës në Divjakë, ekstradohe­t nga Belgjika i kërkuari

-

TIRANE - Një nga personat e shpallur në kërkim ndërkombët­ar dhe i dënuar në mungesë për trafik droge, me avionin i cili ra në plazhin e Divjakës në vitin 2014, është ekstraduar dje nga Belgjika. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se nga specialist­ët e Interpol Tiranës u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë i shtetasit Kristjan Demçe, 43 vjeç, banues në Lushnje. Autoritete­t policore belge, pas shkëmbimit në kohë reale të informacio­neve me Policinë shqiptare nëpërmjet Interpol Tiranës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Kristjan Demçe, me qëllim ekstradimi­n drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhërarre­stit ndërkombët­ar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpuni­m". Shtetasi Kristjan Demçe, në bashkëpuni­m me disa shtetas të tjerë, në vitin 2014, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike kanabis sativa, në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali, me avionin e shtetasit italian Giorgio Riformato. Ky i fundit ka deklaruar në gjyq se nuk i njihte personat e tjerë të akuzuar. "Në plazhin e Divjakës u ula për shkak të një defekti teknik në avion. Me Saimir Bajramin nuk kam asnjë lidhje dhe as e njoh", është shprehur Riformato. Po ashtu, italiani nuk ka pranuar njohjen edhe me njërin prej të akuzuarve të tjerë, Sajmir Bajramin, ku ky i fundit ka rrëfyer dhe zbardhur para grupit hetimor linjën e trafikut të drogës me avion nga Shqipëria drejt Italisë.

 ??  ?? Avioni i rrëzuar në Divjakë
Avioni i rrëzuar në Divjakë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania